“E vrava qenin se qante”/ Shokon në gjykatë piloti grek që i mori jetën gruas
Ngjarja e rëndë e ndodhur disa muaj më parë në Glyka Nera, ë...
Alternativa ruse ndaj Google Play Store ndodhet në fazë testimi. Ajo do t’u krijojë mundësinë përdoruesve që të shkarkojnë aplikimet që ofrohen me para për Smartphone-Android, të cilat nuk janë më në dispozicion për përdoruesit nga Rusia, pas sulmit të Moskës ndaj Ukrainës. Vetëm aplikimet falas mund të shkarkohen si më parë.
Emri zyrtar i tregut të ri për aplikimet në celular është NashStore dhe fillimisht u tha se do të vihej në dispozicion ditën e festës së 9 majit. Dita e festës kombëtare të 9 majit përkujton fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
NashStore, që do të thotë ?dyqani ynë” është një aplikim që funksionon në Smartphones Android dhe në pajisje të tjera. Ajo i krijon mundësinë përdoruesve në Rusi dhe në vendet e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik të lidhura me Moskën, që të shkarkojnë aplikime që blihen me para, t? i installojnë dhe aktualizojnë ato, ose të bëjnë pagesa për abonime, njëjtë si te Google Play Store. Zhvilluesi i këtij aplikimi e vlerëson atë si ?rezistent ndaj sanksioneve”.
NashStore funksionon me kartat bankare ruse në kuadër të sistemit të pagimit Mir, që është krijuar për t’u shpëtuar sanksioneve të mëparshme ndërkombëtare kundër Moskës dhe për të zvogëluar varësinë e Rusisë nga platformat amerikane të pagesave, si Visa dhe Mastercard.
Megjithatë, ky dyqan aplikimesh ka shumë më pak aplikime në numër sesa Google Play Store, megjithëse sipas faqes së internetit, “The Register”, 500 zhvillues i janë bashkangjitur komunitetit të NashStore.
Që prej muajit mars janë në fuqi sanksionet e Perëndimit të vendosura kundër sektorit financiar dhe bankar rus, për shkak të sulmeve të Moskës kundër Ukrainës.
Kjo i dha shkas koncernit Alphabet, ku mes të tjerave bën pjesë edhe Google Play dhe Youtube, që të ndërpresë në platformën e tij për Rusinë, të gjitha shërbimet që bazohen te pagesat. Kjo do të thotë se përdoruesit rus nuk mund të bëjnë më abonime gazetash, revistash, librash dhe përmbajtje audiosh apo videosh, që shkarkohen në aparatet e tyre android prej Google Play Store.
YouTube madje u mbylli burimin e parave prodhuesve të videoklipeve në Rusi, gjë që bëri që youtubasit rusë të kalonin në platformën konkurruese të vendit, në RuTube. Si masë kundërpërgjigjeje Kremlini bëri kufizimin e aksesit në platformat e mediave sociale perëndimore si Twitter, Facebook dhe Instagram në Rusi dhe i akuzoi ato se përkrahin Perëndimin në shpërndarjen e dizinformacioneve lidhur me invazionin ndaj Ukrainës, që Moska e quan ?operacion special ushtarak”.
Aplikimi i ri është zhvilluar nga platforma digjitale ANO. Kur bëri njoftimin e projektit në fund të muajit mars, Vladimir Zykov, drejtor i projekteve në platformën digjitale tha: “Për fat të keq rusët nuk mund ta përdorin më normalisht Google Play-in, për të blerë aplikime dhe zhvilluesit kanë humbur burimin e të ardhurave.” Prandaj, është krijuar dyqani rus i aplikimeve, NashStore.
Në një letër në faqen e internetit të NashStore mbrohet krijimi i aplikimit: Për shkak të ?presionit të madh të firmave perëndimore” ndaj Rusisë, është ?detyrë e organizatave dhe shoqatave publike të bëjnë gjithçka, për t’u ofruar alternativa vendase firmave dhe qytetarëve rus.” Sipërmarrja që fshihet pas aplikimit, është njëkohësisht shoqatë e sektorit të teknologjisë dhe firmave konsultuese të teknologjisë së informacionit. Përveç kësaj, platforma digjitale ANO zotëron një bazë të dhënash, që bën bashkë zhvilluesit e softwareve me klientët e bizneseve.
9 Maji është për rusët një ditë me rëndësi të madhe simbolike. Vendi organizon tradicionalisht një parade të madhe ushtarake në Sheshin e Kuq në Moskë, për të festuar përvjetorin e kapitullimit gjerman dhe fitoren e Bashkimit Sovjetik mbi Gjermaninë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Nën kryesimin e më pas presidentin Vladimir Putin, paradat janë bërë edhe më gjigande dhe kjo ditë fitoi gjithnjë e më shumë peshë në Rusi. Këtë vit rëndësia u shtua edhe më shumë për shkak të luftës në Ukrainë dhe futja në përdorim e aplikimit shihet si reagim ngushëllues për sanksionet perëndimore që kanë paralizuar ekonominë ruse./DW
Ngjarja e rëndë e ndodhur disa muaj më parë në Glyka Nera, ë...
Autoritetet ukrainase kanë nisur gjyqin e parë ndaj një usht...
Bashkimi Evropian u ka rikujtuar vendeve të Ballkanit Perënd...
Marcelo Pecci, një prokuror nga Paraguai i angazhuar në luft...
Detyrimi për mbajtjen e maskës do të vazhdojë të jetë në fuq...
Autoritetet ukrainase kanë nisur gjyqin e parë ndaj një usht...
Njohësit e politikave të Bashkimit Evropian thonë se propozi...
“Ballkani Perëndimor është politika jonë e jashtme më e rënd...
Bashkimi Evropian nuk do të kërkojë mbajtjen e maskave në ae...
Ukraina ndërpreu sot kalimin e gazit rus drejt Evropës, nga ...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, dhe homologia e tij su...
Lufta ka efekt edhe në furnizimet me gaz në Europë. Ukraina ...
Forcat ruse goditën me raketa portin e Odesës, me sa duket p...
Lot gëzimi nga takimi i dy vajzave të reja – njëra vinte nga...
Shtetet e Bashkuara besojnë se presidenti i Rusisë, Vladimir...
Në kohë normale hapësira digjitale është e mbushur me rreziq...
Ligjvënësit amerikanë pritet të votojnë sot për një projektl...
Politikanja e gjelbër dhe ministrja e jashtme gjermane, Anna...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u deklarua i pafajsh...
Ministri francez i Çështjeve Evropiane, Clement Beaune, tha ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...