Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në Shqipëri skema e mashtrimit me mikrokreditë, që po hetohet nga Prokuroria, ka nxjerrë në pah, përveç të tjerash, edhe dyshime serioze për ankande fiktive të shitjes së pronave të sekuestruara të qytetarëve debitorë. Në fakt ky fenomen, sipas njohësve të fushës, është një ndër problematikat e thella në rrafshin e ekzekutimit të titujve ekzekutiv nga përmbarues gjyqësorë, për shkak të abuzimeve në këtë proces. Ekspertët nxisin përmirësime ligjore, duke sugjeruar ngritjen e një qendre kombëtare të ankandeve.
“Në ankandin e shtëpisë tonë nuk kemi marrë pjesë as unë, as djali dhe as bashkëshorti. Çmimin e shitjes e kishin vënë me 400 euro metri katror. Shtëpia është në breg të detit. Nuk e di si e morën. E morën pa njoftim. Më tha një fqinjë, që kanë ardh 10-15 policë dhe u frikësuam shumë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Hajrie Vezi nga qyteti i Durrësit.
Ajo është një ndër dhjetëra, qindra qytetarë të cilëve pas problemeve me shlyerjen e kredisë, u është shitur prona e lënë kolateral në bankë nga përmbarues gjyqësorë privatë, përmes procedurave të paqarta.
Qytetarët në mjaft raste nuk njoftohen për kohën dhe vendin e zhvillimit të ankandit ku shitet prona e tyre. Por jo vetëm ata, por dhe të interesuarit për t’u përfshirë në këtë treg nuk e kanë të lehtë, sipas ekspertëve, pasi abuzimet në këtë fushë janë të mëdha.
Sipas një udhëzimi të Këshillit të Ministrave të vitit 2012, ka disa hapa që duhet të kryejë përmbaruesi gjyqësor deri në nxjerrjen e vendimit për shitjen e objektit në ankand. Ky vendim në fund afishohet në vende publike, si tek zyra e përmbaruesit gjyqësor, në vendin ku ndodhet objekti, tek gjykata që ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit, në komunë, bashki, njësi bashkiake, në vende të tjera që përmbaruesi e çmon të përshtatshme apo dhe dy gazeta me tirazhin më të lartë.
Por edhe sikur të gjithë këto hapa të plotësohen me përpikmëri, sërish ekspertë të fushës mendojnë se përkufizimet ligjore të 12 viteve më parë, janë hartuar më mendësinë e së kaluarës dhe jo të së ardhmes. Është një proces manual, pa shfrytëzur asnjë nga fuqitë që të ofron teknologjia për një ankand tërësisht transparent, thotë për Zërin e Amerikës Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave.
“Fakti që një përmbarues e mbyll tërë procesin e shitjes brenda zyrës së tij, apo pasi ka dërguar një njoftim në gjykatën e rrethit ku është marrë vendimi, dhe ai thotë që unë e kam bërë punën time, që këtu procesi ka mbaruar dhe tregu nuk ka dijeni. Aktualisht që u diskutua aq shumë problemi i mikrokredive dhe ka aq shumë problematika në mënyrën e ekzekutimit të pronave është pikërisht se nuk ka transparencë dhe nuk ka procedurë. Ato ekzekutohen sikur të jetë një grup mafioz, merren mbyllen në vetvete dhe ai thotë – këtë bëj unë se kështu ma thotë procedura, dhe Kodi Procedurës civile. Për të mos thënë ndonjëherë se ka dhe akuza. Ne dëgjojmë dhe abuzime të tipit që këto mbyllen midis miqve, ai pret ankandin e dytë dhe e merr një pronë. Lajmërim nuk ka, kërkesa të tjera konkurese nuk ka dhe kështu humbet informacioni. Mënyra që kemi sot nuk zhvillon transparencë, nuk e hap tregun dhe nuk lejon lëvizjen e kapitaleve që të bëhen pjesë e ekonomisë”- thotë Spiro Brumbulli Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave.

Kodi i Procedurës Civile parashikon dhe hapat e zhvillimit të ankandit. Pas përcaktimit të vlerës nga një ekspert i pavarur, prona del në ankand me 80% të kësaj vlere. Nëse prona nuk shitet, kryhet një ankand i dytë ku përmbaruesi gjyqësor përcakton një çmim jo më të ulët se 30% të çmimit fillestar të caktuar në ankandin e parë dhe nëse sërish nuk shitet zhvillohet një ankand i tretë, me çmim jo më të ulët se 10 % të çmimit në ankandin e dytë. Por mungesa e transparencës dhe abuzimet, sipas ekspertëve, bëjnë që majft prona të shiten në vlerë të ulët, tek vetë kreditori ose tek persona apo subjekte të paracaktuara.
“Shpeshherë ankandet nuk bëhen publike, mbahen të fshehta dhe nëse dikush, një person i afërm i debitorit kërkon ta blejë këtë pasuri të tij në ankand shpeshherë refuzohen se e kanë gjetur blerësin pa u bërë ankandi”- shprehet Arben Llangozi avokat.
Në këto kushte prej disa vitesh opsionet për të përmirësuar procedurat e ankandit dhe për t’i përafruar ato më vendet e zhvilluara kanë qënë në qendër të diskutimeve, mes shoqatës së banakave, Dhomës Kombëtare të Përmbarimit gjyqësor privat dhe Ministrisë së Drejtësisë.
