web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gati për protestën, demokratët mblidhen para selisë blu

20 Shkurt 2024, 16:15, Aktualitet CNA

Gati për protestën, demokratët mblidhen para selisë blu

Teksa kanë mbetur 1 orë e 30 minuta nga protesta e opozitës, dhjetëra demokratë janë mbledhur para selisë blu ku presin për të nisur marshimin drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit".

Opozitës do t’i bashkohen në protestë edhe aleatët. Në krye të saj do të jetë kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, dhe sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.

Po ashtu pjesë e protestës do të jetë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, jo fizikisht pasi ndodhet në arrest shtëpie, por përmes një videomesazhi.

Nga ana tjetër policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e protestës ku 1100 efektivë policie do jenë në terren, autobotë.

Kryeministria është blinduar me veshje metalike dhe gardh. Qindra demokratë janë nisur nga rrethet për t'u bërë pjesë e protestës./ CNA





Lajmet e fundit nga