Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë "detyrim me paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit" për ish-ministrin Ilir Beqaj, për veprën penale shpërdorim detyre, pas hetimeve për koncesionin e sterilizimit, një aferë 100 milionë euro.
Për vendimin e GJKKO-së ka reaguar pak çaste më parë vetë Beqaj. Ai është "dorëzuar" para drejtësisë, pasi shprehet se nuk do të ankimojë vendimin e SPAK.
Ish-ministri deklaron se akuzat e ngritura ndaj tij i sheh me rezerva dhe pretendon se ajo që ka arritur me sterilizimin ka qenë një domosdoshmëri dhe më e mira e mundshme që mund të bëte për kujdesin e shëndetit të shqiptarëve.
Deklarata e plotë:
Mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas kthimit tim nga një udhëtim pune jashtë vendit, jam kontaktuar nga oficerë të SPAK/BKH, të cilët kërkuan paraqitjen time në mjediset e tyre, për të më komunikuar dhe dorëzuar një kopje të vendimit të datës 16.11.2023, të gjyqtarit të posaçëm, z. Erjon Bani, dhënë në bazë të kërkesës së bërë nga vetë organi i Prokurorisë, nëpërmjet të cilit ishte vendosur që për nevoja të procedimit penal nr. 13, të vitit 2020, që lidhet me çështjen e quajtur te sterilizimit, ndaj meje të merrej masa e sigurimit “detyrim për paraqitje në Policinë Gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Edhe pse kam rezerva serioze lidhur me disa aspekte të vendimit në fjalë dhe avokatët e mi, në identifikim të një sërë shkeljeve procedurale dhe materiale që në këtë fazë të procesit më kanë sugjeruar ankimimin e këtij vendimi, unë kam vendosur të mos e ankimoj këtë vendim dhe t'i nënshtrohem me vullnet të plotë kërkesave dhe garancive që ky proces hetimor kërkon për zhvillimin e tij normal dhe të rregullt. Disponibiliteti im karshi zbardhjes sa më parë të së vërtetës së kësaj çështje shkon përtej kufizimeve të lirive të mia vetjake dhe madje përtej një afati normal kohor, tashmë disa vjeçar.
Përpos kësaj, për të garantuar integritetin e procesit hetimor dhe për të shmangur çdo keqinterpretim të mundshëm të ndikimit tim si zyrtar në këtë proces, kam vlerësuar gjithashtu që të ndërpres angazhimin tim aktual si drejtues i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.
Unë shpresoj që kjo çështje të zgjidhet shpejt dhe në mënyrë të plotë, duke vënë drejtësinë dhe të vërtetën mbi çdo paragjykim dhe sulm politik. Besoj fort që ajo çka kemi arritur me sterilizimin ka qenë një domosdoshmëri dhe më e mira e mundshme që ne mund të bënim në realizimin e një objektivi të tillë ambicioz si kujdesi per shendetin e shqiptareve. Besoj fort që në fund të këtij procesi emri im do të pastrohet përfundimisht nga çdo akuzë e pabazuar./ CNA
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka b...
"Peshqit e mëdhenj" mesa duket po goditen një nga një....
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka komentuar deklar...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjeti...
Pak minuta pasi CNA raportoi skandalin se Shqipëria ka...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në Korrik të viti...
Pas caktimi të masës së sigurisë detyrim me paraqitje ...
Pak javë më parë, kryeministri Edi Rama emëroi ish min...
Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë "detyrim me ...
Temperaturat janë ulur ndjeshëm mëngjesin e sotëm në q...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar gjyqtaren Ire...
Në datën 2 dhjetor të 2023 do të mbahet Kuvendi i PD-s...
Pas ditësh të tëra kërkesë për të zbardhur konfliktin ...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas kualifikim...
Partia Demokratike ka denoncuar përmes zëdhënëses Genta Va...
Dimri ka trokitur në disa fshatra të Korçës ku dëbora ...
Dëbora ka zbardhur sot një pjesë të mirë të territorit...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar të gjithë qytet...
Punëdhënësve gjermanë u mungojnë qindra mijëra punëtorë: n...
Fshati turistik i Dardhës është zbardhur nga dëbora. ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...