web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Karçanaj "kyç" gojën pas daljes nga SPAK-u

19 Maj 2026, 10:25, Aktualitet CNA

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka dalë nga ambientet e SPAK-ut, ku u paraqit në zbatim të masës “Detyrim paraqitje”.

Në daljen e saj nga SPAK-u, Karçanaj nuk ka thënë asnjë fjalë për mediet. Teksa avokatja e saj është shprehur se ish-drejtoresha e AKSHI-t do të flasë kur të dojë ajo të prononcohet.

Ndaj Karçanajt rëndojnë akuzat për shkelje të barazisë në tenderë, grup kriminal dhe kryerje e veprave penale nga grupi i organizuar kriminal.

Pak ditë më parë, Gjykata e Lartë vendosi për Karçanajn ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest shtëpie” në “Detyrim paraqitje”.





Lajmet e fundit nga