46 ditë protestë/ Mbahet sot tubimi i radhës kundër qeverisë
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Organizata “Gazetarët pa Kufij”, në Treguesin Botëror të Lirisë së Shtypit, radhiti Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve problematike. Por, sipas treguesit që u publikua të martën, Shqipëria ka shënuar rënie, ndërsa Kosova ka shënuar përparim krahasuar me raportin e vitit të kaluar.
Treguesi i klasifikon vendet në mjedise ?të mira?, ?pak a shumë të mira?, ?problematike?, ?të këqija? ose ?shumë të këqija?, për lirinë e shtypit.
Në treguesin që përfshin 180 vende, Shqipëria radhitet në vendin e 103-të duke shënuar një rënie prej 20 vendesh krahasuar me vitin paraprak kur renditej në vendin e 83-të.
Kosova ndërkaq ka shënuar një ngritje prej 17 vendesh. Treguesi i “Gazetarëve pa Kufij” e radhiti atë sivjet në vendin e 61-të ndryshe nga një vit më parë kur ishte në vendin e 78-të.
Nga vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut ka shënuar përparim për 33 vende. Ajo radhitet sivjet në vendin e 57-të, ndërsa një vit më parë ishte në vendin e 90-të.
Serbia radhitet në vendin e 79-të, ndërsa një vit me parë ishte e 93-ta. Mali i Zi është në vendin e 63-të ndryshe nga treguesi i vitit të kaluar që e kishte renditur në vendin e 104-t. Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar rënie duke u radhitur në vendin e 67-të, ndërsa një vit më parë ishte në vendin e 58-të.
Organizata “Gazetarët pa Kufij” vlerëson se demokracitë po dobësohen nga asimetria midis shoqërive të hapura dhe regjimeve despotike që kontrollojnë mediat dhe platformat e tyre online, ndërkohë që bëjnë luftëra propagandistike kundër demokracive.
Agresioni kundër Ukrainës (e cila radhitet në vendin e 106-të të treguesit) nga Rusia (që është në vendin e 155-të) në fund të shkurtit, pasqyron këtë proces, pasi konfliktit fizik i parapriu një luftë propagandistike, thuhet në raport.
Kina, që është në vendin e 175-të, një nga regjimet autokratike më represive në botë, thuhet më tej, përdor arsenalin e saj legjislativ për të kufizuar popullsinë e saj dhe për ta shkëputur atë nga pjesa tjetër e botës, veçanërisht popullsinë e Hong Kongut i cili ka rënë ndjeshëm në renditjen e tij në treguesin e lirisë së shtypit duke u radhitur në vendin e 148-të.
Përplasjet midis ?blloqeve? po rriten, thuhet në raport, siç shihet ajo midis Indisë së nacionalistit Narendra Modi (që radhitet 150-ta) dhe Pakistanit (i 157-ti). Mungesa e lirisë së shtypit në Lindjen e Mesme vazhdon të ndikojë në konfliktin midis Izraelit (në vendin e 86-të) dhe Palestinës (në vendin e 170-të) dhe shteteve arabe.
Sipas organizatës, polarizimi i medias po ushqen dhe po forcon ndarjet e brendshme sociale në shoqëritë demokratike si Shtetet e Bashkuara, që radhiten në vendin e 42-të, pavarësisht zgjedhjes së presidentit Joe Biden.
Rritja e tensionit social dhe politik po nxitet nga mediat sociale dhe mediat e reja veçanërisht në Francë, e cila është e 26-ta. Shtypja e mediave të pavarura po kontribuon në një polarizim të mprehtë në ?demokracitë joliberale? si Polonia, e cila radhitet e 66-ta, ku autoritetet kanë forcuar kontrollin e tyre mbi transmetimin publik dhe strategjinë e tyre për ?ripolonizimin? e mediave private.
Treshja e vendeve nordike që radhitet në krye të treguesit, Norvegjia, Danimarka dhe Suedia, vazhdon të shërbejë si një model demokratik ku lulëzon liria e shtypit.
Situata është cilësuar si ?shumë e keqe? në një numër rekord prej 28 vendesh. Të dhjeta vendet më të këqija në botë për lirinë e shtypit përfshijnë, Sirinë, Irakun Kubën, Vietnamin, Mianmarin, Kinën, Turkmenistanin, Iranin, Eritrenë dhe Korenë e Veriut./VOA
Ambasadorja e SHBA-s[ në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një ...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka përcjellë një mes...
Sot banorët e Rinasit po protestojnë sërish, pas njoftimit t...
Banorët e Rinasit duket se nuk do të tërhiqen nga protesta. ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas përplasjes dhe ...
Ndërhyrja e forcave policore në protestën e banorëve në Rina...
Vijojnë përplasjet mes banorëve dhe forcave policore në Rina...
Një super–aksion është zhvilluar nga policia e Korçës dhe ...
Banorët e Rinasit kanë vijuar me protestat pasi ARRSH ka njo...
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, presidenti Ilir Meta...
Banorët në zonën e Kodrës së Priftit në Tiranë janë ngritur ...
Sipas MeteoAlb, territori Shqiptar në pjesën më të madhe të ...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka komentuar mungesës e 35 d...
Deputetja Albana Vokshi thotë se deputetët që nuk morën pjes...
Analisti Arjan Curri ka folur në lidhje me një draft-marrëve...
Në ditën e shenjtë të Bajramit, kryeministri Edi Rama i ka d...
Një përplasje mes IPKO dhe Digitalb ka ndodhur në Kosovë.Qyt...
Enri Ceno, një nga kandidatët që garoi për anëtarë të Këshil...
Ministrave do t’u ndalohet me ligj takimi me biznesmenë. Ata...
Deri në mesin e kësaj jave do të ketë prezencë të reshjeve n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...