Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kur Frieda eci për herë të parë në litar, në vitin 1938, Hitleri kishte tashmë pesë vjet në pushtet. Në atë kohë shteti nazist deportonte në kampet e përqendrimit sintit dhe romët, të cilët nuk ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga profesioni i tyre. Disa ishin tregtarë, muzikantë apo artistë. Që në vitin 1933 këto profesione konsideroheshin si “zanate joproduktive ose mashtruese”.
Në fakt një temë e trishtueshme: persekutimi nazist i gjithë familjes së saj dhe mungesa e dëmshpërblimit. Megjithatë Frieda Daniels, me mbiemrin e vajzërisë Lemoine, qesh shumë dhe me zë të lartë. Mesa duket këtë e ka bërë shumë shpesh në jetën e saj. Rrudha buzëqeshjeje ia rrethojnë sytë dhe gojën. Nuk duket si 89 vjeçare, më shumë si 60. Ish-pehlivania edhe sot ka të vendosur në kopsht një litar, mbi të cilin balancon.
Për herë të parë Frida hipi në litar për akrobaci kur ishte pesë vjeç. Në Stade, në Niedersachsen. “Të gjithë mbanin frymën, shikonin dhe unë kalova mbi litar. Të gjithë njerëzit në treg vinin te litari i vendosur lart. Në fund të gjithë më jepnin pak para, ishte shumë bukur!”. E gjithë familja e Friedës ishin kërcimtarë në litar në lartësi. Vendbanimi i tyre i përhershëm ishte Hamburgu, por gjatë sezonit ata udhëtonin nëpër Gjermani me kamper për të shfaqur artin e tyre.
Ndalimi i profesionit e goditi familjen e Friedës në vitin 1942. Ata u penguan që të largoheshin nga vendi, ku u ishte bërë regjistrimi. Për regjimin nazist kjo ishte përgatitje për deportim dhe shfarosje. Të prekurit duhej të qëndronin në një vend. Familja e Friedës dhe shumë sinti dhe romë të tjerë nuk ishin më në gjendje të ushtronin profesionet tyre. Ata u zhytën në varfëri.
“Ishte shumë keq, aspak e lehtë?, thotë Frieda. Ajo e përzien herë pas herë gjermanishten me fjalë angleze. Në vitin 1954 emigroi në SHBA. Sot ajo jeton në Temecula, Kaliforni. Ne flasim me videocall.
Gjatë kohës së ndalimit për t`u larguar nga një territor i caktuar kemi vuajtur nga uria, thotë Frieda. Sintit dhe romët merrnin shumë më pak triska ushqimore se të tjerët. Frieda dhe vëllezërit e motrat e saj nuk lejoheshin më të shkonin në shkollë. Fëmijët e tjerë i shanin ata “ciganë?. Gjatë bombardimeve askush nuk i lejonte në strehimoret e tyre. “Ata e dinin që ne ishim ciganë, sepse kishim flokë të errët, sy të errët. Nëna ime ishte shtatzënë, me dhjetë fëmijë, bombat binin, fenerët digjeshin dhe askush nuk na lejonte të hynim brenda. Ishte e tmerrshme.”
Regjimi nazist donte të regjistronte të gjithë sintit dhe romët në polici në bazë të përkatësisë biologjike racore. Edhe babanë e Friedës, Johann. Atij iu desh t’i nënshtrohej një “ekzaminimi biologjik racor”: Nazistët i matën dhe i fotografuan sintët dhe romët në ekzaminime poshtëruese – shpesh me dhunë – dhe përgatitën të ashtuquajturat “raporte racore”. Për regjimin ata konsideroshin “racë inferiore?.
Po të ishe një herë i regjistruar ishte gati e pamundur të arratiseshe. Babai i Friedës duhej të paraqitej në Gestapo çdo dy javë gjatë qëndrimit në një vend dhe të merrte me vete dy fëmijë. Edhe Frieda kishte qenë një herë aty. Atë e ndanë nga babai dhe e morën në pyetje. Edhe sot e kësaj dite ajo ka një ndjenjë pasigurie, kur i duhet të shkojë te autoritetet ose kur shikon policinë. Për nënën e saj marrja në pyetje nga nazistët ishte gjëja më e tmerrshme: “Ajo vetëm qante. Ajo nuk e dinte, nëse do të ktheheshim”. Nazistët kishin deportuar ndërkohë shumë nga të afërmit e tyre.
Prindërit e Friedës ziheshin vazhdimisht për çështjen, nëse duhej të qëndronin apo të iknin? Herët a vonë ekzistonte rreziku që të deportoheshin në një kamp përqendrimi, por ata mund të kishin akoma një shans për t’u çliruar më pare nga aleatët. Por nëse nazistët i kapnin duke ikur, do të deportoheshin menjëherë.
