Pamje e rrallë/ Arusha me të vegjlit e saj zbret në Kolesjan të Kukësit
Një pamje e këtyre ditëve të ftohta të dhjetorit në Ko...

Partia Demokratike e Shkodrës ka reaguar ashpër ndaj kryebashkiakut Benet Beci, duke e akuzuar për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash.
Kryetarja e PD Shkodër, Eliona Shkreli, u shpreh se Benet Beci nuk ka më asnjë legjitimitet për të drejtuar Bashkinë e Shkodrës dhe duhet të largohet menjëherë nga detyra.
Në deklaratë u përmendën disa prona të dyshuara si të pajustifikuara, përfshirë apartamente luksoze, garazhe të deklaruara me vlera simbolike dhe prona në zona turistike, ndërkohë që, sipas PD-së, Beci ka përfituar edhe banesë si i pastrehë.
Partia Demokratike e Shkodrës i ka bërë thirrje drejtuesit të ri të SPAK-ut Klodian Braho që të nisë një hetim të thelluar për mashtrim dhe fshehje pasurie, duke paralajmëruar gjithashtu një kallëzim të ri penal ndaj kryebashkiakut për shpërdorim detyre dhe pastrim parash.
Deklarata e plote e Eliona Shkrelit.
Shkodra sot ka një Kryebashkiak i dalë me vota të vjedhura dhe të blera. Ky kryebashkiak është tashmë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për korrupsion aktiv.
Benet Beci nuk duhet të qëndrojë më as edhe një ditë në krye të Bashkisë Shkodër por të ikë me turp së bashku me Berberin e rrugëve si ortakë të Belinda Ballukut, tashmë të gjithë të pandehur nga SPAK.
Por, Beneti i SPAK-ut sillet si sundimtar mbi ligjin, i mbrojtur nga heshtja, propaganda dhe pushteti kriminal që ka patur dhe ka.
700 milionë lekë të zhdukura nga taksat e qytetarëve kur Beneti i SPAK-ut mbante pozicionin e administratorit të KESH.
Asnjë shpjegim! Asnjë përgjegjësi! Vetëm arrogancë dhe mashtrim nga ekipi kriminal i Ballukut!
Kjo nuk është akuzë aspak politike, por është një krim i kryer nga ky grup kriminal, pjesë e të cilit është provuar tashmë të jetë dhe Benet Beci, një grup që ka vjedhur taksat e shqiptarëve.
Ajo që sot dihet është vetëm maja e ajsbergut e një skeme të ndërtuar prej vitesh, një skemë vjedhje që vetëm këta dinë të bëjnë, pastrim parash dhe grabitje të pasurisë publike, që s’kanë të ndalur
Të ndalemi pak tek Deklarimet e pasurisë së Benet Becit që ai vetë i ka deklaruar në ILDKPI të cilat janë fyerje për inteligjencën e çdo qytetari. Mashtrim i hapur, fshehje pasurie, deformim i qëllimshëm i vlerave reale.
Me paga zyrtari, Beneti i SPAK-ut pretendon pasuri që as oligarkët nuk i justifikojnë dot. Duke shënuar një precedent, për herë të parë në Shqipëri, një kryebashkiaku iu besua dhe posti i drrjtuesit politik të Qarkut, dhe e gjitha kjo u bë vetëm që Beneti i SPAK-ut të kishte mbrotje politike nën petkun e drejtuesit politik.
Dy apartamente luksoze – 370 mijë euro, të blera me të ardhura personale, vlerësuar me këtë vlerë, në fakt çudi e madhe dhe qesharake. Një gëmjeshtër fyese për çdo qytetar shqiptar.
192 metër katror garazhe në Tiranë, të deklaruara me vlerë7.000 euro. Si mundet deri këtu të heshtin institucionet e shtetit nga ky vlerësim qesharak dhe tallës me shqiptarët.
Pasuria e zotit Beci vijon më tej me apartament luksoz në Gjirin e Lalëzit, blerë për 47 milionë lekë. Po kush e beson deri këtu? Kush po gënjen këtu shtetin? Kjo është përtej çdo verbërimi….
Nuk mbaron me kaq, prona në Prush, në Voskopojë, prona të mbledhura si plaçkë pushteti! Por qytetarët duhet të dinë se Benet Beci përfiton edhe banesë si “i pastrehë” nga shteti. Këto janë vetëm ato që Beci ka deklaruar
Dhe lind pyetja, pse kjo heshtje?
Kjo nuk është thjesht padrejtësi por mashtrime dhe fallsifikime.
Familja Beci administron qendra kursesh dhe trajnimesh, sigurisht të dyshuara si lavatriçe për paatrim parash, ku arsimi përdoret si mbulesë për korrupsionin. Model tipik i grupit kriminal ku Berberi i rrugëve, Beci i Rilindjes kriminale dhe shefja e tyre Balluku janë fytyra e vërtetë e abuzimeve me taksat e shqiptarëve.
Sot, si kryetar i Bashkisë Shkodër, i zgjedhur me vota të blera dhe me mbështetje bandash, Benet Beci po realizon fazën më të rrezikshme të krimit:
betonizimin, kapjen e territorit dhe shkatërrimin e qytetit të Shkodrës! Plane urbanistike që ndryshohen për klientët dhe pazaret e Benetit.
Zonën historike të Shkodrës po përpiqet t’a masakrojë.Ky nuk është zhvillim.Ky është pastrim parash me beton.
Partia Demokratike e Shkodrës i bën thirrje publike drejtuesit të ri të SPAK-ut, zotit Klodian Braho, të nisë hetim për mashtrim dhe fshehje pasurie, jo si deri tani, me heshtje. Hetimi deri në themel për Benet Becin, është i domosdoshëm.
Partia Demokratike dega Shkodër me ekspertët e saj po bën gati një tjetër kallzim penal ndaj shtetasit Benet Beci për fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.
Të nderuar qytetarë të Shkodrës
Këta njerëz nuk qeverisin — këta vetëm grabisin.Nuk zhvillojnë qytetin— por e shesin Shkodren. Nuk përfaqësojnë Shkodrën — e plaçkisin atë.
Shkodra nuk është pronë private.Shkodra nuk është bankomat i korrupsionit.Shkodra do drejtësi. Dhe drejtësia po vjen!/ CNA
Një pamje e këtyre ditëve të ftohta të dhjetorit në Ko...
Deputetja socialiste dhe ish-ministrja Olta Xhaçka është p...
Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin për të përjashtuar...
Debate dhe tensione kanë shoqëruar mbledhjen e Sekretariat...
Gjatë 24 orëve të fundit, në Pikën e Kalimit Kufitar të Ka...
Ish-ministrja Olta Xhaçka është paraqitur ditën e sotme në...
Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona dhe ka proceduar ...
Artistja e madhe Roza Anagnosti, në prag të Krishtlindjes,...
Media britanike e stilit të jetesës “Saga”, në një artikul...
Sekretariati i Etikës do të mblidhet sot në orën 10:00 për...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e ma...
Gazetari Armand Shkullaku është shprehur mbrëmjen e sotme ...
Policia ka shoqëruar gati 10 qytetarë lidhur me protestën ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri shprehet p...
Pas mbylljes së fjalimeve, protesta përshkallëzoi me hedhj...
Tensionet në protestën e opozitës para Kryeministrisë vijo...
Është përshkallëzuar protesta e opozitës para Kryeministri...
Pianisti dhe profesori i nderuar, Koço Vrame është ndarë n...
Protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë është ha...
Ndahet nga jeta në moshën 64-vjeçare, këngëtari i njohur k...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...