web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

EKSKLUZIVE-Përfitime miliona euro/ Së shpejti një tjetër kallëzim penal për Carlo Bollinon

25 Dhjetor 2025, 12:07, Aktualitet CNA
EKSKLUZIVE-Përfitime miliona euro/ Së shpejti një tjetër
Carlo Bollino

Dje kanë dalë në emisionin Plug, fakte, prova të reja në lidhje me Carlo Bollinon që mund të quhet gazetari në oborrin e pushtetit për shkak të përfitimeve të miliona e miliona eurove përmes skemave nga më të ndryshmet.

Emisioni “Plug” tregoi lidhjen e kompanisë MTSC, kompanisë që ka në pronësi Report TV dhe Shqiptarja. Com që është pronare edhe e një tjetër kompanie, C-7 Integrated System, me të cilën me një vendim të datës 2 tetor të vitit 2019, qeveria zyrtarizoI edhe lidhjen e kontratës për dhënien me qera të 4 mijë metrave katrorë truall dhe tre godinave për kompaninë MTSC të Carlo Bollinos.

Ndryshe nga procedura e konkurimit, ku përcaktohej se prona do të jepej me qera kundrejt pagesës 6 mijë euro në muaj, në kontratën e lidhur mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë drejtuar nga Anila Denaj dhe kompanisë MTSC të Carlo Bollinos, përcaktohet se pagesa që REPORT TV do t`i paguajë shtetit për 4 mijë metra katror truall dhe ndërtesa, është nëvlerën simbolike 1 euro, madje edhe duke i lënë hapësirë për privatizim të kësaj prone në përfundim të kontratës 20-vjeçare.

Po ashtu nga Plug zbuloi dhe një tjetër kompani të Carlo Bollinos, kompaninë C-7 Integrated System u krijua në vitin 2018, apo një vit pasi Carlo Bollino mori në zotërim kompaninë MTSC shpk.

Sipas Open Data Albania, kompania C-7 Integrated System, me pronar përfitues Carlo Bollinon, vetëm një vit pas themelimit, ka pasur një fitimi para tatimit prej rreth 78 milion lekësh apo rreth 770 mijë eurosh. Fitim ky i realizuar pikërisht në vitin 2019, pra një vit pasi kjo kompani u themelua nga kompania MTSC shpk.

Në vitin 2020, kompania e Carlo Bollinos, C-7 Integrated System ka pasur një fitim para tatimit prej rreth 14 milion lekësh apo rreth 140 mijë euro.

Kompania C-7 Integrated System rezulton gjithashtu se si adresë të saj ka pikërisht godinën e Report Televizion, pra ish-repartin e orëve në ish uzinën mekanike në Tiranë.

 “Plug” analizoi bilancet e kompanisë MTSC shpk, e cila, përgjatë vitit 2020, 2021 dhe 2022, ka marrë të ardhura në formë dividenti nga kompania C-7 Integrated System. Konkretisht, në vitin 2020 MTSC ka marrë 10 milionë lekë të reja dividend, në vitin 2021 ka marrë 73 milionë lekë dividend dhe në vitin 2022 ka marrë 61 milionë lekë dividend. Në total, në tre vite, kompanie Carlo Bolinos ka përfituar 145.5 milionë lekë dividend nga kompania C-7 Integrated System, apo rreth 1.4 milionë euro.

CNA pak ditë më parë publikoi fakte nga përgjimet e dosjes Balluku ku tregohej se si Carlo Bollino kishte përfituar qindra miliona nga tenderë.

Emisioni 'Plug' ka zbuluar faktin që MTSC ishte dhe kompania që ka projektuar godinën e Report TV.

MTSC e Carlo Bollinos ka marrë pagesa nga inceneratorët

CNA ka denoncuar më parë se Carlo Bollino dhe mediat e tij paguhen prej vitesh nga pronarët e inceneratorëve me shuma që në total kalojnë qindra milionë lekë.

Sipas dokumenteve ekskluzive të publikuara nga CNA.al, MTSC e Carlo Bollinos është paguar rreth 40 mijë euro në 7 fatura të ekzekutuara, ku vetëm në muajin prill janë paguar 18 milionë lekë ose gati 17 mijë euro.

Bëhet fjalë për shtatë pagesa, të ekzekutuara konkretisht nga muaji shkurt 2021, deri në muajin korrik 2021.

Pra, vetëm për një periudhë të shkurtër, në total për shtatë pagesa të ekzekutuara në vitin 2021 janë paguar për median e Carlo Bollinos  4.432.771 lekë.

EKSKLUZIVE-Përfitime miliona euro/ Së shpejti një tjetër

PD kallëzim për Carlo Bollinon

CNA ka mësuar se një grup ekspertësh të opozitës po kryejnë një hetim të thelluar mbi të gjitha kompanitë që lidhin fijet financiare te Carlo Bollino dhe përfitimet që kalojnë nga shteti.

Një burim zyrtar nga PD tha për CNA se grupi parlamentar i kësaj partie po përgatit një kallëzim tjetër penal ndaj shtetasit Carlo Bollino dhe zyrtarëve të tjerë të përfshirë.

Dhe, theksoi se PD do t'i çojë deri në fund të gjitha aktet dhe veprimet e saj për të zbuluar të vërtetën dhe për t'u treguar shqiptarëve se Carlo Bollino është një përfitues nga taksat e shqiptarëve prej miliona e miliona eurosh, që të zhvillojë një propagandë shpifjesh dhe lajmesh të pavërteta jo vetëm ndaj opozitës, por dhe për t'i bërë lavazh truri qytetarëve.

Së shpejti do të çohet kallëzimi në SPAK, i cili do të shoqërohet nga një dosje voluminoze me fakte dhe dokumente të reja.

Gjithashtu ndaj shtetasit Carlo Bollino ka dhe një tjetër kallëzim që është ai i datës 10 Janar 2024 e depozituar nga anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.

Ndaj Bollino-s, zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të kallëzuar nga PD rëndonin 10 akuza penale: “Shpërdorim detyre”, “mashtrim”, “përpilim i deklaratave të rreme”, “dhënie e informacioneve të rreme”, “falsifikim i dokumenteve”, “përfitim i paligjshëm i interesave”, “shkelja të barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, “pastrim i produkteve të veprës penale”, “përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “moskallëzim i krimit”./ CNA

 





Lajmet e fundit nga