“Çfarë tmerri përjetova në spital”/ “Trauma” i përgjigjet ish-këshilltarit të Gjonaj
Pas letrës së hapur të Toni Daans, ish-këshilltari e Etilda ...
Deputeti i PD Belind Këlliçi, ka publikuar sot mesazhin që ish-këshilltari ndërkombëtar për burgjet në Shqipëri, Ton Daans, i ka dërguar kryeministrit Edi Rama për gjendjen në spitalet shtetërore, pas një vizite që ka bërë në Shqipëri.
Daans i thotë Ramës se shëndetësia nuk është çështje përfitimi, por detyrë thelbësore e shtetit dhe një parakusht për një shkallë të pranueshme civilizimi.
Ai shprehet se shkalla e qytetërimit të shoqërisë sonë nuk është në përputhje me standardet evropiane në lidhje me kujdesin shëndetësor.
Sipas tij, nuk është e paimagjinueshme që njerëzit të vdesin kot, për shkak të kujdesit të dobët shëndetësor.
“Shëndetësia falas e Rilindjes Socialiste”
Hollandezi Ton Daans, ish-këshilltar ndërkombëtar për burgjet në Shqipëri, i shkruan kështu Edi Ramës për gjendjen në spitalet shtetërore.
“I dashur kryeministër, shëndetësia nuk është çështje përfitimi. Është detyrë thelbësore e shtetit që të garantojë një akses (të mirë dhe falas) për të gjithë qytetarët në një sistem të mirëkoordinuar të kujdesit shëndetësor.
Shërbimi i mirë shëndetësor lidhet drejtpërdrejt me të drejtat e njeriut, dhe respektimi i të drejtave të njeriut në të gjitha aspektet është një parakusht për një shkallë të pranueshme civilizimi. Jam i bindur se zoti Fjodor Dostoevsky do të pajtohej me mua se shkalla e qytetërimit të shoqërisë suaj nuk është në përputhje me standardet evropiane në lidhje me kujdesin shëndetësor.
Megjithatë, është qëllimi im i ndershëm dhe i sinqertë, të bëj avokatin e qytetarëve të thjeshtë të vendit tuaj të bukur në emër të përmirësimit të aksesit në një sistem të mirë shëndetësor për të gjithë shoqërinë tuaj.
Kryeministër, nuk bëhet fjalë për mua. Unë arrita të shkoj në shtëpi, të vizitohem në një spital modern të Evropës Perëndimore të pajisur mirë, por qytetarët shqiptarë, duke përjashtuar ata pak të pasur e të lumtur në vendin tuaj, nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit.
Kam frikë, dhe kjo nuk është e paimagjinueshme, që aty njerëzit vdesin më kot, gjë që mund të jetë një skenar realist në Spitalin e Traumës ose në spitale të tjera shtetërore.
Ka shumë që konfirmojnë se për shkak të kujdesit të dobët shëndetësor, njerëzit po vdesin.”
Për fatin tonë të keq, ky është realiteti i kushteve në spitalet tona shtetërore. Me këto kushte përballet çdo ditë qytetari i thjeshtë shqiptar, që e ka të pamundur të përballojë tarifat e privatit. Kujdesi shëndetësor dhe garantimi i një infrastrukture spitalore normale, është një e drejtë e çdo qytetari dhe jo privilegj i një pakice!?, shkruan deputeti në rrjetet sociale./CNA.al
Pas letrës së hapur të Toni Daans, ish-këshilltari e Etilda ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ...
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shpallur procedurën e konkuri...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka shkarkuar sot ng...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patos, ku një i moshuar ka...
Elisabeta Imeraj, një nga prokuroret më të njohura në Republ...
Numri më i madh i rasteve të maltretimeve dhe frikësimit të ...
Bordi i Transparencës është mbledhur sërish duke përcaktuar ...
Besimtarët myslimanë festojë sot Natën e Kadrit. Kjo natë ko...
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka depozituar një kër...
Kriminelët e organizuar në Ballkanin Perëndimor dhe veçanëri...
Ish kryeministri Sali Berisha, duke iu refereuar një denonci...
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është e pranishme sot...
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Zërit...
Nëntetari i Forcave të Armatosura Erjon Naska ka humbur jetë...
Drejtori i OJQ-së “Infoçip”, Gerti Shella tha se nga 291 kal...
Analisti Andi Bushati thotë se tashmë është fakt që konflikt...
Ish-Prefekti i Lezhës, Gjok Jaku, i cili ka dhënë dorëheqjen...
Operacioni “Çokollata” çoi në pranga babë e bir. Sipas polic...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...