"Protestojmë për të drejtat tona"/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej” për tubimin e 39
Ka nisur protesta e 39 kundër qeverisë. Qytetarët janë mbl...
Ka nisur protesta e 39 kundër qeverisë. Qytetarët janë mbl...

Kryegjyshi botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj feston sot 67-vjetorin e lindjes. Një tjetër datë e rëndësishme në jetën e Kryegjyshit Botëror Baba Mondi ishte data 16 maj, që shënon 30-vjetorin e marrjes së urdhrit “Dervish”.

Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj ka lindur më 19 maj të vitit 1959 në Tiranë. Prindërit e tij, besimtarë të devoshëm të bektashizmit, janë me origjinë nga fshati Brataj i Vlorës. Pas mbarimit të shkollës 8 vjeçare, vazhdon studimet në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” dhe duke arritur rezultate të larta iu dha e drejta të ndjekë studimet e larta ushtarake, në Akademinë e Forcave Tokësore. Nga viti 1982 dhe deri më vitin 1990 ka shërbyer në funksione të ndryshme ushtarake, në Burrel dhe Peshkopi.
Me ringjalljen e besimit bektashian në fund të viteve 90-të së bashku me klerikë dhe besimtarë të tjerë, ai mori pjesë në Këshillin Organizativ të Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Në fillim të vitit 1991 me kërkesën e tij u lirua nga funksioni ushtarak duke marrë përsipër barrën për organizimin e Komunitetit Bektashian. Edhe kur ushtrimi i besimit fetar në Shqipëri u ndalua me nen të veçantë të Kushtetutës, shtëpia e prindërve të tij në Tiranë shërbeu për mbajtjen gjallë të bektashizmit duke u rrezikuar shumë prej regjimit që nuk falte.
Karrierira e tij fetare zuri fill më dy janar të vitit 1992, kur merr dorë tek udhëheqësi i tij shpirtëror, Haxhi Dede Reshat Bardhi dhe Baba Barjam Mahmutaj, duke u inkuadruar kështu përfundimisht në rrugën e Pirit të ndritur Haxhi Bektash Veliut.
Më 16 maj 1996 u shenjtërua me urdhrin “Dervish”, dhe menjëherë u ngarkua me detyrë në Gjyshatën Bektashiane Korçë, në teqenë e Turanit.

Puna e palodhur e tij për ringritjen e besimit bektashian në Librazhd, Pogradec, Mokër, Korçë, Devoll dhe Kavajë, bëri që më 13 prill të vitit 1997, dekretohet me titullin “Baba” dhe pas kalimit nga kjo jetë e baba Bajram Mahmutaj u caktua si zëvëndës i parë i Kryegjyshit Botëror Bektashian Haxhi Dede Reshat Bardhi.
Në këtë funksion të lartë kontributi i tij ka qënë i çmuar sidomos në ideimin, përgatitjen dhe realizimin e tri kongreseve të radhës të bektashizmit.
Në marsin e vitit 2006, me ndarjen nga jeta të Baba Tahir Eminit, Baba Edmond Brahimaj u emërua në funksionin e gjyshit të gjyshatës bektashiane në Maqedoni. Kontributi i tij në këtë gjyshatë ka qënë sa në rrafsh të organizimit të komuniteteve të besimtarëve atje, edhe në aspektin e njohjes prej ndërkombëtarëve.
Si në Korçë edhe në Tetovë Haxhi Baba Edmond Brahimaj ka manifestuar cilësitë e spikatura të klerikut bektashian në aspektin doktrinor, moral dhe qytetar duke u shndruar në faktorin të tolerancës fetare midis besimeve të tjera.

Në qershor 2004 me kuadër të trajnimeve të organizatës të Komuniteteve fetare tradicionale shqiptare, vizitoi shtëpinë e Bardhë në SHBA, ku u nderua me titullin “Ambasadori i Paqes”.
Pas kalimit nga jeta e ish-Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhit, Baba Mondi më 11.06.2011 u zgjodh nga vetë ai për të mbajtur postin e lartë të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve.

Këto vite si Kryegjysh Botëror i Bektashinjve, Hirësija e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka punuar me përkushtim duke vazhduar rrugën e Dede Reshatit Bardhit, traditën bektashiane në mardhënie institucionale brenda dhe jashtë vendit. Ka patur gjatë kësaj periudhe drejtimi një axhendë të ngjeshur në veprimtaritë e ndryshme ndërkombëtare nëpër botë.Në vendet e Ballkanit ka patur mjaft takime me presidentët e Kryeministrat të Turqisë, Bullgari, Rumani, Hungari, Greqi, Maqedoni, Kroaci, Slloveni, Bosnjë-Hercogovinë, Kosovë.
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi ka zhvilliuar takime edhe me Atin e Shenjtë të Kishës Katolike Romake, Papa Franceskun.