“Ne kemi kërkuar një variant tjetër që njihet dhe në vendet e zhvilluara, që të jetë një qendër kombëtare e ankandeve elektronike, e cila mund të marrë çdo pronë të vendosur nga përmbaruesit dhe nga kushdo tjetër, dhe atje të jetë si bursë, kërkesa dhe oferta për pasuri të caktuara të takohen në bursë dhe të shiten. Nuk ka rëndësi nëse prona është në Tiranë, Sarandë, apo Tropojë, por kushdo që është i interesuar për të blerë një pronë në një territor të caktuar ka gjithë informacionin e nevojshëm me një klik në një vend. Kjo është ajo që duhet të bëjmë sot dhe që kërkohet" - vijon zoti Brumbulli.
Edhe avokati Llangozi vjen me një propozim në lidhje me procedurat e ankandit që zhvillohet nga përmbaruesi gjyqësor.
“Që ka nevojë për përmirësim kjo nuk diskutohet. Duhet të ketë një vend të posaçëm ku zhvillohen ankandet. Duhet të ketë një komision të posaçëm ku zhvillohen ankande dhe qendër kombëtare ankandi. Për mendimin tim duhet që çdo ankand të kalojë në gjykatë dhe prona të tjetërsohet vetëm përmes vendimeve gjyqësore”- vijon zoti Llangozi.

Pasojat sociale që kanë sjellë abuzimet në tregun e ankandave të pronave të sekuestruara janë të mëdha sipas ekspertëve. Një sasi pronash që janë përfituar nga ankandet me vlerë rreth 800 milion euro, që prej dhjetë vitesh janë në pronësi të bankave, por në treg të lirë kjo vlerë mendohet të jetë më e lartë. Zoti Brumbulli thotë se me këto forma që zhvillohen ankandet shitja e tyre nuk është bërë e mundur. Pala tjetër që pëson demtime janë qytetarët debitorë, pasi prona e tyre shitet me 50%, të vlerës së saj, argumenton ai.
Në një reagim për Zërin e Amerikës, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë privatë bën me dije se që prej vitit 2023 ka ngritur një dhomë kombëtare për zhvillimin e ankandeve në Tiranë, të pajisur me teknologji që i shërben transparencës së procesit të ankandeve. Por përmbaruesit privatë nuk detyrohen me ligj për t’i zhvilluar aty ankandet dhe problemet duket se nuk janë zgjidhur.
“Ne nuk mundemi t’i hetojmë dhe gjykojmë parregullsi të tilla, pasi janë organet e ndjekjes penale dhe sistemi gjyqësor që merret me ata që abuzojnë me ligjin. Sigurisht që të gjithë që abuzojnë me ligjin duhet të përballen me pasojat që sjell abuzimi me ligjin”- u shpreh Alban Ruli, përfaqësues i Dhomës Kombëtare të përmbaruesve gjyqësorë privatë.
Zëri i Amerikës pyeti dhe në Ministrinë e Drejtësisë mbi shqetësimet e ngritura nga grupet e interesit në lidhje me ankandet fiktive të pronave të sekuestruara nga përmbaruesit gjyqësorë privatë. Duke iu referuar më së shumti çështjes së mashtrimit me mikrokreditë, prej nga ky fenomen ridoli në pah, ky institucion njofton ndryshime ligjore që synojnë përmirësimin e funksioneve publike të secilit institucion apo ent publik privat në shërbim të komunitetit dhe mbrojtjes së konsumatorëve, siç shkruhet në përgjigjen me shkrim. Por ekspertët mendojnë se ndryshimet ligjore në këtë rrafsh do duhet të prekin edhe Kodin e Procedurës civile, dhe se kjo do të kërkojë detyrimisht edhe konsensusin e opozitës në parlament, pasi shumica e vetme nuk i ka 84 votat e mjaftueshme prej për ndryshimin e tij./ VOA
Bashkia Shkodër do të shtojë parkimet e automjeteve me...
Nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu, Policia e ...
Pas refuzimeve masive nga institucionet e drejtësisë, Kësh...
Këshilli i Lartë Gjyqësor refuzon pjesëmarrjen në Komision...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar faktin q...
Pas marrjes së detyrës si drejtori i Policisë së Shtetit, ...
Shqipëria është pushtuar nga reshjet e shiut. Disa nga qyt...
SPAK-u ka kërkuar 1 vit e 5 muaj burg për ish-kryebashkiak...
Gjykata e Lartë ka përcaktuar datën 15 tetor, ora 13.20, p...
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) organizoi dje në Ti...
Në pak minuta shi, lagjet e Tiranës janë përmbytur. CNA p...
Shqipëria ka marrë një rol të rëndësishëm në luftën kundër...
Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj është paraqitur ditën e...
Që prej mëngjesit të sotëm, reshjet e shiut kanë nisur thu...
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar mjaft problemati...
Prokuroria e Përgjithshme ka injoruar thirrjen e Komisioni...
Në Korçë janë shtuar rastet e pacienteve të prekura nga ka...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot nga spitali pas ndërhyrj...
Shtetasi E. Th., 26 vjeç, ka ndërruar jetë në spital, pasi...
Gazetarja Ola Xama ka fituar çmimin e dytë si artikulli më...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...