Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...

Eksperti i integrimit, Gledis Gjepali analizoi sot situatën me linjëzimet gjeopolitike të lidhura me BE-në, pas hapave të njoftuar së fundmi nga SHBA-të për disa çështje.
Në një dalje televizive, Gjepali u shpreh se momentalisht, prioritet për BE-në është reagimi lidhur me këto zhvillime dhe ndërmarrja e hapave të ardhshëm, teksa nënvzoi se ka një rrezik real nga qëndrimi europian, për shkak të reagimit të vendeve anëtare.
Sa i përket ngjarjeve që përkojnë me njëvjetorin e presidencës Trump, eksperti tha se kjo ka sjellë një lloj pasigurie në të gjitha vendet e globit, për shkak të qëndrimeve dhe pozicioneve të ndryshme që janë mbajtur nga Trump.
“Është një moment i vështirë, në fakt, për shkak të kërkesave që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë në lidhje me Groenlandën. Tashmë ka një diskutim brenda Bashkimit Europian se si do të jetë reagimi dhe cilët do të jenë hapat e ardhshëm. Ky është patjetër një prioritet më i rëndësishëm për Bashkimin Europian se çdo gjë tjetër. Gjithsesi, mendoj që procesi i zgjerimit nuk preket, të paktën në një periudhë afatshkurtër, sepse këto janë çështje që dalin herë pas here dhe patjetër duhet të ketë një reagim dhe një qëndrim të përbashkët të Bashkimit Europian për t’i adresuar ato. Ka një rrezik real, sepse kjo varet nga reagimi i vendeve anëtare.
Siç e dimë, ka një sërë vendesh anëtare të cilat kanë kundërshtuar një pjesë të iniciativave të Bashkimit Europian apo janë më të linjëzuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për disa nga çështjet. Në këtë aspekt, është shumë e rëndësishme që të kemi një qëndrim të unifikuar nga të gjitha vendet anëtare. Nëse nuk do të kemi një qëndrim të tillë, atëherë rrezikon shumë vetë kjo strukturë europiane, sepse nuk do të arrijë t’u bëjë ballë sfidave, qoftë edhe vendosjes së tarifave, ku përgjigjja duhet të jetë nga të gjitha vendet. Është e pamundur që një vend të marrë masa në mënyrë bilaterale, sepse tashmë kemi një treg të përbashkët europian. Një vend e ka të pamundur të veprojë i vetëm, do të duhet dakordësia e të gjitha vendeve. Nëse nuk arrihet një dakordësi e tillë, atëherë humbet edhe nevoja e ekzistencës së Bashkimit Europian.
Në të vërtetë, kjo ka sjellë një lloj pasigurie në të gjitha vendet e globit, për shkak të qëndrimeve dhe pozicioneve të ndryshme që janë mbajtur gjatë vitit të parë të presidencës Trump. Gjithashtu, për shkak të situatave të veçanta në zonat me konflikte ku ka pasur ndërhyrje amerikane, apo në ato zona ku më parë Shtetet e Bashkuara garantonin stabilitetin, tani kjo nuk garantohet më. Pra, nuk dihet se çfarë qëndrimi mund të mbajnë Shtetet e Bashkuara apo Presidenti Trump, dhe kjo krijon një klimë pasigurie qoftë në krijimin e aleancave, qoftë në pozicionimin e vendeve kundrejt organizatave shumëpalëshe, siç është OKB-ja në radhë të parë, por edhe organizata të tjera që tashmë janë zbehur e kanë humbur rëndësinë e tyre”,-tha Gjepali./CNA
Një vlerësim i ri mbi gjendjen e lumenjve në Ballkan gjeti...
Policia e Shtetit u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të ...
Moti i keq ka përfshirë vendin që nga mbrëmja e djeshme. N...
Për shkak të erës së fortë, në rrugën Ersekë-Rehovë të Bas...
Sot në mbledhjen e qeverisë është miratuar aderimi i Shqip...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
GJKKO ka dhënë vendimin duke dënuar me 30 vite burg Leonar...
Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një nga protestuesit e v...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka ndarë mesazhin e Sekretari...
GJKKO ka shpallur fajtor kreun e Partisë Mundësia, Agron S...
Mëngjesin e kësaj të mërkure, dhëndri i Presidentit Donald...
Emërohet drejtoresha e re e Autoritetit Kombëtar të Ushqim...
Pasuritë e një të dënuari për trafik droge dhe organizatë ...
Hapet rruga e doganës së Qafë-Thanës, nis lëvizja edhe e k...
Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika, dha një deklaratë për me...
Kryeministri Edi Rama i ka përcjellë një mesazh urimi Pres...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se si paraqitet...
Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e homazheve për 4 prot...
Në Kryeministri po zhvillohet ceremonia e homazheve për "2...
Departamenti Amerikan i Shtetit e konsideroi MEK organizat...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...