Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit/ Shkarkime dhe komandime në detyrë
Kjo e hënë ka sjellë ndryshime të rëndësishme ndër drejtue...

Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë ka mbështetur amnistinë penale të propozuar nga Ministria e Drejtësisë. Kryetarja e Shoqatës, Joana Qeleshi, shprehet se amnistia nuk duhet parë si cenim i drejtësisë apo si favorizim i pandëshkuar.
Në deklaratë thuhet se kjo masë synon rivendosjen e proporcionalitetit të ndëshkimit, uljen e mbipopullimit në burgje dhe respektimin e detyrimeve ndërkombëtare të shtetit shqiptar.
Më tej shtohet se pranimi i problematikave të sistemit gjyqësor dhe ashpërsisë së masave të sigurimit dhe masave të dënimit nga Ministria e Drejtësisë është hap pozitiv, i cili duhet shoqëruar me masa ligjore të detyrueshme për Gjyqësorin.
Bëhet gjithashtu me dije se së shpejti Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë do të paraqesë edhe propozimet konkrete në përmirësimin e legjislacionit procedural penal dhe atij penal në këtë drejtim.
Deklarata e plotë:
Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë përshëndet amnistinë e propozuar nga Ministria e Drejtësisë, duke mbështetur miratimin sa më të shpejtë të saj!
Sot, Shqipëria përballet me një numër të lartë personash të dënuar dhe paraburgosur, përfshirë edhe për vepra penale me rrezikshmëri të ulët shoqërore, ndërkohë që dënimet e dhëna shpesh rezultojnë dukshëm më të ashpra në krahasim me praktikat e vendeve evropiane. Mbipopullimi kronik i institucioneve të vuajtjes së dënimit përbën një problem serioz, i cili ka çuar dhe rrezikon të çojë në shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që ndalon trajtimin çnjerëzor dhe poshtërues.
Në këtë kontekst, Shoqata thekson se amnistia nuk duhet parë si cenim i drejtësisë apo si favorizim i pandëshkuar, por si një masë korrigjuese dhe humanizuese, që synon rivendosjen e proporcionalitetit të ndëshkimit, uljen e mbipopullimit në burgje dhe respektimin e detyrimeve ndërkombëtare të shtetit shqiptar.
Një politikë penale moderne dhe evropiane kërkon balancë midis nevojës për ndëshkim dhe respektimit të dinjitetit njerëzor, rehabilitimit dhe riintegrimit shoqëror. Në këtë frymë, Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë nxit institucionet që çdo iniciativë për amnisti të trajtohet me seriozitet, transparencë dhe mbi bazën e parimeve të drejtësisë, humanizmit dhe shtetit të së drejtës!
Pranimi i problematikave të sistemit gjyqësor dhe ashpërsisë së masave të sigurimit dhe masave të dënimit nga Ministria e Drejtësisë është hap pozitiv, i cili duhet shoqëruar me masa ligjore të detyrueshme për gjyqësorin. Së shpejti Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë do të paraqesë edhe propozimet konkrete në përmirësimin e legjislacionit procedural penal dhe atij penal në këtë drejtim.
Urojmë që amnistia të jetë një hap i parë pozitiv drejt trajtimit me dinjitet e drejtësi të qytetarëve në konflikt me ligjin!
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, komunikoi dje nismën e qeverisë shqiptare për amnistinë penale. Ministri tha se amnistia hap rrugën që 380 persona të përfitojnë lirim të menjëhershëm dhe rreth 900 të tjerë ulje dënimi, duke ulur në këtë mënyrë edhe popullimin në burgje me gati 7%.
Lamallari thekson se kjo amnisti është pjesë e një politike penale moderne, që synon rehabilitimin, uljen e mbipopullimit në burgje dhe forcimin e sigurisë afatgjatë. /CNA
Kjo e hënë ka sjellë ndryshime të rëndësishme ndër drejtue...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në platformën...
Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave në kuadër t...
OSHEE ka reaguar zyrtarisht në lidhje me shpërthimin e ndo...
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellë...
Qytetarët e Vlorës prej disa ditësh janë përballur me mung...
Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, ka bërë ...
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka bërë një d...
Policia e Shkodrës ka reaguar lidhur me shpërthimin e ndod...
Qytetarët e Vlorës prej pesë ditësh po përballen me munges...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në hyrjen e një pallati...
Qytetarët e Vlorës po përballen prej disa ditësh me munges...
Duke nisur nga dita e nesërme, disa zyra të IdentiTek në T...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e hë...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel pamje nga atmo...
Qindra qytetarë, me pankarta në duar e duke bërë thirrjet:...
Qindra qytetarë janë mbledhur në një protestë para godinës...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjes...
Një automjet është përfshirë nga zjarri në orët e para të ...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi shprehet në një reagim në...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...