web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përfundojnë zgjedhjet për kryetar të PD në 70 degë/ Vokshi prezanton gjetjet

28 Prill 2022, 11:01, Politikë CNA

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Albana Vokshi ka dalë sot në një deklaratë për mediat, për të folur në lidhje me procesin e zgjedhjeve për kryetar dege të PD.

Vokshi bëri të ditur se kanë përfunduar zgjedhjet në 70 degë të PD, ku në votim kanë marrë pjesë 39 512 anëtarë.

Ajo gjithashtu prezantoi edhe gjetjet, nga ky process zgjedhor.

Përfundojnë zgjedhjet për kryetar të PD në 70 degë/ Vokshi prezanton gjetjet

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Albana Vokshi ka dalë sot në një deklaratë për mediat, për të folur në lidhje me procesin e zgjedhjeve për kryetar dege të PD.

Vokshi bëri të ditur se kanë përfunduar zgjedhjet në 70 degë të PD, ku në votim kanë marrë pjesë 39 512 anëtarë.

Ajo gjithashtu prezantoi edhe gjetjet, nga ky process zgjedhor?vijon

?Ky proces ka nisur që në mbledhjen e Komisionit të Rithemelimit të datës 9 Janar, duke vazhduar me udhëzimin e datës 10, i cili përcaktoi edhe mënyrën, grupet e punës apo afatet e zgjedhjeve në të gjitha degët e PD.

Për shkak të dekretit të presidentit që përcaktoi zgjedhjet vendore në 6 bashki, procesi u ndërpre në këto 6 degë dhe u shty afati.

Sot mund të themi se në 70 degë të PD ka përfunduar procesi zgjedhor.

Gjetjet:

Në zgjedhje kanë marrë pjesë 39 512 anëtarë.

Janë dy degë në të cilat ende nuk është bërë procesi zgjedhor, në Malësia e Madhe dhe Tirana 12.

Me pjesëmarrjen në këto dy degë do kalohet edhe numri prej 40 mijë anatarësh.

Ka qënë interesi shumë i lartë i demokratëve për të marrë pjesë në të gjitha degët. Qendrat e votimit, sikurse edhe është informuar, votimi ka nisur herët në orët e para të mëngjesit porn ë shumë degë ka pasur shtyrje të mbylljes së procesit për shkak të interesit të demokratëve për të votuar.

Gjetje e dytë është konkurueshmëria shumë e lartë, gjë që ka sjellë cilësi.

Në këtë process kanë marrë pjesë 192 kandidatë, nga këto 27 zonja, diku më shumë se 14% zonja candidate për kryetare në të gjitha degët ku janë zhvilluar zgjedhjet.

Lista e kandidatëve me figura të nderuara dhe me reputacion. Për herë të parë janë zgjedhur 11 zonja kryetare. Pra, 11%. Ende nuk jemi në nivelin e duhur të grave kryetare, por do vazhdojmë të nxisim dhe promovojmë gratë që të kandidojnë për poste drejtuese të PD”.-tha Vokshi./CNA.al





Lajmet e fundit nga