web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Incidenti në zyrën e paautorizuar/ Policia shoqëron 3 persona

11 Maj 2025, 19:44, Aktualitet CNA

Incidenti në zyrën e paautorizuar/ Policia shoqëron 3 persona

Policia e Tiranës ka shoqëruar 3 persona, pas incidentit pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, në një zyrë të paligjshme.

Shoqërimi i këtyre personave erdhi pas denoncimit të PD-së se në këtë zyrë ndodheshin zyrtarë të Partisë Socialiste, së bashku me deputetin Erion Braçe.

PD pretendon se kjo ishte një zyrë patronazishtësh, ku kishte me mjete zgjedhore.

Sipas kandidatëve të PD-së, pasi kjo zyrë është zbuluar, personat që ndodheshin në të janë larguar me vrap dhe kanë marrë me vete laptopët./ CNA





Lajmet e fundit nga