Në kërkim nga SPAK-u/ Endrit Habilaj darkon në Austri me Mirel Mërtirin
Gazetari Endrit Habilaj u shpall në kërkim disa ditë m...

Sektori i ndërtimit në vendin tonë është në një fazë të vrullshme të zhvillimit të pallateve e kullave në zona urbane, por të dhënat e Censit 2023 zbuluan se një pjesë e banesave në pallate, rreth 40 për qind e tyre në të gjithë vendin, nuk banohen nga askush.
Sipas të dhënave të Censit në të gjithë vendin numërohen 431 mijë banesa në pallate nga të cilat 170,264 janë bosh dhe mbi 261 mijë ishin të banuara.
Banesat bosh janë një pasuri prej miliarda eurosh që është ngrirë në formën e një investimi që nuk gjeneron të ardhura dhe punësim.
Burimet nga tregu pohojnë se një pjesë e madhe e banesave bosh janë në qytetet e mëdha të vendit dhe sidomos në Tiranë dhe Durrës. Sipas tyre, stoku i banesave bosh është krijuar nga emigrimi i familjeve, të cilët nuk kanë planifikuar qiradhënien.
Ndërsa pjesa më e madhe e stokut u takon investimeve që kanë bërë individë brenda dhe jashtë vendit. Shpesh banesat e blera për investime dhe të padhëna me qira janë pjesë një zinxhiri të përdorur për pastrimin e parave të bëra në mënyrë të paligjshme.
Teksa sektori i ndërtimit ka mbiofertë për banesa, Këshilli i Rregullimit të Territorit lëshoi leje për ndërtimin e kullave deri në 100 kate muajin e fundit.
Në kontrast, ndërsa oferta për banesa shtohet popullsia e vendit po tkurret me shpejtësi nga emigracioni i lartë dhe nga rënia e lindjeve. Sipas të dhënave të Censit 2011, popullsia e vendit u tkurr me 14.8 për qind ose mbi 400 mijë persona.
Për më tepër, struktura e popullsisë është në plakje të shpejtë. Ndërmjet 2011 dhe 2023, mosha mesatare e popullsisë së vendit u rrit me 7.5 vite. Një popullsi më e vjetër në moshë nuk ka interesa për të investuar në pasuri të paluajtshme.
Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme me 2023. Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0 për qind të këtyre banesave, ndërsa 39,9 për qind e tyre janë pallate.
Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1 për qind) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0 për qind).
Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin e Censit rezultuan 726.325 (67,1 për qind) banesa të banuara, duke vlerësuar 32,9 për qind banesave zakonshme të pabanuara.
Shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3 për qind për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4 për qind për banesat në pallate, shtëpitë individuale dhe ato në rend tarracor ishin përkatësisht secila 29,2 dhe 29,8 për qind.
Përafërsisht në përqindje të barabarta, banesat e zakonshme ishin ndërtuar në periudhën që nga viti 2001 (36,4 për qind), dhe në periudhën 20-vjeçare 1981-2000 (37,5 për qind), ndërkaq rreth një e katërta (26,1 për qind) ishin ndërtuar para vitit 1981.
Rreth një e katërta (26,1 për qind) e banesave të zakonshme janë ndërtuar para vitit 1981 dhe përafërsisht në përqindje të barabarta, në periudha 20-vjeçare, 1981-2000 ishin ndërtuar 37,5 për qind, dhe që prej vitit 2001 e në vijim janë ndërtuar 36,4 për qind. /Monitor
Gazetari Endrit Habilaj u shpall në kërkim disa ditë m...
Festa e Birrës, festa më e madhe dhe më popullore e stinës...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka dhënë një mesazh për të nga...
Greqia po vijon të përballet me sëmundjen e murtajës së ba...
Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvi...
Një autobus i linjës Sarandë-Tiranë dhe anasjelltas është ...
Për sezonin e ri akademik ka pasur interes të lartë të të ...
Numërimi mbrapsht ka nisur dhe Tring Sport, platforma më e...
Gjatë 7 muajve të parë të 2024-ës, Autoriteti i Mediav...
SPAK-u ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 11...
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Pogradec. ...
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ka njoftuar se tashmë...
Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i SPAK-ut, i z...
Syri i Kaltër mbetet në Trip Advisor ndoshta destinaci...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me arr...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve krye...
Arrestohet reperi shqiptar Rigles Rajku, i cili njihet...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ngre pikëpyetje mbi sistemin e...
Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti,n...
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë zgjedhur të kalojnë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...