Krimet zgjedhore/ SPAK: Kemi nisur hetim për 35 kallëzime
Prokuroria e Posaçme, në një njoftim të bërë në kuadër të ...

Në kuadër të zhvillimit të aktivitetit “Giro d’Italia 2025” që përfshin tri etapa brenda territorit të vendit tonë, më datat 9, 10 dhe 11 maj 2025, konkretisht në qytetet Durrës, Elbasan, Tiranë dhe Vlorë, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash, për menaxhimin dhe sigurimin e qarkullimit rrugor, garantimin e rendit publik, si dhe për mbarvajtjen e aktivitetit sportive në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Masat kryesore të ndërmarra përfshijnë:
1. Bllokimi i përkohshën i akseve rrugore që përfshihen në itinerarin e garës për secilën etapë, sipas një raporti teknik të miratuar më parë nga organizatorët e garës, e cila parashikon që këto dy akse (duhen të jenë të lira jo më pak se 2 orë para se të nisë gara), si më poshtë:
* Durrës–Elbasan–Tiranë (Etapa e parë, më datë 09.05.2025). Gara fillon në orën 13:10, në Durrës dhe përfundon në orën 17:30, në Tiranë.
a) Bllokimi i rrugëve urbane në Durrës
Më datë 08.05.2025, ora 07:00 deri më datë 09.05.2025, ora 14:00, do të ketë kufizim për parkim të automjeteve në segmentet:
• Rruga “Marsi 91”;
• Rruga “Taulantia” (segment i nga ish-Vollga deri te hotel “Arvi”);
• Rruga “Anastas Durrsaku” (nga ish-Vollga deri te gjimnazi “Gjergj Kastrioti”);
• Rruga e kalasë (segmenti nga kafe “Mulliri i vjetër” deri në rrugën “Sotir Noka”)
Gjithashtu, më datë 08.05.2025, ora 07:00 deri në orën 18:00, do të ketë ndalim të parkimit të automjeteve në parkimin publik të shëtitores “Taulantia” (prapa restorant “Piazza”).
Më datë 09.05.2025 do të ketë kufizim për parkim nga ora 05:00 dhe bllokim të qarkullimit në orarin 11:00-14:00, në itinerarin e garës, si më poshtë:
• Rruga “Marsi 91”;
• Rruga “Egnatia” (segmenti nga rrethrrotullimi i kishës ortodokse deri te rruga “Taulantia”-hotel “Arvi”);
• Torra Veneciane - Bulevardi “Epidamn” - sheshi “Lira” - Rruga “Aleksander Goga” (deri te Mauzleumi i Dëshmorëve);
• Rruga e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit – Rruga “Pavarësia” – kanali i Kavalishencës (Ministria e Mbrojtjes);
• Rruga e re e portit
b) Bllokimi i rrugëve Interurbane:
Do të këtë bllokim të aksit rrugor: “Plepa - Bishti i Zhurit - Peqin - Bradashesh – Gracen”, në orarin 11:30 – 15:30 (në akset kur kalon grupi i garuesve gradualisht hapet rruga në krahun që është përshkruar itinerari dhe jo përballë).
c) Bllokimi i akseve rrugëve urbane në Tiranë.
Ndalimi i qarkullimit dy orë para kalimit të garuesve në gjithë itinerarin e etapës së parë.
(Përjashtim bëjnë mjetet e emergjencës).
Bllokimi fillon nga ora 13:00 deri në orën 18:00 të datës 09.05.2025, në të gjithë itenerarin e etapës së parë, në:
• Rrugën “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin e TEG-ut);
• Rrethrrotullimi i TEG-ut deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;
• Rrugën e Elbasanit;
• Bulevardi “Bajram Curri”;
• Rrugën “Ali Shefqeti”;
• Rrugën “Alajdin Frashëri”;
• Rrugën e Rexhekrit;
• Rruga "Muhamet Deliu" deri te rrethrrotullimi i Freskut;
• Rrugën “Sotir Çaci”;
• Rrugën “Xhanfize Keko”;
• Rrugën “Arkitekt Kasemi”;
• Bulevardi “Zhan D’Ark”;
• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;
• Në brendësi të ish-Gardës së Republikës;
• Segmenti i rrugës mbrapa Pallatit të Kulturës;
• Rrugën “Dëshmoret e 4 Shkurtit”.
