Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla/ Apeli i Tiranës lë në qeli ish-ortakun e tij
Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e Shk...

Rrjeti SafeJournalists ka reaguar sot lidhur me deklaratat publike të bëra nga kryeministri Edi Rama sa i takon Radio Televizionit Shqiptar.
Përmes një qëndrimi, Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësim për deklaratat, të cilat kanë të bëjnë me rolin, financimin dhe të ardhmen e RTSH-së, transmetuesit publik shqiptar.
Deklaratat u bënë gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, në të cilin Rama, ndër të tjera kritikoi ashpër RTSH-në, teksa u shpreh se duhet të reformohet ose të mbyllet përkohësisht.
“Në fjalën e tij, Kryeministri e cilësoi RTSH-në si një institucion të dështuar, vuri në dyshim legjitimitetin e saj si transmetues publik dhe deklaroi se financimi publik duhet të ndalet derisa RTSH ta “meritojë” atë. Ai shtoi gjithashtu se të gjitha opsionet duhet të merren në konsideratë për të ardhmen e RTSH-së, përfshirë privatizimin dhe madje edhe mbylljen.
Ndërsa debati publik mbi efektivitetin, qeverisjen dhe reformimin e mediave të shërbimit publik është i ligjshëm, Rrjeti SafeJournalists thekson se transmetuesit publikë kanë një rol të veçantë demokratik. Mandati i tyre nuk përcaktohet nga performanca në treg apo nga miratimi politik, por nga detyrimi për t’i shërbyer interesit publik, për të garantuar informim pluralist, për të mbështetur përmbajtje kulturore dhe arsimore, si dhe për të funksionuar në mënyrë të pavarur nga presionet politike dhe tregtare.
Nga këndvështrimi i lirisë së shprehjes, lidhja e ekzistencës apo financimit të një transmetuesi publik me vlerësime ekzekutive mbi “meritën” ngre shqetësime serioze. Një qasje e tillë rrezikon të minojë parimin e qeverisjes në distancë (arm’s-length governance), i cili është thelbësor për standardet evropiane mbi lirinë e medias. Edhe në mungesë të masave të menjëhershme ligjore ose buxhetore, deklarata publike të kësaj natyre mund të ushtrojnë presion të tërthortë mbi pavarësinë editoriale, të kontribuojnë në pasiguri institucionale dhe të nxisin vetëcensurë brenda redaksive.
Rrjeti SafeJournalists është veçanërisht i shqetësuar nga normalizimi i “mbylljes” si një opsion i artikuluar publikisht për një transmetues të shërbimit publik. Në praktikën demokratike evropiane, çështja qendrore nuk është nëse mediat e shërbimit publik duhet të ekzistojnë, por se si mund të forcohen qeverisja, llogaridhënia dhe pavarësia e tyre në përputhje me standardet demokratike. Trajtimi i vazhdimësisë së ekzistencës së një transmetuesi publik si të kushtëzuar nga kënaqësia politike rrezikon të dobësojë garancitë institucionale që mbrojnë lirinë e gazetarisë.
Këto zhvillime janë gjithashtu të rëndësishme në kontekstin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, veçanërisht në kuadër të Grup-kapitullit 1 – Themeloret, ku liria e medias, pavarësia institucionale dhe mekanizmat demokratikë të kontrollit dhe balancimit përbëjnë kritere kyçe. Një transmetues publik i qëndrueshëm, i pavarur dhe i mbrojtur në mënyrë adekuate është një komponent thelbësor i një mjedisi informues demokratik të qëndrueshëm.
Rrjeti SafeJournalists rikujton se kritikat ndaj performancës së medias duhet të adresohen përmes proceseve reformuese transparente, të mbështetura në ligj, përmes organeve të pavarura mbikëqyrëse dhe një debati publik gjithëpërfshirës dhe jo përmes retorikës që mund të komprometojë pavarësinë institucionale dhe të ushqejë mosbesim apo armiqësi publike ndaj RTSH-së.
SafeJournalists ka mbështetur vazhdimisht reforma strukturore që forcojnë pavarësinë editoriale dhe llogaridhënien publike të RTSH-së, duke i mundësuar njëkohësisht transmetuesit publik të transformohet në epokën digjitale dhe t’u përgjigjet në mënyrë efektive nevojave të ndryshme informative, kulturore dhe demokratike të qytetarëve veçanërisht përmes përzgjedhjes transparente dhe të ligjshme të drejtuesve, skemave të parashikueshme dhe të mbrojtura të financimit, si dhe masave të qeverisjes që mbrojnë autonominë profesionale dhe të drejtat e punës së gazetarëve.
Ne inkurajojmë autoritetet shqiptare të rikonfirmojnë angazhimin e tyre ndaj standardeve evropiane të mediave të shërbimit publik dhe të sigurojnë që çdo diskutim mbi reformimin e RTSH-së të zhvillohet në një mënyrë që respekton plotësisht lirinë e shprehjes, pavarësinë e gazetarisë dhe të drejtën e publikut për t’u informuar”,-theksohet në deklaratë./CNA
Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e Shk...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka bërë m...
Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aulon Kal...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj vijon t’i...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Ditën e sotme po zhvillohet seanca gjyqësore në ngarkim të...
Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me aksidentin tragji...
Pak ditë më parë, në media gëloi një "fake news", ku u rap...
Për rreth 12 vite qeveria e Shqipërisë ka shmangur krijimi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar lajmet se Shqipër...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për operacionin në "c...
Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën arrest me burg pë...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se drejtor...
Sot zhvillohet seanca e radhës në GJKKO për kryebashkiakun...
Ish-drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve P...
Ditën e sotme nis sesioni i ri parlamentar, ndërsa do të m...
Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, n...
Në Karkavec të komunës Qukës në Librazhd, prej rreth dy ja...
Mesditën e sotme është rihapur qarkullimi në rrugën Qukës-...
Operacioni i Prokurorisë së Posaçme në një Call Center në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...