Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Nga data 17 Maj, Vlora do të hapë zyrtarisht sezonin e saj festiv. Në shëtitoren e bukur të Lungomares, aty ku deti puth qytetin, do të nisë një udhëtim të paharrueshëm me tingujt e koncerteve madhështore, ku emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare si Soni Malaj, Yll Limani, Avandi, Alex Guesta, Dexter, Kida, Ledri Vula dhe DJs from Mars do të ndezin netët e qytetit bregdetar.
Nëpërmjet një video-postimi, Kryetari i Bashkisë Vlorë Ermal Dredhi shprehet entuziast për sezonin që pret të gjithë qytetarët e Vlorës dhe turistët e saj.

Por sezoni nuk ndalet vetëm te muzika! Nga mëngjesi deri në mbrëmje, fëmijët do të shijojnë një larmi lojërash, nga mini basketbolli, futbolli e volejbolli, deri te face painting, kërcime argëtuese dhe ekspozita pikture që tregojnë se arti jeton në çdo cep të Vlorës.
Në datën 18 Maj, gjithçka do te shndërrohet në një arenë sportive, me triatlonën e zhvilluar në Ujin e Ftohtë, ku qindra të rinj do te garojne në not, vrap dhe biçikletë, duke dëshmuar se Vlora është një qytet që frymon shëndet dhe jetë.

Vlora nuk është vetëm energji, por edhe art i lartë dhe trashëgimi kulturore. Më 23 Maj, teatri “Petro Marko” do të shndërrohet në një tempull muzike, ku opera “Gran Gala” do të sjellë një repertor të jashtëzakonshëm me arie klasike, me zëra të fuqishëm që do të prekin zemrat dhe do të lartësojnë ndjeshmërinë artistike të qytetit Vlorës.

Po në të njëjtën datë, më 23 dhe më pas më 24 Maj, qyteti do të vishet me veshjet shumëngjyrëshe të traditës në “Aulona Folk Festival”. Grupe folklorike nga të gjitha trevat shqiptare dhe të ftuar nga jashtë vendit do të sjellin një festë të trashëgimisë, ku kënga dhe vallja do të flasin në gjuhën e zemrës shqiptare, duke i dhënë Vlorës tingujt e rrënjëve të përbashkëta.

Dhe kur të mendohet se festa përfundon, atëherë ajo sapo ka nisur! Nga data 25 deri më 30 Qershor, Vlora do të shpërthejë në një karnaval tropikal! Java e Karnavaleve të Brazilit do të sjellë në shëtitoren tonë ritmet magjike të sambës, ngjyrat magjepsëse të paradave dhe energjinë shpërthyese të kulturës latine. Vlora do të vallëzojë nga mëngjesi në mbrëmje, duke u kthyer në një Rio të Mesdheut, një urë midis kontinenteve dhe zemrave që rrahin njësoj për jetën dhe gëzimin.
Sot, Vlora nuk është më thjesht një qytet bregdetar. Ajo është një skenë e madhe, ku ndërthuren arti, sporti, historia dhe festa. Ajo është ftesa më e bukur që Shqipëria i bën botës!/CNA
Ditën e sotme KZAZ numër 30 në Kashar është kthyer në ring...
SPAK ka thelluar hetimet e filluara para dhe gjatë zgjedhj...
Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, ka...
Raportohet se SPAK ka ushtruar kontrolle dhe sekuestrime c...
Policia e Tiranës ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokrati...
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar ...
Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash në lidhje me mb...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash në lidhje me mb...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe...
SPAK dhe BKH raportohet se kanë kryer aksione në Shkodër d...
Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim në Apelin e GJKKO-s...
Drejtuesja aktuale e BKH-së nuk do të kandidojë për një ma...
Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE) jetoni...
Në TRING SPORT është në prag të përmbylljes një sezon spek...
SPAK ka përfunduar hetimet për 25 persona, lidhur me abuzi...
Samiti i Komitetit Politik Europian do të mbahet në Tiranë...
SPAK ka kërkuar dënimin me 6 vite burg për avokatin Radova...
Nëpërmjet një komunikimi nga Vatikani, Papa Leo, i sapozgj...
Policia e Korçës po zbaton vendimin e GJKKO, lidhur me një...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...