“I shari shan, i mençuri mendon”/ Rama ndan mesazhin e qytetarit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...

Sikurse njoftoi prokuroria në Bruksel, ish-eurodeputeti nënshkroi një marrëveshje, në bazë të së cilës ai do të bashkëpunojë ngushtë me drejtësinë belge. Në këmbim atij do t'i reduktohet masa e dënimit. Autoriteti e quajti këtë një „zhvillim të rëndësishëm".
Pier Antonio Panzeri është italian dhe konsiderohet si një aktor i rëndësishëm në skandalin, që zbuluan hetuesit belg në dhjetor. Bëhet fjalë për influencë nga Katari dhe Maroku ndaj vendimeve politike të Parlamentit të BE-së.
Në fokus krahas Panzerit janë edhe ish-nënpresidentja e Parlamentit Europian Eva Kaili dhe bashkëshorti i saj Francesco Giorgi, i cili punonte si asistent i një deputeti në parlament. Panzeri sipas gazetës belge "Le Soir" është akuzuar nga Giorgi, sikur ka qenë shef i një organizate të pandehur, që përdorej nga Katari dhe Maroku për të ndërhyrë në çështjet europiane.
Eva Kaili nga Greqia, ish-nënpresidentja e Parlamentit të BE-së, ndodhet gjithashtu në arrest hetimor. Tre të akuzuarit ndodhen ndërkohë në arrest hetimor. Ata akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim paraje dhe korrupsion. Sipas prokurorisë Panzeri nënshkroi marrëveshjen në prani të avokatit të tij. Autoriteti e cilësoi 67-vjeçarin një ndër „figurat kyçe" në këtë rast.
Dënimi me burg do të shkurtohet
Panzeri është zotuar që t'u japë hetuesve informacione të detajuara për strukturat kriminale. Sipas këtyre të dhënave, ndër të tjera ai do të zbulojë emrat e atyre, që kanë pranuar ryshfet, avantazhet që janë premtuar dhe arranzhimet financiare me vendet e tjera.
Në këmbim ish-deputeti do të ketë një dënim të shkurtër me burg dhe do t'i duhet të paguajë një gjobë. Përveç kësaj do të sekuestrohen disa vlera nga pasuria e përvetësuar, që ndërkohë vlerësohet të jetë rreth një milion euro. Pak para kësaj prokuroria vuri në dukje, se Panzeri e kishte tërhequr kërkesën për apelim në dhjetor kundër mbajtjes së tij në arrest hetimor.

Panzeri nga viti 2004 deri më 2019 ka qenë deputet socialdemokrat në Parlamentin Europian. Së fundi ai drejtonte organizatën joqeveritare Fight Impunity. Kjo organizatë është vënë nën lupën e hetuesve belg. Gjatë kontrolleve në dhjetor hetuesit gjetën 600.000 euro, si bankënota te Panzeri.
Rregullim i dëshmitarit kyç si te mafia

Sipas prokurorisë në këtë rast është aplikuar i ashtuquajturi ligji pentiti (i të penduarve). Ky emërtim i ligjit i referohet ligjit italian për rregulloren mbi dëshmitarët kyç të çështjes. I penduari zotohet të japë "të dhëna thelbësore, të plota dhe detajuara për zbardhjen e rastit si dhe të vërtetën" lidhur me pjesëmarrjen e të tretëve dhe pjesëmarrjen e vet.
Zbulimet e drejtësisë belge më 9 dhjetor tronditën Parlamentin e BE-së. Presidentja e Parlamentit, Roberta Metsola deklaroi reformat e para, që synojnë ta bëjnë parlamentin më transparent dhe më pak të prekshëm nga korrupsioni.
Ndër të tjera është fjala për rregulla më të ashpra për ish-deputetë, që duan të bëjnë punë lobuese në Parlamentin Europian. Po ashtu në të ardhmen të gjitha takimet e deputetëve me të tretë, në të cilat merren vendime ose bëhet fjalë për një raportim, duhet të bëhen publike. Pasi u bënë publike akuzat e hetuesve belgë, Parlamenti në dhjetor pothuajse unanimisht e shkarkoi zëvendëspresidenten Kaili. Këtë të mërkurë (18.01) merret vendimi për pasuesen në këtë post./DW
Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë sot seancën lidhur me ...
Kryeministri Edi Rama ka qenë pjesë e Forumit Ekonomik...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar deklaratat e ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi, ka treguar ...
Gazetari Ervin Gjonaj në një lidhje me emision Now në Euro...
Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi ka tregu...
Gazetari Agim Xhafka ka treguar një ngjarje që i ka nd...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka treguar një mundësi për t...
Deputetet e PD-së, Flutura Açka dhe Ina Zhupa kanë pat...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se krahasuar me një ...
Indrit Sefa, avokati i grupit të vulës, është shfaqur në m...
Ish-zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, është shfa...
Situata në Veriun e Kosovës është bërë sot temë debati në ...
Në shtator të vitit 2021 Lulzim Basha mori një vendim ekst...
Historiani Konstandin Luçi ka shpërthyer ndaj gazetarit Il...
Një delegacion i AMA-s, drejtuar nga kryetarja e Autor...
Presidenti Bajram Begaj ka bërë homazhe në Lezhë, në r...
Komisioni i Sigurisë ka nisur punimet për sesionin e ri pa...
Enkelejd Alibeaj ka tërhequr ankimimin për statutin e ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një dalje për mediat, ka de...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...