web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I dënuar për disa vepra kriminale në Suedi/ Kapet i riu në Shkodër

14 Maj 2022, 12:07, Kronika CNA

Shërbimet e PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Suedisë, të shtetasit: Bindi Agolli , 30 vjeç,  banues në Kosovë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Jonkoping/Suedi, me vendimin e datës 29.04.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite e 4 muaj burgim, për veprat penale ?Mashtrimi?, ?Heqja e paligjshme e lirisë?, ?Vjedhja? dhe ?Shkelja e ligjit për narkotikët?, parashikuar nga Kodi Penal i Suedisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga