FOTOLAJM/ Pankartat "pikante" në ditën e 39 të protestës para Kryeministrisë
Vijon protesta para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja ...
Vijon protesta para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja ...

Kompania "Mabco" ka reaguar zyrtarisht në lidhje me tensionet që po ndodhin prej dy ditësh në aeroportin e Vlorës. Në reagimin e bërë, kompania shprehet se situata është e paligjshme dhe është një vetëgjyqësi nga ana e Valon Ademit.
Ekipi ligjor i “Mabco Constructions S.A.” thotë se rreth 200 punonjës të ortakut mazhoritar pengohen të hyjnë në kantierin e ngritur nga ata vetë.
Duke u ndalur te vendimi i gjykatës për të cilin pretendon kompania “2A”, “Mabco” deklaron se nuk ka asnjë vendim gjykate që pengon hyrjen e punëtorëve në kantier.
Reagimi i "Mabco"-së:
Sot, për herë të dytë, në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës po përsëritet e njëjta situatë e papranueshme, plotësisht e paligjshme me VETËGJYQËSI të Valon Ademit.
Rreth 200 punonjës, inxhinierë dhe specialistë të shoqërisë Mabco Constructions S.A., ortakut mazhoritar me 98% të kuotave të shoqërisë koncesionare “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k. dhe investitorit kryesor që ka financuar dhe ndërtuar projektin me mbi 90 milionë euro investime direkte, po pengohen fizikisht të hyjnë në kantierin që ata vetë e kanë ngritur.
Nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor që ndalon hyrjen e Mabco-s ose nënkontraktorëve të saj në aeroportin që ajo ka ndërtuar me investimet e veta. Vendimi gjyqësor i pretenduar dje nga Valon Ademi dhe i shpërndarë në media është ai që pezullon përkohësisht të drejtën e votës së Mabco-s në shoqëri, vendim që aktualisht ndodhet në shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
ASNJË vendim gjyqësor nuk ka ndaluar hyrjen fizike të Mabco-s në kantier.
Ky ndalim i njëanshëm dhe arbitrar është vetëgjyqësi e pastër kriminale nga ana e z. Valon Ademi dhe ortakut minoritar 2%, e kryer nëpërmjet administratorit të kontestuar Vegim Hoxha dhe Bujar Ejupi.
Mabco Constructions S.A. nuk ka qenë dhe nuk është në asnjë rast nënkontraktor i shoqërisë VIA, siç tregohet qartë dhe pa asnjë dyshim në nenin 10.7 pika (iv) të Kontratës së Koncesionit. Mabco është ortaku mazhoritar, investitori kryesor, financuesi real dhe subjekti që përmbush kriteret teknike, financiare dhe operacionale mbi të cilat është dhënë vetë koncesioni.
Është detyrë ligjore e autoriteteve qeveritare dhe e Autoritetit Kontraktues (Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) të lejojnë dhe të garantojnë aksesin e lirë në hyrje dhe dalje të kantierit, sipas nenit 7.1 pika (b) dhe (c) të Kontratës së Koncesionit.
Mosveprimi i autoriteteve shtetërore ndaj këtij vendimi arbitrar të një ortaku me vetëm 2% të kuotave përbën qartazi mosplotësim të detyrimeve kontraktore nga ana e shtetit shqiptar.
Ekipi ynë ligjor ka njoftuar sërish dje Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për këtë situatë të rëndë dhe për dështimin e Policisë së Vlorës që, edhe sot, nuk po garanton rendin publik, sigurinë dhe mbrojtjen e pronës së investuar nga Mabco.
Referuar nenit 1.1 të Kontratës së Koncesionit, Autoritet Kompetent nënkupton "çdo autoritet, ministri, agjenci, inspektorat, departament, gjykatë, gjykatë arbitrazhi, agjenci administrative ose komision, ose ndonjë organ tjeter qeveritar, bashkie, administrativ ose ent rregullator, (në secilin rast deri në masën ku secila nga të mësipërmet ka juridiksion mbi secilën ose të gjitha Palët, këtë Kontratë dhe/ose çështje të kësaj Kontrate)." Në këtë definicion është edhe Policia e Shtetit dhe referuar nenit 13.1, veprimet dhe mosveprimet e Policisë së Shtetit, duke mos garantuar madje duke penguar aksesin e shoqërisë Mabco në pronën e saj, përbën Veprim Material të Pafavorshëm Qeveritar në dëm të një investitori të huaj.
Ne presim nga autoritetet kompetente që të ndërhyjnë menjëherë për:
- të ndalojnë këtë vetëgjyqësi kriminale;
- të garantojnë aksesin e plotë dhe të papenguar të punonjësve, inxhinierëve dhe nënkontraktorëve tanë në kantier;
- të mbajnë të paprekur terminalin dhe veprën e ndërtuar nga Mabco.
Mabco Constructions S.A. kërkon të besojë në sundimin e ligjit dhe në mbrojtjen e investimeve të huaja dhe jo në VETËGJYQËSI kriminale të Valon Ademit. Do të vazhdojmë të ushtrojmë të gjitha të drejtat tona ligjore, civile dhe penale, ndaj çdo personi ose subjekti që cenon investimin tonë dhe interesin kombëtar të projektit.
Ekipi Ligjor i Mabco Constructions S.A.
Ditën e sotme është emëruar drejtori i ri i Shërbimit të K...
Pritjes i erdhi fundi! CNA TV sjell duke nisur nga sot, 19...
Gjykata e Posaçme ka caktuar trupën gjykuese që do të gjyk...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një njoftim në lidhje m...
Ish-drejtori i Portit të Durrësit, Agron Tare, është paraq...
Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për ...
Mbretëria e Bashkuar është përfshirë nga një krizë e ashpë...
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka dalë nga ...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, ësht...
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqi...
Që prej ditës së djeshme, 18 maj, në Shqipëri ka nisur “Tu...
Ditën e sotme ka pasur sërish tensione në ambientet e aero...
Biznesmeni Endri Meksi ka mohuar zërat se është marrë peng...
Një gazetar është dhunuar fizikisht nga disa persona mbrëm...
Deputeti i PD-së Klevis Balliu është tallur me Ervin Salia...
Gazetari Baton Haxhiu ka komentuar intervistën mediatike t...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar mbrëmjen e sotme në “...
Gazetari Flamur Vezaj ka folur për personat e burgosur në ...
Ish-prokurori Eugen Beci ka folur mbrëmjen e sotme lidhur ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se AKSHI është dosja ...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth katër kilogramë kokainë janë sekuestruar gjatë një k...
Nëna e 17-vjeçares së dhunuar në Fier ka rrëqethur me ...
Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe ka dërguar në G...
Sot, më datë 07.07.2026, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (...
Shqipëria është vlerësuar me dy medalje nderi në ceremonin...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Teksa numri total i vdekjeve ra në 2025, ato nga sëmundjet...
Ndërsa Shqipëria përballet me sfidat e vazhdueshme të demo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar zyrtarisht...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka tronditur Samiti...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi në sa...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi s...
Të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i Stati...
Qeveria po jep 4 milionë euro, për një event që pritet të ...
Pak ditë para koncertit të Kaney West në Tiranë, narrativa...