Investimi në Zvërnec/ Rama: Ja njeriu që investitorët kanë kontraktuar për arkitekturën e peizazhit
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botëro...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botëro...
Një ditë më parë SPAK-u në bashkëpunim me Policinë e Shtetit organizoi një megaoperacion ku u shkatërruan 8 grupe kriminale si dhe u ekzekutuan 18 masa sigurie.
Ndërkohë, janë zbardhur dëshmitë e Nuredin Dumanit, i cili ka treguar disa prej ngjarjeve kriminale.
Dumani ka treguar se avokati Alban Bengasi ka dhënë 120 mijë euro për të eliminuar ish-gruan e tij, vetëm se mendonte se e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë.
Në dosjen e siguruar nga “Report Tv”, Dumani rrëfen se fillimisht Bengasi kishte kërkuar që gruaja e tij të dhunohej dhe t?i shkaktoheshin dëme të shumta.
Dumani tregon se nuk e pranoi këtë porosi, sepse nuk i pëlqente të rrihte gra. Ndaj, për këtë çështje u ngarkua Eljo Bitri dhe një djalë tjetër për të cilin Dumani thotë se nuk i kujtohet kush ishte.
Pasi e kishin ndjekur për ditë me radhë Blerta Bengasi (Ruçin), Eljo Bitri e qëllon atë me grushte në fytyrë derisa i del gjak. Pas kryerjes së porosisë, Dumani takon avokatin për t?i marrë paratë, por ky i fundit ishte i pakënaqur pasi ajo nuk kishte thyer as krah dhe as këmbë.
Rrëfimi i Nuredin Dumani
Në fund të vitit 2019 ose fillim të vitit 2020 me sa mbaj mend, më kërkon Festim Qoli, por se mbaj mend me telefon ose me ndonjë person, takimin e kemi bërë te shtëpia e Festimit. Kur kam shkuar te shtëpia më ka kërkuar ndihmë për një mikun e vet. Ishte avokat, ky avokat ka qenë edhe avokati im në çështjen që ka pasur për heqje të lirisë së personit në vitin 2013, mbaj mend që ka pasur një “Range Rover” të fundit me 444.
Avokati është qeros, i gjatë, i dobët, me emrin Alban. E kam takuar dhe vetë mbrapa për këtë punë që më tha Festimi. Kam shkuar në darkë te Festimi, pasi ndenjëm më kërkoi të rrihnim një femër kundrejt pagesës. Kjo femra jetonte në Tiranë te Kodra e Diellit ia di dhe pallatin nëse shkoj dhe shikoj. Ajo kishte një “Fiat Punto” ngjyrë vishnje me sa mbaj mend unë dhe targat mund të kenë qenë “020DI”, por s?jam i sigurt për këtë gjë. Festimi më tha sa lekë doja që ta bëja si punë.
Unë i thashë që nuk e kam me qef me e rraf, por do e diskutojmë që t’i çojmë dikë tjetër. Festimi ma kërkoi me ngulm këtë gjë pasi donte t’ia bënte si nder mikut të tij që kishte avokat. Këtë punë Festimi donte shumë që t’i realizonhej pasi kur ra tërmeti në nëntor, ju prish kompleksi dhe kërkonte dëmshpërblim nga shteti dhe avokati do e ndihmonte që të merrte 500.000 euro. Festimi më çoi afër te shtëpia e saj dhe më tha se kush ishte objektivi. Unë e pashë atë ditë dhe e fiksova si pamje. Nga ajo ditë unë e ndoqa disa ditë vetëm për t’i mësuar itinerarin dhe më pas e kam ndjekur një ditë me Asllan Plakun, por ai nuk ma mbushi mendjen dhe e lashë si punë që të ma bënte ai dhe më pas i thashë Eljo Bitrit dhe një djalë tjetër që nuk ia mbaj mend emrin dhe as si pamje nuk e mbaj mend mirë. E kam ndjekur gruan edhe me Eljon dhe atë djalin dhe i tregova ku rri, çfarë bën. Mbaj mend që ajo blinte byreqe në drekë te një byrektore në një kioskë njëkatëshe afër një shkolle, ajo rrugë ka qenë mbrapa ish-Tregut Elektrik, mbaj mend që nga ajo rrugë dilje te një spital dhe më pas te “TEG”-u.
