Faktet/ Pse Veliaj vonon procesin gjyqësor dhe frika që ka nga drejtësia
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas Janullatos, sot feston 95-vjetorin e tij të lindjes. Kryespiskopi Anastas Janullatos lindi në 4 nëntor të vitit 1929 në Pire të Greqisë.
Janullatos ka ringritur gërmadhat e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Kontributi i tij është i jashtëzakonshëm.
Kryepiskopi Anastas Janullatos në vitin 1991 u caktua nga Patriarku Ekumenik Eksark Patriarkal në Shqipëri. Në qershor të vitit 1992, ai u zgjodh Krypeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë dhe në 2 gusht 1992 u fronëzua në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë.
Përmes vështirësive të shumta, ringriti nga gërmadhat Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, u riorganizuan më tepër se 400 famulli, u themelua Akademia Theologjikë “Ngjallja e Krishtit” në Durrës (1992) dhe dy Lice kishtarë, shkolloi dhe dorëzoi 159 klerikë.

Ai themeloi 50 qendra rinore në qytete të ndryshme. U kujdes për përkthimin dhe botimin e librave liturgjikë dhe të librave të tjerë fetarë. U ndërtuan 155 kisha të reja, u restauruan 63 të tjera dhe u riparuan më tepër se 160 kisha ekzistuese, si dhe 75 qendra kishtare (Ndërtesat e Krypeshkopatës dhe të mitropolive, shkolla, qendra mjekësore, shtëpi pritjeje, kampe rinore etj). Vepra totale ndërtuese arrin në afro 500 ndërtesa.
Themeloi një gazetë të përmuajshme dhe tri revista, si edhe një stacion radiofonik. U përkujdes për ndërtimin e atelieve të Kishës (shtypshkronjës, fabrikës së qirinjve, zdrukthëtarisë, atelieve të ikonave dhe të restaurimit të tyre).
Në të njëjtën kohë, zhvilloi programe pionier në fushat e edukimit, shëndetësisë, kujdesit social, zhvillimit rural, kulturës dhe ekologjisë. Themeloi Qendrën Mjekësore Diagnostike Arkivuar 1 prill 2019 tek "Wayback Machine" me 24 specialitete në Tiranë dhe 4 qendra mjekësore në qytete të tjera; gjithashtu Akademi Teologjike, dy Institute të Formimit Profesional; nga viti 2010 në Tiranë Kolegjin Universitar "Logos" Arkivuar 3 qershor 2019 te Wayback Machine, një lice profesional, 5 shkolla fillore dhe të mesme, një konvikt për vajza dhe 20 kopshte fëmijësh në qytete të ndryshme.

Ai u përkujdes për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, urave, riparimin e shkollave publike etj. Gjatë periudhës kritike të Kosovës (1999), organizoi një program të gjerë humanitar, që ndihmoi rreth 33.000 refugjatë në vende të ndryshme të Shqipërisë. E lidhi Kishën e Shqipërisë me organizata ndërkombëtare kishtare. Ai është anëtar themelues i Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë dhe të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Gjatë tensioneve politike midis Greqisë dhe Shqipërisë, kontribuoi në zbutjen e tyre dhe në afrimin e dy vendeve.
Më 24 tetor 2008, sipas Nenit 10 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Kryepeshkopi Anastas Janullatos nënshkroi Marrëveshjen e parashikuar nga Kushtetuta midis Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, e cila në vazhdim u ratifikua në Kuvendin Popullor dhe në 22 janar 2009, u dekretua nga Presidenti i Republikës z. Bamir Topi dhe u bë ligj i shtetit Nr. 10057/22.1.2009.
Marrëveshje që rregullon marrëdhëniet midis Shtetit dhe Kishes Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë sipas regjimit juridik të Shqipërisë, e cila administrohet dhe rregullohet sipas Statutit të ri të aprovuar në nëntor 2006, në Ansamblenë e veçantë Kleriko-laike, në Durrës.

Nëpërmjet iniciativave dhe veprës së tij u është ofruar punë mijëra njerëzve. Janullatos bëri që Kisha Ortodokse e Shqipërisë të jetë një faktor multidinamik shpirtëror dhe faktor progresi.
Është iniciator në ripërtëritjen e përpjekjes misionare në Kishën Ortodokse. Dijetar në fushën e Historisë së Feve dhe të dialogut ndërfetar.
Njëkohësisht, ai është përpjekur si paqebërës në Ballkan. Kontributi i tij në fushën e shkencës, në dëshminë e krishterë bashkëkohore, në përafrimin me konfesionet e tjera të krishtera, në dialogun ndërfetar dhe në bashkekzistencën paqësore midis popujve dhe feve, është i njohur botërisht. I janë akorduar shumë dekorata dhe çmime nga vende të ndryshme./ CNA
Më 2 nëntor 2024, autoritetet greke mbajtën pa të drejtë g...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka ankimu...
E hëna e sotme do të jetë e ngarkuar me komisione. Sot pr...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar në lidhje me ...
Gjatë muajit tetor, Policia e Shtetit, nëpërmjet zbatimit ...
Kryeministri Edi Rama nga Selaniku është shprehur se d...
Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhjen e tij për sit...
Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me emigrantët në Gr...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një ta...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diel...
Kryeministri Edi Rama do të rikthehet sërish në shtetin fq...
Libri i shkrimtarit austriak, Robert Menasse, “Zgjerim...
Me gjithë përbetimet e Edi Ramës se Francesco Becchett...
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar për bllokimin e grup...
Ish-Presidenti Bamir Topi foli këtë të diel për hetime...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar për bllo...
Të dielën, kryeministri Edi Rama do të mbajë një takim me ...
Dy linja hekurudhore shqiptare Durrës-Hani i Hotit dhe Rro...
Këtë të Shtunë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...