Shtypi i ditës, e enjte, 15 maj 2024/ Njihuni me titujt kryesorë të gazetave
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash në lidhje me mbarëvajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Europian që do të mbahet në Shqipëria më 16 maj.
Pas menaxhimit me sukses dhe sigurimit të rendit publik në dy evente shumë të rëndësishme, siç ishin zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë dhe tri etapat e para të “Giro d’Italia 2025”, garantimi i sigurisë së këtij Samiti, është sfida e radhës e Policisë së Shtetit. Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për pritjen, shoqërimin, sigurimin dhe përcjelljen me sukses të miqve tanë europianë.
Duke pasur parasysh numrin e madh të delegacioneve të nivelit të lartë, Policia e Shtetit ka planifikuar dhe do të zbatojë masat e mëposhtme:
I.BLLOKIM TË ZONËS SË SAMITIT
Nga ora 06:00 – 18:00 të datës 16.05.2025, do të jetë i paaksesueshem nga këmbësorë dhe mjete, i gjithë perimetri i sheshit ku do të zhvillohet aktiviteti, perimetër i cili përfshin rrugët:
Nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombi”, rrugën “Ibrahim Rrugova” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri në kryqëzimin me rrugën e Kavajës, rrugën “Ded Gjo Luli”, rrugën “Urani Pano” në vazhdim rrugën e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George W. Bush” dhe bulevardi “Zogu i I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”.
Nisur nga ky perimetër kufizues i zonës:
-Bulevardi “Zogu i Parë” në drejtim të Sheshit “Skënderbej”, do të devijohet tek Ministria e Drejtësisë;
-Rruga e Durrësit do të devijohet tek Ministria e Arsimit dhe Sportit;
-Rruga e Kavajës do të devijohet tek semafori i “Tymit” ;
-Rruga “Myslym Shyri” do të devijohet tek degëzimi i rrugës “Sami Frashëri”;
-Rruga e Dibrës tek “Selvia” dhe rruga “Hoxha Tahsim” do të devijohen tek kryqëzimi i rrugës “Tefta Tashko”.
II. BLLOKIME TE AKSEVE RRUGORE
Bllokime të plota të akseve rrugore:
Për qëllime sigurie në rrugëkalimin e delegacioneve që vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” (dhe pikat e tjera të kalimit kufitare PKK Hani i Hotit dhe PKK Morinë) në drejtim të Tiranës:
- Më datë 14.05.2025, nga ora 22:00 - 23.00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas - Hyrja të autostrada e re “Thumanë- Kashar”, Autostrada “Tiranë-Durrës” -Mbikalimi i Kasharit- Kryqëzimi tek ish-Sheshi “Shqiponja”-Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” - rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit - Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti për në qytetin e Tiranës).
- Më datë 15.05.2025, nga ora 08:00 – 24:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në intervalin kohor të lëvizjes së delegacioneve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas - Hyrja te autostrada e re “Thumanë-Kashar” - Autostrada “Durrës-Tiranë” - Mbikalimi i Kasharit - Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” - Unaza e Re krahu i Astirit - Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” - Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit - Hotel “Plaza” - Rruga “George Ë. Bush” - Rruga “28 Nëntori” - Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano”- Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”
-Më datë 16.05.2025, nga ora 06:30 – 11:30, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas-hyrja e autostradës së re “Thumanë – Kashar”, Autostrada “Durrës-Tiranë-Durrës” - Mbikalimi i Kasharit - Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” - Unaza e Re krahu i Astir - Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” - Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër) - Rruga e Elbasanit - Hotel “Plaza” - Rruga “George Ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” - Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”
-Më datë 16.05.2025 nga ora 13:00-18:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Sheshi “Skënderbej” - Rruga George Ë. Bush” – Rruga e Elbasanit - Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër - Unaza e Re krahu i Astir - Autostrada “Tiranë-Durrës” - Autostrada e re “Thumanë-Kashar” - Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas.”
Sqarim: Rrugëkalimet do të jenë të bllokuara në të dy krahët, në momentin e kalimit të delegacioneve.
Nisur nga këto bllokime në këto orare, qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve luten të ndjekin udhëzimet e Policisë dhe të përdorin rrugët alternative që do të sugjerohen:
- Për Rinas do jenë të aksesueshme akset:
-Rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas”;
-Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas:;
-Për zonën e Astirit do jenë të aksesueshme rrugët lidhëse:
- Nënkalimi i “Pallatit me shigjeta”;
-Mbikalimi i rrugës “Teodor Keko” - Mbikalimi i sheshit “Shqiponja” - degëzimet lidhëse në rrugët dytësore.
-Për zonën e qytetit “Studenti”, Rrugën “Qamil Guranjaku”, bllokun e vilave gjermane do të kenë akses me daljet në rrugët alternative me bulevardin “Bajram Curri”, në drejtim të Brylit.
- Për hyrjen dhe daljen në spitalin “Shefqet Ndroqi”, tek rrethi i Sanatoriumit, do të kenë herë pas here devijime sipas orareve të delegacioneve dhe mund të kenë akses në rrugën “Pasho Hysa”, në drejtim të rrugës “Ali Demi”.
BLLOKIME TE PARKIMEVE
Në rrugë të caktuara të kryeqytetit, do të ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve për një periudhë të përkohshme. Kjo masë do të jetë e vlefshme përgjatë ditës së samitit.