Blloqet e banimit me akses të kufizuar, më datë 09.05.2025:
Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 13:00–18.00 (Rruget janë: “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”).
-Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës–Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore.
-Zona e qytetit “Studenti”, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik dhe “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi”, që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje në unazën lindore.
-Zona e Kodrës së Priftit nuk ka akses për të dalë nga perimetri, pas bllokimit të aksit rrugor (gjatë orarit 13:00 –18:00).
-Zona e Tiranës së Re dhe e Bllokut ka dalje në rrugën “Kristo Luarasi”, diga e liqenit dhe dalje në Selitë.
-Zona e rrugës “Myslym Shyri”, Rrugës së Kavajës do të kenë akses dalje për në rrugën e ambasadave, në drejtim te Bulevardit Zogu i Parë dhe rrugën “Mine Peza”.
* TIRANË-TIRANË (Etapa e II-të, më datë 10.05.2025), garë kronometrike.
Nga ora 08:00 deri në orën 11:00 do të jetë lëvizje kufizuar dhe nuk do të lejohen parkime në segmentet rrugore:
“Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durrësit, rruga “Fortuzi”, rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).
Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, nga ora 10:00 deri në orën 18:00 të datës 10.05.2025, në gjithë itinerarin e etapës së dytë, në:
• Sheshin “Skënderbej”;
• Rrugën “Urani Pano”;
• Rrugën “Dedë Gjo Luli”;
• Rrugën “Ibrahim Rugova”;
• Rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”;
• Bulevardin “Gjergj Fishta”;
• Rrugën “Muhamet Gjollesha”;
• Bulevardin “Bajram Curri”;
• Rrugën “Ibrahim Rugova”;
• Rrugën “Lekë Dugagjini”;
• Rrugën “Dervish Hima”;
• Rrugën e Elbasanit - Rrethrrotullimi i Saukut;
• Rrugën “Abdyl Frashëri”;
• Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;
• Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.
Blloqet e banimit me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:
- Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Rugët janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);
- Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk ka akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00
Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:
- Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës–Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në Rrugën e Barrikadave.
- Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.
- Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonen e Kodrës së Priftit
o VLORË–VLORË (Etapa e III-të, më datë 11.05.2025).
Më datë 10.05.2025,
• Ndalim parkimi të mjeteve në sheshin e madh (fillimi i Longomares), duke filluar në ora 15:00 deri në orën 18:00 të datës 11.05.2024.
• Ndalohet parkimi në fushën para shkollës së Marinës, nga ora 15:00 deri në orën 17:00 të datës 11.05.2025.
• Ndalohet parkimi i mjeteve nga ora 14:00 deri në orën 23:00 të datës 11.05.2025, në rrugët “Veledin Kollozi” dhe “Anita Bitri” (devijimi bëhet në bulevardin “Gjergj Kastrioti”), aksi Rrethi i Skelës – Kryqëzimi i Aleksandrisë (devijimi në rrugët “Kosova” dhe “Perlat Rexhepi”), rruga “Perlat Rexhepi” dhe aksi “Bolv-Oil” – “Kruqëzimi i Unazës”.
• Ndalohet parkimi i mjeteve nga ora 22:00 e datës 10.05.2025 deri në orën 22:00 të datës 11.05.2025, në rrugën “Hajredin Haxhiraj” dhe kryqëzimi i rrugës “Onufri” me kryqëzimin e bulevardit (Devijimi është në rrugën “Pilo Bregu” dhe “Fiqerete Musta”).
Më datë 11.05.2025.
• Ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve në aksin “Sheshi i Madh” – Kryqëzimi i rrugës “Shavban Demiraj”, nga ora 05:00 -15:00 dhe qarkullimi duke filluar nga ora 07:00- 14:15.
• Ndalohet qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve, nga “Rrapi”-Lungomare-bulevardi kryesor “Ismail Qemali” - Rruga e Re - Pusi i Mezinit, nga ora 11:00 deri në orën 13:30 (Alternativat do të jenë nga rruga e çentrales “Zenel Murra” dhe rruga Transballkanike).
• Nga ora 11:00 deri në orën 14:00, dhe nga ora 15:00 deri në orën 19:30 do të jenë të bllokuara nga Rrapi - Lungomare-bulevardi kryesor “Ismail Qemali” deri te shkolla “Ali Demi”. (Rruget e aksesueshme do të jenë po ato që përmendëm me lart).
Për të shkuar në portin e Vlorës do të perdoret rruga Transballkanike, e cila do të jetë e aksesueshme gjatë gjithë kohës nga mjetet dhe shtetasit.
Po kështu rruga që të çon te spitali, në raste emergjencash, nga ora 11:00 deri në orën 13:30, do të aksesohet nëpërmjet:
- Rrugës Transballkanike - Shtëpia e Oficerëve te Kapelja, në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës;
- pjesa tjetër e qytetit, nga Pusi i Mezinit - Rruga e Re–Kapelja, në drejtim të spitalit rajonal;
- Uji i ftohtë - Centrale - Fabrika e çimentos, nëpërmjet Kuzumbabasë - bashkia Vlorë dhe spitali rajonal.
Bllokimi i rrugeve interurbane:
Për akse nga Vlora, në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës, mund të përdoret rruga e lumit të Vlorës, deri në orën 11:00 dhe pas orës 14:30 (nga ora 11:00 deri në orën 14:30 ky aks është i bllokuar për qarkullim).
Për akse nga nga Qeparoi, në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës dhe qytetit të Vlorës, mund të perdoret ky aks rrugor deri në orën 10:30 dhe pas orës 15:45 (në intervalin 10:30 deri në 15:45 është e bllokuar për qarkullim).
Për akse në drejtimin Vlorë-Himarë deri në Qeparo, aksi është i lirë deri në orën 12:30 dhe pas orës 17:30 (rruga është e bllokuar dhe e paaksesueshme nga ora 12:30 deri në orën 17:30).
Aksi Qeparo-Himarë-Vlorë është i lirë deri në orën 13:30 dhe pas orës 16:00 (Rruga është e bllokuar dhe e paaksesueshme nga ora 13:30-16:30).
Këto masa kanë për qëllim të garantojnë sigurinë rrugore, mbarëvajtjen e garës dhe minimizimin e ndikimit në lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve./CNA
Prokuroria e Posaçme, në një njoftim të bërë në kuadër të ...
Policia e Lezhës ka njoftuar sot se ka nisur hetimin në gj...
Kandidati për deputet i PD-së për Dibrën, Xhemal Gjunkshi,...
Seanca e sotme ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu për çështje...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pushimin e çështjes për ra...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Sot Adriatik Lapaj denoncoi se një person kishte kërcënuar...
Nga data 9 deri më 11 maj, do të nisë për herë të parë nga...
Drejtuesi politik i PS-së i qarkut të Korçës, njeherës...
Parkingu gjigand nëntokësor në Rinas është drejt përfundim...
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 19 maj seancën për dosj...
Hetimet ndaj bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj,...
Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Er...
Avokatja Klodiana Gjyzari ka folur në lidhje me publikim e...
Gjyqtarja Irena Gjoka është dënuar nga Gjykata në Janinë p...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqi...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Kryepiskopi Joan ka kryer sot vizitën e tij të parë kryep...
Drejtuesi politik i PD-së për Korçën, Ivi Kaso ka reaguar ...
Ditën e sotme në një deklaratë për mediat, deputeti i PD-s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...