KRYEGJYSHI BOTËROR, HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ KA MARRË NJË SËRË TITUJSH NDERI PËR PUNËN E TIJ:
-“Ambasador i Paqes”, 2004.
-“Nderi i Qarkut të Korçës”, 2004.
– “Qytetar Nderi” i Komunës Zerqan-Bulqizë., 10 qershor 2014.
-“Qytetar Nderi” i Komunës Martanesh-Bulqizë., 29qershor 2014.
-“Qytetar Nderi” i Komunës Bogovë-Skrapar, 22 gusht 201.
-“Qytetar Nderi” i Komunës Frashër-Përmet, 25 maj 2014.
-“Personalitet i shquar i Labërisë, Shoqata “Labëria”, shkurt 2015.
-“Nderi” i Qarkut të Fierit”, mars 2015.
-“Nderi i Qarkut të Beratit”, maj 2015.
-Urdhri “ Kalorësi i Skenderbeut” 7 shtator 2015 nga Presidenti i Republikes.
-“Dr. Honorus Causa”, Misioni OKB, shator 2016.
-“Nderi i Bashkisë Bulqizë”, tetor 2016.
-Mirënjohje nga Presidentin Obama SHBA, janar 2017.
-Çmimin e Arit” Ikona e Paqes” Shoqata e Kombeve të Bashkuara, “G.O.D Aëards” tetor 2017.
-“Qytetar Nderi” i Skraparit, Bashkia Skrapar, janar 2018.
– “Qytetar Nderi” i Shoqatës Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare ”Vëllezërit Frashëri”-Përmet, maj 2018.
- Flamuri Amerikan për “Për kontributin e shquar në përhapjen e fjalës së Zotit dhe vlerave më të larta mes njerëzve” nga Kongresi Amerikan, qershor 2018.
-Çmimi “Profili i Kurajos” qershor 2018 nga Kongresi Hebraik Amerikan.
-“Qytetar Nderi i Memaliajt”. Këshilli Bashkiak i Memaliajt, në vitin 2019.
-Medalje “Gjergj Kastriot Skënderbeu” nga Qeveria e Kosovës 17 korrik 1919.
-Në janar 2021, Shenjtëria e Tij drejtoi Kryesinë e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë dhe më dt.22 mars 2021, Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë iu dha medalja e lartë “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës.
-Nëntor 2021, Akademia e Shkencës dhe e Artit të Europës, në Universiteti Teknik i Këlnit, Gjermani iu dha çmimi “Unaza e Tolerancës”, me motivacionin “për përpjekjet dhe mundimet e vlefshme në angazhimet për paqen dhe nxitjen e dialogut ndërfetar, si shembull i veçantë dhe i denjë për tu ndjekur në ndërtimin, promovimin dhe mbrojtjen e tolerancës”.
-17 dhjetor 2022, Këshilli Universal i Paqes dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet-Tiranë vlerësuan me çmime mirënjohjeje Kryegjyshin Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, për kontributin e dhënë në shërbim të paqes dhe të prosperitetit disa tituj: “Çmimi i Artë i Ekselencës Njerëzore”, shoqëruar me medaljen: “Njeriu i Artë”, si dhe me titullin: “Ambasador i Paqes Universale”.
– “Nderi i Qarkut të Vlorës”, janar 2023.
-“Nderi i Qarkut të Gjirokastrës”, u dha në Tepelenë , 14 prill 2023.
– “Qytetar Nderi i Bashkisë Tepelenë”, u dha në Tepelenë, 14 prill 2023.
-“Qytetar Nderi i Bashkisë Librazhd”, 19 maj 2024 (Dorëzim i titullit).
-“Nderi i Shoqatës Tomorri”, 8 dhjetor 2024.
–“Nderi i “Qarkut të Elbasanit”, prill 2026.
LIBRA TË HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJT:
-Hazreti Ali
-Imam Hyseni
-Nefes-Jeta ime-shqip
-Shtrirja gjeografike e Bektashizmit në Shqipëri-Volumi i parë
-Shtrirja gjeografike e Bektashizmit në Shqipëri-Volumi i dytë
-Shtrirja gjeografike e Bektashizmit në Botë-(në shtyp)
-Sulltan Novruzi
-Nefes-Jeta ime-anglisht. /CNA
Portali qeveritar e-Albania po vijon të shfaqë probleme në...
Gazetari Artan Hoxha ka folur sot lidhur me takimet që zhv...
Pasditja e sotme është shoqëruar me trafik të rënduar në a...
Autoriteti Kombëtari i Ushqimit ka dalë me një tjetër reag...
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, është par...
Subjektet politike në Shqipëri vijojnë të shmangin procesi...
Tension dhe pakënaqësi në tregun maqedonas në qytetin e Ko...
Gjykata e Posaçme i ka rikthyer Prokurorisë së Posaçme dos...
Kompania "Mabco" ka reaguar zyrtarisht në lidhje me tensio...
Ditën e sotme është emëruar drejtori i ri i Shërbimit të K...
Pritjes i erdhi fundi! CNA TV sjell duke nisur nga sot, 19...
Gjykata e Posaçme ka caktuar trupën gjykuese që do të gjyk...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një njoftim në lidhje m...
Ish-drejtori i Portit të Durrësit, Agron Tare, është paraq...
Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për ...
Mbretëria e Bashkuar është përfshirë nga një krizë e ashpë...
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka dalë nga ...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, ësht...
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqi...
Që prej ditës së djeshme, 18 maj, në Shqipëri ka nisur “Tu...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth katër kilogramë kokainë janë sekuestruar gjatë një k...
Nëna e 17-vjeçares së dhunuar në Fier ka rrëqethur me ...
Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe ka dërguar në G...
Sot, më datë 07.07.2026, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (...
Shqipëria është vlerësuar me dy medalje nderi në ceremonin...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Teksa numri total i vdekjeve ra në 2025, ato nga sëmundjet...
Ndërsa Shqipëria përballet me sfidat e vazhdueshme të demo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar zyrtarisht...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka tronditur Samiti...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi në sa...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi s...
Të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i Stati...
Qeveria po jep 4 milionë euro, për një event që pritet të ...
Pak ditë para koncertit të Kaney West në Tiranë, narrativa...