Ari bie pavarësisht inflacionit të lartë në SHBA, ekspertët shpjegojnë arsyet
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...

Në prag të Krishtlindjeve, Fortlumturia e tij, Kryepiskopi Anastas Janullatos, ka përcjellë një video-mesazh për të gjithë besimtarët e krishterë.
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë e nis video-mesazhin e tij me thirrje “durim plot shpresë”.
Kryepiskopi Anastasi thotë se durimi plot shpresë që buron gjatë Krishtlindjes nuk është dobësi, por është një fuqi mistike që shndërron hidhërimet dhe dobësitë në forcë.
Fortlumturia e tij përmend fatkeqësitë natyrore dhe luftërat në Ukrainë dhe në Gaza, teksa u bën thirrje besimtarëve të përgjërohen për ndalimin e përplasjeve vrastare dhe të krizave të ndryshme shoqërore.
Mesazhi i plotë i Kryepiskopit Anastas:
DURIM PLOT SHPRESË
"...le të ecim përpara me durim në betejën që na pret..." (Heb. 12:1)
Ja, Krishti lind, lavdërojeni!
Krishtlindja, e kremtja kulmore e krishterë, nuk është thjesht një rast për të shkëmbyer urime dhe dhurata, për ngrohtësi familjare, për të dëfryer, dhe që sjell ngazëllim shpirtëror në jetën shoqërore. Është, mbi të gjitha, një burim i pashtershëm shprese të shumanshme – për vlerën e çdo qenieje njerëzore, për rrugëtimin e njerëzimit, për domethënien e jetës. Lindja e Krishtit shpall kremtueshmërisht se “Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Jn. 3:16). Pra, nuk jemi të vetëm në peripecitë e kësaj jete. Biri dhe Fjala e Perëndisë, nëpërmjet Mishërimit të tij, mori tërë natyrën njerëzore, ashtu siç është, shpirtërore dhe materiale, dhe i dha trajtë të re. Është një Ngjarje që përbën thelbin e zbulesës së krishterë: “Perëndia u shfaq në mish” (1 Tim. 3:16). Kjo shfaqje e dashurisë së Perëndisë “në mish” përbën veçantinë unike të besimit të krishterë. Le ta theksojmë “përsëri dhe përsëri”: Perëndia, Krijuesi dhe Zoti i gjithësisë nuk është një energji, një urtësi apo një fuqi e papërcaktuar jopersonale. Është Perëndi personal, dhe si Person i zbulohet njeriut, ndërsa ky i fundit ndodhet në një marrëdhënie të vazhdueshme me të, një marrëdhënie që bëhet e prekshme për tërë qenien njerëzore: “Perëndia është dashuri. Ai që qëndron në dashuri, qëndron në Perëndinë dhe Perëndia qëndron në të” (1 Jn. 4:16). Ky Perëndi nuk e braktisi botën, të cilën e vret egoizmi, urrejtja, padrejtësia, dëshpërimi. E kremtja e Krishtlindjes na fton të sjellim ndër mend se shpresa e pranisë së Tij në jetën tonë përbën burimin e durimit.
* *
Vështirësitë e panumërta dhe udhët pa krye që shfaqen gjatë rrugëtimit tokësor të Shpëtimtarit përballohen gjithnjë me durim plot shpresë. Që në Lindjen e Tij, siç paraqitet në ikonografinë orthodhokse, në vështrimin e Nënës së Tërëshenjtë, të Josifit, të barinjve dhe të magëve, vihet re një durim i paqtë e fort i përndritur. Madje, një durim i heshtur vihet re edhe te vështrimi i kafshëve që ndodheshin në shpellën e thjeshtë dhe merrnin pjesë në peripecinë e Jisuit të vogël në dhé të huaj.
Durimi plot shpresë që buron gjatë Krishtlindjes nuk është dobësi, përkundrazi, është një fuqi mistike. Ai shndërron edhe hidhërimet dhe dobësitë më të mëdha të kësaj jete, duke forcuar rezistencën, shpirtin luftarak, qëndresën cilësore, përkrahjen e së vërtetës dhe të drejtësisë. Apostull Pavli, nga përvoja vetjake, na siguron: “... e dimë që vuajtja sjell durimin, durimi sjell sprovën dhe sprova sjell shpresën. Shpresa nuk na turpëron” (Rom. 5:3-5). Nëpërmjet durimit, njeriu shpirtëror i përdor më mirë fuqitë e tij mendore dhe ndjesore. Durimi, bashkë me këmbënguljen e heshtur, hap shtigje kalimi për marrëdhëniet e ndryshme njerëzore pa rrugëdalje, për vështirësitë shëndetësore, varfërinë dhe trazirat sociale. E udhëheq jetën njerëzore drejt pjekurisë, se “duhet të duroni deri në fund, që të jeni të përsosur, të plotë dhe pa asnjë të metë” (Jak. 1:4).
