Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Ministria e Bujqësisë ka dalë këtë të shtunë me një njoftim të rëndësishëm sa i përket importit të mishit nga Brazili.
Ministria thotë se Shqipëria ka ndaluar prej kohësh importet e ngarkesave me mish derri me Ractpaminë nga shteti i Amerikës Latine.
“Në detyrim të informimit të publikut mbi sigurinë ushqimore në vend bëjmë me dije se Shqipëria nuk importon mish derri me Ractpaminë nga Brazili dhe nga asnjë vend tjetër! Ligji nr. 10465 datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 82 pika 2 nuk lejon përdorimin e PMV-ve hormonale, beta-agonistëve dhe tireostatikëve për shtim të masës muskulare dhe reduktim të dhjamit në kafshët që prodhojnë ushqim, por lejon përdorimin e tyre vetëm nëse janë të miratuara nga Komisioni Europian dhe vetëm për qëllime terapeutike, zooteknike dhe për kërkime”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu, ministria deklaron se Ractopaminë është një produkt mjekësor veterinar që nuk është e regjistruar në Rregulloren e Bashkimit Evropian dhe ndalohet të përdoret te kafshët që prodhojnë ushqim.
Deklarata e plotë:
Në detyrim të informimit të publikut mbi sigurinë ushqimore në vend bëjmë me dije se Shqipëria nuk importon mish derri me Ractpaminë nga Brazili dhe nga asnjë vend tjetër!
Ligji nr. 10465 datë 29.9.2011 “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 82 pika 2 nuk lejon përdorimin e PMV-ve hormonale, beta-agonistëve dhe tireostatikëve për shtim të masës muskulare dhe reduktim të dhjamit në kafshët që prodhojnë ushqim, por lejon përdorimin e tyre vetëm nëse janë të miratuara nga Komisioni Europian dhe vetëm për qëllime terapeutike, zooteknike dhe për kërkime.
Ractopamina është një produkt veterinar që i përket familjes së 'β-agonisteve' të cilat janë të ndaluara të përdoren në kafshët që prodhojnë ushqim në BE sipas Direktivës 96/22/EC, me disa përjashtime për qëllime terapeutike. Kjo direktivë është përafruar në legjislacionin tonë kombëtar dhe zbatohet që në vitin 2011 me Urdhërin e Ministrit të Bujqësisë nr.357 date 21.12.2011 "Për kushtet e tregtimit dhe përdorimit në kafshë të disa substancave me veprim hormonal ose tireostatik dhe të beta-agonistëve".
Ractopaminë është një produkt mjekësor veterinar që nuk është e regjistruar në Rregulloren e Bashkimit Evropian Nr.37/2010 dhe që është përafruar në legjislacionin tonë kombëtar me Urdhërin e Ministrit të Bujqësisë Nr.15 datë 5.10.2010, i ndryshuar dhe zbatohet prej vitit 2010.
Si rrjedhim, kjo substancë nuk është rregjistruar asnjëherë në Shqipëri për përdorim në kafshët që prodhojnë ushqim dhe kafshët e shoqërimit dhe nuk është në Regjistrin Kombëtar të Produkteve Mjekësore Veterinare.
Nga monitorimi 3-vjeçar (2022-2023-2024) nga strukturat e MBZHR, në kuadër të Planit Kombëtar të Monitorimit të Mbetjeve nuk ka rezultuar mbetje të Ractopaminës në kafshët që prodhojnë ushqim si edhe në produktet me origjinë shtazore që rrjedhin prej tyre, kjo edhe për produktet e importit pasi Shqipëria prej 2 vitesh zbaton Planin e Monitorimit të Mbetjeve edhe për produktet e importit nga vendet e treta.
Theksojmë së Plani Kombëtar i Monitorimit të Mbetjeve përgatitet bazuar në rregulloret evropiane dhe miratohet nga shërbimet e Komisionit Evropian. Për më tepër, Shqipëria auditohet në mënyrë të rregullt nga shërbimet e Komisionit Evropian për të monitoruar zbatimin e këtij Plani. Auditimi i fundit ka qënë në vitin 2022 ku është përmbyllur me një raport shumë pozitiv.
Përveç sa më lart, çdo ngarkesë me mish e importuar në Republikën e Shqipërisë i nënshtrohet kontrollit të dokumentacionit, identitetit dhe fizik nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
Qeveria Shqiptare ka në fokusin kryesor të saj mbrojtjen e shëndetit dhe interesave të konsumatorit dhe forcimin e standardeve të sigurisë ushqimore për të garantuar një mbrojtje më të lartë të konsumatorit si dhe hapjen e eksporteve të produkteve me origjinë shtazore në tregjet evropiane dhe më gjerë.
Për këtë qëllim duhet jo vetëm të transpozojmë legjislacionit evropian, por edhe ta zbatojmë atë në të njejtën mënyrë si vendet anëtare. Ky ishte edhe rekomandimi që na u dha në Takimin Bilateral. Në këtë mënyrë ne nuk do të mbyllim importin e mishit, dhe jo vetëm, por do ta bëjmë atë konform rregullave të reja që rrjedhin nga transpozimi i legjislacionit evropian në atë kombëtar./ CNA
Një projektligj i ri do të propozohet nga qeveria mbi ...
Reshjet e dendura të shiut, përveç efekteve negative si pë...
Grupi i ekspertëve të diasporës akademike paraqiti pla...
Media prestigjioze amerikane “The Wall Street Journal” i k...
Prej disa muajsh, CNA ka raportuar se SPAK ka thelluar...
Një debat ka pasur midis gazetarit Lorenc Vangjeli dhe...
Planet e qeverisë për të replikuar një proces në dukje të ...
Leonard Qyra, Drejtor i Gatishmërisë dhe Koordinimit të Pë...
Situata nga përmbytjet paraqitet mjaft problematike në Vlo...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka reaguar për situatën ...
Në Shqipëri skema e mashtrimit me mikrokreditë, që po heto...
Bashkia Shkodër do të shtojë parkimet e automjeteve me...
Nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu, Policia e ...
Pas refuzimeve masive nga institucionet e drejtësisë, Kësh...
Këshilli i Lartë Gjyqësor refuzon pjesëmarrjen në Komision...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar faktin q...
Pas marrjes së detyrës si drejtori i Policisë së Shtetit, ...
Shqipëria është pushtuar nga reshjet e shiut. Disa nga qyt...
SPAK-u ka kërkuar 1 vit e 5 muaj burg për ish-kryebashkiak...
Gjykata e Lartë ka përcaktuar datën 15 tetor, ora 13.20, p...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...