Ajo merrte çdo ditë byrek aty, ndonjëherë ajo pinte dhe kafe në një lokal në katin e 2-të me disa gra të tjera. Pasi e pa Eljo se ku ishte u sigurua për personin dhe unë ika pastaj. Dua të shtoj se Festimi donte patjetër që t’i thyenim një këmbë ose një dorë. Eljo mbasi mbaroi punën më ka shkruar mesazh dhe më pas kemi pirë kafe duke më thënë që e kreva atë punë. Më tregoi që i kishte rënë me grushta fytyrës derisa e kishte parë që kishte qenë duke i dalë gjak nga fytyra. Goditja ka ndodhur brenda një mjeti. Goditja ka ndodhur përballë byrektores. Unë e prisja gruan që kur dilte nga shtëpia nuk e mbaj mend orën, dhe e ndiqja deri te byrektoret në fakt e ndiqja kudo që shkonte ajo, doja të dija me imtësi rrugët që bënte ku shkonte që t’i jepja informacion të plotë çunave. Shkova te Festimi, i kërkova lekët, por ai nuk ishte i kënaqur sepse nuk kishim thyer as këmbë as dorë, por vetëm turinjtë. Festimi në atë moment kishte folur me avokatin. Avokati nuk ishte i kënaqur sepse nuk ishte arritur kërkesa e tij, ai donte që gruaja e tij të ishte sa më e dëmtuar.
Avokati pagesën ia dha Festimit dhe i kishte kërkuar Festimit që të bënim një takim të 3, të shkoja dhe unë që të diskutonim që ta eliminonim gruan e tij komplet pasi nuk donte që të ishte më gjallë. Me sa di unë avokati nuk donte që gruaja e vet të ishte gjallë pasi ajo e kishte tradhtuar me një shokun e vet të ngushtë. Duke e ndjekur gruan unë e pashë në fakt edhe të dashurin që vinte te shtëpia e kësaj gruaje në Kodrën e Diellit, e kam parë disa herë. Ishte një burrë rreth të 45?50, trup i shëndoshë, i madh. Takimin e bëmë në një lokal në Tiranë, vendin nuk e mbaj mend se ishte natë. Isha unë me Festimin dhe më vonë erdhi edhe avokati me një person tjetër që kishte dalë nga burgu pasi e kishte nxjerrë avokati. Në tavolinë avokati më shprehu pakënaqësi për punën e pabërë siç duhet dhe më pas më tha më mirë që shkoi kështu pasi më është shtuar inati dhe dua ta eliminoj fare.
Më ofroi çmimin e 120.000 eurove për ta mbaruar si punë. I thashë është shumë pak për një femër. Më thanë nëse nuk e bën ti do t’i them Gjegj Cukalit ta bëjë pasi më ka borxh për një nder pasi e kam nxjerrë nga burgu. I thashë vazhdo me Gjergjin unë se marr përsipër këtë gjë. Ndenjëm dhe gjysmë ore tjetër, por nuk e diskutuam më këtë gjë. Ai po na tregonte se për rrahjen mos u bëj merak ti as shokët pasi po iku për të bërë denoncim ajo, unë shefin e komisariatit e kam njeriun tim dhe ndërhyn ai që për këtë ngjarje të mos arrestohet kush. Pastaj ikëm për punën tonë unë me Festimin në Durrës. Gjatë rrugës Festimi me tha pse se more atë punë pasi ai është robi ynë dhe do të na bënte shumë ndere dhe punë të tjera se do e kishim në dorë atë pasi ai ka lidhje me gjyqtarë dhe prokurorë. Edhe unë për atë punë e mbaj afër atë. Ai pinte shumë mall, kokainë. E mbyllëm si muhabet dhe se hapëm më.
Gazetari Artan Hoxha ka ngritur dyshime të forta mbrëmjen e ...
Gazetari Artan Hoxha denoncoi sot se personat e shpallur në ...
Gazetari Artan Hoxha ka ngritur dyshime për vërtetësinë e de...
Nuredin Dumani prapa hekurave, ndërsa Talo Çela në kërkim ng...
Policia ka vënë në pranga edhe dy persona të tjerë, të cilët...
Rreth orës 02:20, në fshatin Grudë e re, Shkodër, ka shpërt...
Një sasi tritoli është vendosur në derën e lokalit të efekti...
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policis...
Në aksionin për “Golden bullet”, SPAK-u, ndërmjet të tjerave...
SPAK-u ka lëshuar urdhër arresti ndaj avokatit, Alban Bengas...
Shtetasi me inicialet A.D 54 vjeç banues në fshatin Ponçarë,...
Mes të arrestuarve nga operacioni i SPAK-ut, është edhe shef...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Ndaj shtetasit me iniciale P.Xh., 34 vjeç me detyrë Drejtor ...
Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, dhe drejtori i Policisë së Shte...
SPAK-u ka lëshuar urdhër arresti për avokatin Alban Bengasi,...
Nisur nga sjelljet agresive të drejtuesve të mjeteve, Polici...
Një operacion për kapjen e Ervis Martinajt është zhvilluar n...
Policia e Fushë-Krujës ka arrestuar një 19-vjeçar që dyshohe...
Finalizohet operacioni policor i koduar “Sei”, në sajë të të...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...