Gjendet një bombë e pashpërthyer në Elbasan/ Dyshimet e para
Gjendet një bombë e pashpërthyer në fshatin Mengël të Elbasa...
Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim tre të pandehur, Ardjan Ahmetin, Dejvison Serjanin dhe të fejuarën e këtij të fundit, pasi akuzohen se krijuan kushte për vrasjen e Ervis Martinajt. Plani për eliminimin e Martinajt ishte bërë në 2019-ën.
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për dosjen hetimore për këtë ngjarje, ku rezulton se disponohen prova se këta persona përgjonin itinerarin dhe vendndodhjen e Martinajt, raporton BW.
PJESË NGA DOSJA HETIMORE
Nga aktet e ndodhura në fashikullin e prokurorit rezulton se: Shtetasi Dejvison Serjani është i fejuar me shtetasen N.Sh. Kjo e fundit ka punuar në një agjenci udhëtimesh në rrugën ?Myslym Shyri? ku shiste bileta udhëtimesh, paketa turistike, akomodime në hotele jashtë vendit, etj.
Shtetasi Dejvison Serjani ka kushëri të parë shtetasin Daut Elmazi (djalë daje). Gjithashtu ka rezultuar se shtetasi Ardjan Ahmeti dhe shtetasi Daut Elmazi njihen dhe janë kushërinj. Po sipas akteve dhe deklarimeve, ka rezultuar që të tre të pandehurit kanë njohje me njëri-tjetrin kryesisht njohje e siguruar nëpërmjet shtetasit Daut Elmazi si kontakt i përbashkët. Nga deklarimet e shtetases N.Sh., ka rezultuar që prej shtetasit Daut Elmazi, ajo dhe i fejuari i saj Dejvisoni kanè krijuar kontakte me shtetasit Leonard Duka dhe
Fatmir Hyseni (njohur me pseudonimin ?Doge? ?apo ?Dogja?. Këta dy shtetas kanë pasur në plan eliminimin fizik të shtetasit Ervis Martinaj dhe për organizimin e vrasjes ju është dashur informacion prej të pandehurve lidhur me lëvizjet e objektivit Martinaj jashtë vendit.
Në deklarime, e pandehura ka pranuar që në këmbim të informacioneve do të përfitonin shpërblim në para. Rezulton se në dy raste është dhënë informacion prej të pandehurve Serjani dhe vajza lidhur me planet e udhëtimit të objektivit Martinaj.
Nje herë informacioni i është përcjellë shtetasit Fatmir Hyseni (për një futurim të objektivit Martinaj me itinerar Prishtinë-Stamboll-Dubai), ndërsa herën tjetër informacioni i është përejellë shtetasit Leonard Duka (për një fluturim të objektivit Martina me itinerar Athinë-Stamboll-Valencia). Sipas deklarimeve të N.Sh, shtetasi Leonard Duka i ka paguar asaj dhe Dejvison Serjanit shumën prej 30,000 (tridhjetë mijë) eurosh.
Lidhur me aktivitetin e shtetasit Ardjan Ahmeti, ky shtetas ka punuar pranë Dreitorisë Vendore të Policisë Durrës si dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si specialist IT për periudhën 2015-2019.
Ka rezultuar sipas deklarimeve të tij që Daut Elmazi e ka lidhur me shtetasin Fatmir Hyseni. Dauti i ka kërkuar Ardjanit që të prezantohet te Fatmir Hyseni si punonjës policie dhe ti thotë që ai po siguron informacione lidhur me lëvizjet jashtë territorit të Shqipërisë të shtetasit Ervis Martinaj.
Dauti i ka premtuar edhe shpërblim në para për këta shërbim. Në këtë kuadër, shtetasi Ardjan Ahmeti është takuar me shtetasin Fatmir Hyseni dhe i ka komunikuar sipas porosisë së Dautit.
Shtetasi Fatmir Hyseni i ka oftuar para duke treguar një qese të ndodhur në makinën e tij brenda së cilës kishte kartmonedha Euro. Sipas deklarimeve të tij, Ardjan Ahmeti nuk ka pranuar që të marrë paratë. Nga deklarimet e shtetasit Ardjan Ahmeti rezulton se Dauti i ka thënë sa më siper duke dashur që të ?shesë? informacionin si të besuar te Fatmir Hyseni dhe duke e përdorur kushëririn e tij Ardjan Ahmeti si punonjës policie dhe si burim i besueshëm informacioni.
Nga takimi që ka pasur me Fatmir Hysenin, Ardjan Ahmeti ka marrë një telefon celular ?Enkro?.
Sipas deklarimeve, Ardjan Ahmetit i është komunikuar prej Daut Elmazit se informacionet lidhur me lëvizjet e Ervis Martinajt po siguroheshin prej N.Sh dhe Dejvison Serjanit.
Nga transkriptet e përgjimeve telefonike n. 1316 datë 15.06.2019 dhe n. 1319 datë 15.06.2019 rezultojnë edhe konfimimet e deklarimeve të shtetasve Dejvison Serjani, N.Sh dhe Ardjan Ahmeti. Ndërkohë që në kuadër të këtij procedimi, është kërkuar ndihmë nëpërmjet letërporosive nga ana e autoriteteve turke për të konfirmuar fluturimet dhe akomodimin për shtetasit Ervis Martinaj, Leonard Duka, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Igli Memaj, Gentjan Dautaj (Zoto). Nga kthim-përgjigjet e administruara në fashikull rezulton që këta shtetas kanë udhëtuar në të njëjtat data respektive kur supozohet që të realizohej atentati që po planifikohej. Edhe akomodimi i tyre rezulton në të njëjtin vend./CNA.al
Gjendet një bombë e pashpërthyer në fshatin Mengël të Elbasa...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj Greqi, ku nj...
Parandalohet një vetëvrasje në burgun e Drenovës, në Korçë.M...
Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi...
Dalin detaje nga parandalimi i vetëvrasjes së një të burgosu...
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në R...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Ll...
Një aksident ka ndodhur rreth orës 20:50, në rrugën rurale t...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjsh...
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore, është...
Më datë 12.05.2022, rreth orës 12:15, në lagjen nr. 13, shte...
Pas aksidenteve të ndodhura së fundi, policia është mobilizu...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm një aksident është regj...
39-vjeçari Ajas Sulejmani, i cili aksidentoi pak ditë më par...
Policia ka proceduar penalisht tre shtetas, pasi janë konfli...
Gjenden eshtra njeriu në pyllin e Sodës.Eshtrat janë gjetur ...
Policia në Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar “Çekrez...
Ka nisur seanca ndaj Ajas Sulejmanit, i cili ditën e diel në...
Finalizohet operacioni policor i koduar “Messina”, në kuadër...
Shpëtohet mrekullisht turisti francez që u përfshi në një ak...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...