“Të shfuqizohet ligji ‘Për barazinë gjinore’”/ Tri organizata të shoqërisë civile depozitojnë kërkesë në Gjykatë Kushtetuese
Tri organizata të shoqërisë civile kanë depozituar zyrtari...

Gjykata Kushteuese ka ndarë këtë të hënë një sqarim lidhur me disa deklarata të bëra së fundi në media për çështjen ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Përmes një njoftimi, theksohet se deklaratat nga subjektet që ushtrojnë funksione publike ose private janë të pavërteta dhe i përgënjeshtron plotësisht.
“Në vijim të deklaratave mediatike publike, të bëra nga subjekte të ndryshme që ushtrojnë funksione publike ose private, në lidhje me procedurën e ndjekur dhe rezultatin e votimit për vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr.118, datë 19.11.2025, dhe nr.120, datë 22.11.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, Gjykata Kushtetuese i përgënjeshtron këto deklarata si tërësisht të pavërteta.
Gjykata Kushtetuese risjell në vëmendje se bëhet fjalë për një procedurë gjyqësore kushtetuese në vijim e sipër dhe se, në datën 22.01.2026, do të marrë në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë dhe subjekte të interesuara Presidentin e Republikës, Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykatën e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Për të garantuar procesin e rregullt, sipas standardeve kushtetuese, dhe për të shmangur çdo mundësi paragjykimi, qoftë edhe në dukje, ftohen të gjithë aktorët dhe personat e përfshirë në këtë diskutim publik që të tregohen të matur dhe të kujdesshëm në deklaratat e tyre, duke mos përgojuar gjyqtarë individualë apo institucionin e Gjykatës Kushtetuese në tërësi.
Gjykata Kushtetuese rithekson përkushtimin e saj për ushtrimin e funksionit kushtetues me transparencë dhe respekt të plotë të procedurave kushtetuese e ligjore, duke i bërë përsëri thirrje të gjithë aktorëve për respektimin e integritetit dhe autoritetit të saj, me qëllim sigurimin e besimit të publikut dhe garantimin e pavarësisë së vendimmarrjeve gjyqësore, të cilat në asnjë rrethanë nuk duhet të ndikohen nga çdo keqinformim për publikun, nga cilido subjekt të vijë ai”,-thuhet në sqarim./CNA
Tri organizata të shoqërisë civile kanë depozituar zyrtari...
Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë ka mbështetur ...
Kjo e hënë ka sjellë ndryshime të rëndësishme ndër drejtue...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në platformën...
Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave në kuadër t...
OSHEE ka reaguar zyrtarisht në lidhje me shpërthimin e ndo...
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellë...
Qytetarët e Vlorës prej disa ditësh janë përballur me mung...
Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, ka bërë ...
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka bërë një d...
Policia e Shkodrës ka reaguar lidhur me shpërthimin e ndod...
Qytetarët e Vlorës prej pesë ditësh po përballen me munges...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në hyrjen e një pallati...
Qytetarët e Vlorës po përballen prej disa ditësh me munges...
Duke nisur nga dita e nesërme, disa zyra të IdentiTek në T...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e hë...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel pamje nga atmo...
Qindra qytetarë, me pankarta në duar e duke bërë thirrjet:...
Qindra qytetarë janë mbledhur në një protestë para godinës...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjes...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...