Shpresa mbështet durimin dhe durimi forcon shpresën, dhe që të dyja marrin fuqi nga besimi. Përmendja e durimit në Shkrimin e Shenjtë është e shumanshme dhe ndriçuese. Na ndihmon të ecim përpara “duke ngazëllyer në shpresë, duke duruar në vuajtje dhe duke këmbëngulur në lutje” (Rom. 12:12). Ndërsa sjellim ndër mend shembullin e Zotit tonë dhe të shenjtorëve që i shkuan pas, “le të ecim përpara me durim në betejën që na pret, duke i mbajtur sytë te Jisui, që është kreu i besimit tonë dhe ai që na bën të përsosur” (Heb. 12:1-2). Me vështrimin e mbërthyer mbi të, përballojmë me kthjelltësi dhe me fuqi të gjitha sprovat që ngrihen para nesh.
* *
Çdo epokë ka trazirat, konfliktet ushtarake, katastrofat, tragjeditë, skamjen, lëndimin shpirtëror, dëshpërimin e vet. Epoka jonë po tronditet nga luftra të tejzgjatura mizore, krejt të paimagjinueshme, në shumë skaje të tokës, por edhe afër nesh, në Ukrainë dhe në Palestinë. Kundërshtitë dhe përçarjet po mundojnë edhe mjediset kishtare. Çdo popull ka problemet e tij të shumëllojta. Çdo bashkësi, çdo njeri përjeton çaste trishtimi të thellë dhe dhimbjeje. Në të gjitha rastet, udhërrëfyes i domosdoshëm mbetet durimi plot shpresë.
Le ta shtojmë përgjërimin tonë për ndalimin e përplasjeve vrastare dhe të krizave të ndryshme shoqërore, që kudo në tokë të mbretërojë paqja. Le të mundohemi që, “nëpërmjet durimit dhe ngushëllimit, që burojnë nga Shkrimet”, të forcojmë mes nesh njëmendësinë dhe bashkëpunimin harmonik, duke patur më tepër shpresë brenda nesh. “Perëndia i shpresës [na] mbushtë plot me gëzim dhe paqe në besimin [tonë], në mënyrë që me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë të [jemi] plot me shpresë” (Rom. 15:13).
Ja, Krishti lind, lavdërojeni! Durimi plot shpresë, nëpërmjet hirit të Perëndisë Triadik, le t’i mbushë zemrat tona me gëzim dhe paqe të përndritur, veçanërisht gjatë këtyre të kremteve të dhjetorit dhe të të gjithë Vitit të Ri 2024 që po afron./ CNA
Të premten, Prokuroria e Posaçme ka depozituar rekurs ...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar mëngjesin e kësa...
Florenc Doka është emëruar si drejtori i ri i burgut të Si...
Të hënën e 18 dhjetorit, stafi i CNA-së dhuroi 100 pemë pë...
Qeveria synon të miratojë një ligj të ri që do të rregullo...
Gazetari Elvi Fundo ka zbuluar se mbi 50 persona janë ...
Gazetari Elvi Fundo është shprehur se Mirel Mërtiri ës...
Gazetari Elvi Fundo ka folur lidhur me aferën e incenerato...
Gazetari Elvi Fundo, gjatë fjalës së tij në emisionin "Të ...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me aferën e in...
Gazetari Elvi Fundo ka zbërthyer intervistën e Mirel Mërti...
Gazetari Elvi Fundo ka folur lidhur me intervistën e z...
Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar daljen e Mirel M...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enj...
Gazetari Elvi Fundo ka zbuluar arsyen e daljes së Mirel Më...
Gazetari Ylli Rakipi ka thumbuar Gazment Bardhin në li...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka folur për vendimin pë...
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se si do komunikojë Be...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në li...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin në nj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...