Frieda ngrihet nga karrigia dhe merr një foto të babait të saj për të ma treguar. I hollë, krenar, me kostum të zi, flokë të zinj. Ai mund të kishte qenë një diplomat i mirë, thotë ajo duke qeshur. Ai ka pasur gjithmonë shumë kontakte, lidhje të mira. Kur nuk kishin ushqim, ai e gjente. Kur nuk kishin strehë, ai gjente një të re. Kur iu desh të iknin, ai organizoi biletat e trenit.
“Babai im dëgjonte fshehurazi radion BBC. Kështu ai zbuloi se Hamburgu do të bombardohej masivisht.” Ata nuk do të kishin patur asnjë shans për të mbijetuar në kamperin e tyre. Në mes të natës morën trenin, duke lënë gjithçka pas. U fshehën në Turingi te gjyshja e tyre nga nëna, e cila nuk ishte sinti. Në fakt ata donin të ktheheshin, por kamperi i tyre u shkatërrua tërësisht. Frieda thotë se ndoshta për këtë arsye qenë me fat. Ndoshta nazistët kishin menduar, se kishin vdekur në bombardim.
Frieda mban para kamerës foto të pas vitit 1945. Ajo dëshiron të më tregojë gjithçka. Familja jetonte në Kassel, por udhëtonte në të gjithë Gjermaninë me shfaqjet e saj në lartësi. Fotografi të mëparshme nuk ka, ata janë djegur në bombardim. Ajo kërkon nga vajzat dhe nipërit e saj, t’i sjellin vazhdimisht foto të tjera.
E shoh Friedën në fotografi bardh e zi, në moshën 18 vjeçare para kamperit të familjes së saj, në moshën 20 vjeçare mbi litar në lartësi, apo me të atin në audicion në Moulin Rouge në Hollywood.
Frieda deri më sot nuk ka marrë dëmshpërblimin e duhur për padrejtësinë që pësoi. Vetëm një herë rreth 2000 euro, kjo ishte e gjitha, thotë ajo. Ajo po lufton për dëmshpërblim të vazhdueshëm për vitet, kur iu pamundësua vajtja në shkollë, për dëmin ekonomik të shkaktuar nga humbja e profesionit, si dhe për vuajtjet psiqike dhe fizike. Ky nuk është rasti i vetëm: qeveria gjermane akoma nuk e njeh të ashtuquajturin moslejim për t`u larguar nga një territor i caktuar si masë të persekutimit nazist.
Historianët e shohin këtë ndryshe: Regjimi nazist që nga viti 1939 ndoqi politikën e dëbimit nga Rajhu gjerman të të gjithë popullsisë së mbetur sinti dhe rome. Heinrich Himmler, drejtuesi i forcave SS, urdhëroi ndalimin e largimit nga territori për të përgatitur dëportimin e plotë.
Raporti i Komisionit të Pavarur për Antiziganizmin, i publikuar në vitin 2021, bën thirrje që viktimat e pakta të mbijetuara të kompensohen përfundimisht në mënyrë adekuate. Qeveria gjermane e ngarkoi komisionin të shqyrtonte për dy vjet situatën e komunitetit sinti dhe rom. Edhe Frieda vazhdon të luftojë së bashku me Këshillin Qendror të sinti dhe romëve gjermanë. Në fakt nuk bëhet fjalë për shumë, rreth 400 euro në muaj.
“Kjo do të ishte një mrekulli! Por Këshilli Qendror thotë se janë ende në bisedime. Por sa duhet të zgjasë kjo? Jemi të gjithë gati 90 vjeç. Ne ishim atje, e përjetuam!”/DW
Dy motra në një apartament në Varshavë po bëjnë fletushka, p...
Irani ka konfirmuar se ka zhvendosur centrifugat në uzinën b...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka quajtur ...
Bashkimi Evropian planifikon të vendosë sanksione për bankat...
Kush mendon, se vetëm në SHBA ka teori konspirative që rrezi...
Një tërmet i fortë ka tronditur rajonin e Greqisë Jugore në ...
Më shumë se 900 trupa civilësh u zbuluan në rajonin e Kievit...
Garda Civile ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, 34 vjeçarë ...
Një person është vrarë dhe disa janë plagosur në sulmet me r...
Britania tha se sulmet ruse ndaj infrastrukturës civile në U...
Rusia tha se ua ka ndaluar hyrjen në shtet kryeministrit bri...
Presidenti ukrainas, Zelensky ka bërë fjalë se deri tani kan...
Sot shënohet 23-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës,...
Brenda tre ditëve, zyrtarët kufitar të Policisë së Kosovës j...
Që në kohët e lashta tregtarët shkruanin mbi pllaka guri lis...
Rusia mesa duket ka filluar hakmarrjen, pas fundosjes së ani...
Prokurorja e Përgjithshme Iryna Venediktova hedh një vështri...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë...
Kancelari gjerman Olaf Scholz dëshiron të shpenzojë dy milia...
“Misioni NATO-s në Kosovë, KFOR, dënon ashpër sulmet e fundi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...