Apel për kujdes nga temperaturat e larta/ Rrezik për të moshuarit dhe fëmijët
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...

Përse duhet të vdiste Drita nga Regensburgu? 14 herë e nguli thikën 54-vjeçari nga Kosova kundër 47-vjeçares, të shoqes dhe nënës së tre fëmijëve. Në sallën e gjyqit, në korrik 2021, ai do të jepte si shkak për shpërthimin e radhës me pasoja vdekjeprurëse një numër të panjohur telefoni në celularin e së shoqes. Që ai ishte numri i të vëllait të gruas, i dënuari tashmë do ta mësonte nga hetimet e prokurorisë, raportojnë mediat lokale. Drita ndërkohë kishte vdekur.
25 nëntori është Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave – një rast për të parë shifrat aktuale. Në raportin vjetor të Policisë Federale Kriminale, prezantuar të enjten në Berlin bëhet e ditur se në vitin 2021 janë regjistruar 219 të vrarë ose të vdekur nga dhuna e ushtruar nga partnerët me të cilët jetonin nën një çati. 175 prej tyre janë gra.
"Gati çdo tri ditë vdes një grua nga dhuna e ushtruar nga partneri ose ish-partneri”, tha Ministrja gjermane e Familjes Liza Paus, në konferencën e shtypit me rastin e prezantimit të raportit. Shifrat e dhunës së ushtruar nga partnerët janë shumë më të larta. Sipas statistikave të BKA-së, në vitin 2021 autoritetet kanë regjistruar gjithsej 143.604 persona të prekur nga dhuna e kryer nga partnerët apo ish-partnerët. Krahasuar me vitin e parë të Koronës 2020, numri është ulur me tre për qind. Megjithatë, tendenca e përgjithshme në vitet e fundit ka qenë në rritje: Midis 2017 dhe 2021, numri i personave të prekur është rritur me 3.4 për qind. 80 për qind e viktimave janë gra.
Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, tha me rastin e prezantimit të raportit se "dhuna ndaj grave nuk duhet të nënvlerësohet. Kur burrat vrasin gratë sepse janë gra, atëherë këtu kemi të bëjmë me 'femicid'. Burrat që ushtrojnë dhunë ndaj grave, qoftë psikologjike apo fizike, janë kriminelë. Kriminelët i ndjekim penalisht me të gjithë ashpërsinë".

Në Gjermani ka 350 strehimore për gratë e dhunuara. Shumë pak, po të kihen parasysh shifrat e prezantuara nga BKA: Ministrja Federale e Familjes Lisa Paus tha se nevojitet një ofertë mbështetëse mbarëkombëtare, në qytet ashtu edhe në fshatra: "Ne duam ta rregullojmë këtë në ligjin federal. Ne duam të krijojmë një ligj për të garantuar financimin e strehimoreve për gratë”, premtoi ministrja e familjes.
Shefi i Zyrës Federale të Policisë Kriminale, Holger Münch, iu referua përvojave të dhunës së vetë autorëve, qëndrimeve të theksuara patriarkale, modeleve tradicionale dhe stresit si shkak të dhunës. "Fakti që shumica e krimeve ndodhin brenda katër mureve të shtëpisë nuk duhet t'i bëjë autorët të ndihen të sigurt." Dhuna në partneritet na prek të gjithëve - askush nuk duhet t'i mbyllë sytë”, tha ai.
Ministrja e Brendshme Faeser apeloi te të prekurat që të kontaktojnë policinë ose qendrat përkatëse të këshillimit. Gratë e prekura nga dhuna në Gjermani mund të kërkojnë ndihmë në internet në portalin https://www.hilfetelefon.de/ ose në numrin e telefonit: 08000 116 016
Menaxherja e linjës telefonike, Petra Söchting, tha se numri i thirrjeve në vitin e parë të Koronës 2020 u rrit me 15 për qind dhe që atëherë ka mbetur në atë nivel.
Për burrat e prekur nga dhuna në partneritet, gati 20 për qind, oferta e këshillimit janë më të pakta. Sipas ministres së Familjes Paus, edhe për ata ekziston një numër emergjence, por ai nuk është e disponueshëm gjatë gjithë kohës. Edhe kjo duhet të ndryshojë në të ardhmen, tha Paus.
Termi dhunë në partneritet përfshin dhunën psikologjike dhe fizike. Në vitin 2021, 59.6 për qind e rasteve përfshinin lëndime të thjeshta trupore të qëllimshme – duke filluar nga një shuplakë ose e pështyrë. Të dytat janë rastet e kanosjes, stalking dhe shtrëngimeve (24,2 për qind) dhe në vendin e tretë lëndimet e rrezikshme trupore (12,2 për qind). Shumica e autorëve janë me shtetësi gjermane, sipas raportit. Ndër imigrantët që kanë pësuar dhunë në partneritet më së shpeshti janë shtetaset nga Kosova, me 997 të prekura. Ndërsa numri i dhunuesve nga Kosova ka qenë 1049./DW
Pas një seance maratonë, Kuvendi ka miratuar me 74 vota pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka nxjer...
Pas disa rastesh kur kryetari i Nismës Thurje, Endri Shaba...
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka treguar d...
Një aksion i madh i koordinuar ndërmjet policisë shqiptare...
Kryeplaku i fshatit Frekull i Madh në Fier, ku është zbulu...
Pas disa ditëve reshjesh shiu të dendura, niveli i uji...
Drejtori i Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare (K...
Faqja e njohur "Terrible Maps", së fundmi ka publikuar një...
Ilir Paja, i njohur si “UFO”, ankimoi vendimin e gjyka...
Një sasi e madhe kokaine është pikasur në Portin e Tivarit...
Ndryshimet e fundit në “Top Media”, ku pronarët kanë d...
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Porti i Durrësit...
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një foto në rrjete...
Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit ...
Deputeti Edmond Spaho ka lëshuar perlën në Kuvend. Tek...
Kryeministri Edi Rama ka shfrenuar gjuhën në parlament, te...
Lulzim Basha paguhet si deputet, por nuk e bën punën e dep...
Apeli i GJKKO-së ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për mas...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...