Mjetet që shkelin këtë urdhër do të largohen me karrotrec dhe ndaj drejtuesve do të merren masat përkatëse administrative.
Më datat 15.05.2025 - 16.05.2025 do jenë të paaksesueshme parkimet publike/private:
Në Rinas, 2 parkimet tek zona VIP dhe 2 parkimet private përballë zonës VIP.
Në Tiranë, parkimet nëntokësore te sheshi “Skenderbej”, Hotel “Plaza”, Hotel “Tirana”, Godina “Torre Drini”, Qendra Tregtare “Toptani”, Kulla “Green Toëer”.
Nisur nga kufizimet, këshillojmë evitimin e lëvizjes me mjete personale në drejtim të aeroportit “Nënë Tereza”.
KUFIZIME TE PJESESHME
Do të ketë kufizime të qarkullimit në zonat përreth vendeve ku zhvillohen aktivitetet e samitit. Më datat 15.05.2025-16.05.2025, do të ketë kufizim të përkohshëm të lëvizjeve të automjeteve në akset rrugore:
1. Hotel “MAK Albania” - Stadiumi “Air Albania” - Rruga “Dervish Hima” - Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush” - Rruga “28 Nëntori” -Rruga e Dibrës - Rruga “Urani Pano” – aktivitet;
2. Hotel “Marriot” - Rruga “Dervish Hima”- Rruga e Elbasanit- Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
3. Hotel “Rogner” - Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”-Rruga “Gjergj Filipi” -Rruga “Dervish Hima”, - Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
4. Hotel “Plaza” - Rruga “George W. Bush” - Rruga “28 Nëntori”- Rruga e Dibrës- Rruga “Urani Pano”-aktivitet, Hotel Tirana Internacional në aktivitet;
5. Hotel “Xheko Imperial” - Rruga “Ibrahim Rugova”, Rruga “Lek Dukagjini” -Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
6. Hotel “Radison” - Rruga “Hamdi Garunja”-Rruga e “Ullishtes”-Rruga e liqenit të thatë-Unazë e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” - Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
7. Hotel “Hilton” – Bulevardi ”Gjergj Fishta”-Rruga e Kavajës- Unaza e Madhe-Sauk- Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano”-aktivitet;
8. Hotel “Ark Boutique” - Rruga “Ibrahim Rugova” -Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”-Rruga “Dervish Hima”,Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush” -Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” - Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
9. Hotel “Diplomat 1” - Rruga “Sulejman Delvina”-Rruga “Abdyl Frashëri”-Rruga “Gjergj Filipi”- Rruga “Dervish Hima”, Rruga e Elbasanit-Rruga “George W. Bush”-Rruga “28 Nëntori”-Rruga e Dibrës-Rruga “Urani Pano” - Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit);
10. Hotel “Holiday In”, Rinas - Mbikalimi në Qafë Kashar - Autostrada Tiranë-Durrës -Mbikalimi i Kasharit- kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja”-Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” - rrethrrotullimi i Saukut të vjetër - Rruga e Elbasanit - Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti për në qytetin e Tiranës);
(Kufizimet e mësipërme do të jenë më datë 15.05.2025, sipas orareve te lëvizjeve dhe më datë 16.05.2025, nga ora 08:00 deri në orën 11:00).
11. Më datë 15.05.2025, nga ora 19:00 – 24:00, do të ketë kufizime të pjesshme të aksit: “Rruga e Elbasanit – Rrethi i Saukut – Autostradë – Rrethrrotullimi i “TEG” – Rezervat e Shtetit.”
NDALIMI, PUSHIMI DHE QËNDRIMI
Më datat 15.05.205 dhe 16.05.2025, gjatë orarit 06:00-20:00, ndalohet qëndrimi dhe pushimi i automjeteve, nga rrethi i “Ekonomikut” - Rruga e Elbasanit - Rruga “George Ë. Bush” dhe te i gjithë perimetri që është devijuar.
Policia e Shtetit bën thirrje për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Gjithashtu, kërkon të shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara dhe të respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë në terren./ CNA
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash në lidhje me mb...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe...
SPAK dhe BKH raportohet se kanë kryer aksione në Shkodër d...
Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim në Apelin e GJKKO-s...
Drejtuesja aktuale e BKH-së nuk do të kandidojë për një ma...
Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE) jetoni...
Në TRING SPORT është në prag të përmbylljes një sezon spek...
SPAK ka përfunduar hetimet për 25 persona, lidhur me abuzi...
Samiti i Komitetit Politik Europian do të mbahet në Tiranë...
SPAK ka kërkuar dënimin me 6 vite burg për avokatin Radova...
Nëpërmjet një komunikimi nga Vatikani, Papa Leo, i sapozgj...
Policia e Korçës po zbaton vendimin e GJKKO, lidhur me një...
Mbi 20,000 pjesëmarrës nga e gjithë bota morën pjesë në pë...
Në qarkun e Tiranës janë numëruar 31 qendra votimi nga 128...
Në qarkun e Durrësit janë numëruar 5 qendra votimi nga 493...
Në Vaun e Dejës është numëruar një tjetër kuti, ku sërish ...
Të dielën qytetarët iu drejtuan kutive të votimit për të s...
Në Vaun e Dejës është numëruar kutia e parë e votimit. Ng...
6 qendra votimi nga 1282 janë numëruar në qarkun e Tiranës...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...