Shtypi i ditës, 20 shkurt 2024/ Titujt kryesorë të gazetave
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...

Eksportet e kanë nisur edhe vitin 2024 në vijim të tendencës rënëse që ishte e pranishme përgjatë pjesës më të madhe të 2023-shit.
Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se eksportet e mallrave arritën vlerën 29 mld lekë, duke u ulur me 29,2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 20,7%, në krahasim me dhjetor 2023. Kjo është rënia më e madhe mujore që nga koha e pandemisë.
“Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, “Tekstile dhe këpucë”, dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” kanë qenë grupet që kanë ndikuar në tkurrjen e fortë të eksporteve.
Gjatë muajit janar 2024, në uljen e eksporteve prej 29,2%, kanë ndikuar kryesisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me -19,5 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -5,0 pikë përqindje, dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me -3,8 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Produkte kimike dhe plastike” me +0,3 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +0,1 pikë përqindje.
Pas një tendence positive në 2022, viti 2023 ishte shumë negative për eksportet vendase për shkak të konjukturës së pafavorshme ndërkombëtare, rënies së cmimeve në bursa dhe sidomos kursit të këmbimit, teksa zhvlerësimi i euros uli të ardhurat e eksportuesve kur konvertohen në lekë.
Industria e tekstileve e këpucëve ka qenë më e goditura, me kompanitë që tashmë kanë filluar shkurtimet e punonjësve, për shkak të rënies së porosive nga partnerët e huaj. Këta të fundit po zhvendosin prodhimin drejt vendeve me kosto më të lira të punës.
Ndryshe nga eksportet, importet e mallrave janë rritur, duke përkeqësuar deficitin tregtar. Sipas INSTAT, Importet e mallrave arritën vlerën 60 mld lekë, duke u rritur me 3,4 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me -17,3 %, në krahasim me dhjetor 2023. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 30 mld lekë, duke u rritur me 88,6 %, krahasuar me Janar 2024 dhe ulur me -13,5 %, në krahasim me dhjetor 2023.
Në muajin janar 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me janar 2023 janë: Italia (7,6 %), Kosova (20,1 %) dhe Gjermania (34,7 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kroacia (59,3 %) dhe Austria (17,6 %).
Në muajin janar 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Italia (2,7 %), Kina (2,1 %) dhe Greqia (36,3 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, në krahasim me Janar 2023 janë: Turqia (5,6 %), Spanja (16,4%), dhe Maqedonia e Veriut (5,1 %).
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 58,4 %, të gjithë tregtisë së mallrave. Në Janar 2024, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 77,8 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 48,9 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë janë: Italia (29,7 %), Greqia (7,7 %) Turqia (7,6 %) dhe Gjermania (7,0 %)./ Monitor.al
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për bosët shqiptarë të krimi...
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazme...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbulua detaje nga arrestimi i I...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se cilët janë personat ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka diskutuar për rën...
Gazetari Mentor Kikia teksa po diskutohej për protestën që...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka folur për pr...
Gazetari Blendi Fevziu, i cili denoncoi skandali me plehra...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahemtaj, gjatë një intervis...
Kryebashkiaku Erion Veliaj e ka quajtur gabim aferën e inc...
Ditën e nesërme opozita do të zbresë në shesh në protestën...
KPA ka rikthyer për shqyrtim vendimin e sharkimit të ish-...
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith, ka zhvilluar dit...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për Parkun e Butrin...
Në revistën javore Amerikane, Newsweek është publikuar një...
Një nga të plagosurit nga aksidenti në Burrel ka ndërruar ...
Një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare, si “Form...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu është paraqitur so...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...