“Rast me pasuri të konsiderueshme”/ Braho paralajmëron goditjen e radhës nga SPAK
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, tha sot se p...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, tha sot se p...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka quajtur presidentin rus, Vladimir Putin, kriminel lufte, pas një sërë sulmesh të raportuara të ushtrisë ruse në spitalet, maternitetet dhe objektivat tjera civile në Ukrainë.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të fqinjit të saj më 24 shkurt. Zyrtarët ukrainas e kanë vënë numrin e civilëve të vrarë në ?dhjetëra mijëra?, megjithëse shifrat nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.
Ato që kanë tronditur botën në mënyrë të veçantë, kanë qenë imazhet nga Buça, qytet në zonën e Kievit. Pas tërheqjes së forcave ruse atje, në fillim të këtij muaji, qyteti është gdhirë me varre masive dhe trupa të pajetë njerëzish nëpër rrugë – disa prej tyre edhe me duar të lidhura nga pas. Ukraina ka fajësuar forcat ruse për qindra vrasjet; Rusia ka mohuar çdo përgjegjësi.
Por, presidenti Biden ka thënë se ka prova të fuqishme për mizoritë e kryera nga trupat ruse dhe ka bërë thirrje për gjykimin e Putinit.
?Ai është kriminel lufte. Duhet t?i mbledhim informacionet. Duhet të vazhdojmë t?i ofrojmë Ukrainës armët që i nevojiten për të vazhduar luftën. Duhet t?i sigurojmë të gjitha detajet që të kemi një gjykim për krime të luftës. Ky njeri është brutal. Ajo që ka ndodhur në Buça është mizore?, ka thënë Biden.
Para Buçës, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Rusia ka shkatërruar ndërtesa banimi, shkolla, spitale, automjete civile e qendra tregtare – të gjitha këto veprime që, sipas SHBA-së, përbëjnë krime lufte.
Sulmi i forcave ruse në një teatër në qytetin e Mariupolit, në muajin mars, duket se ka qenë i pari që ka shkaktuar vrasje masive. Para tij, Ukraina e ka cilësuar një sulm në një spital të Mariupolit si krim lufte. Ukraina ka thënë po ashtu se ka gjithnjë e më shumë prova për sulme me bomba thërmuese dhe eksplozivë termobarikë në zonat civile në qytetin e Harkivit.
Konventa e Gjenevës i përkufizon krimet e luftës si vrasje me dashje, torturë ose trajtim çnjerëzor – të pajustifikueshme për nevojat e ushtrisë.
Nga Lufta e Dytë Botërore ka pasur disa gjykata, përfshirë atë që ka hetuar krimet e luftës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë. Sot, Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë janë dy institucione që veprojnë në mbështetje të rregullave të luftës. E para heton dhe ndjek penalisht kriminelët individualë të luftës që nuk dalin para gjykatave të shteteve të tyre.
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka hapur tashmë një hetim për krimet e mundshme të luftës në Ukrainë, por ende nuk është e sigurt nëse dikush do të sillet para drejtësisë.
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, ka thënë se provat për krime të dyshuara lufte në Ukrainë ?duhet të hetohen hap pas hapi?.
?Njerëzit janë në ankth, njerëzit vuajnë. Është detyra jonë, kolektivisht, të sigurojmë se ligji nuk mbetet një ide abstrakte, por vihet në veprim, për të ofruar mbrojtje dhe për të siguruar drejtësi?, ka thënë Khan.
As Rusia dhe as Ukraina nuk janë anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe Moska nuk e njeh këtë institucion, i cili është hapur në Hagë në vitin 2002. Megjithatë, Ukraina i ka dhënë gjykatës miratimin për të hetuar krimet e dyshuara të luftës në territorin e saj.
David Scheffer, i cili ka shërbyer si ambasador i SHBA-së për Çështjet e Krimeve të Luftës në administratën Bill Clinton, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se krimet e luftës në Ukrainë janë të mëdha dhe të dukshme dhe, sipas tij, ato do të mund të vërtetohen edhe në gjykatë.
?Numri i hetuesve në terren është më i madhi që kam parë në ndonjë konflikt, gjatë 30 vjetëve të fundit. Në këta 30 vjet kemi fituar shumë përvojë në hetimin e krimeve mizore. Ekspertiza nga shumë vende dhe nga Gjykata Ndërkombëtare Penale është vendosur tashmë në Ukrainë. Ky do të jetë një hetim i gjerë i krimeve të kryera nga ushtria ruse e, rrjedhimisht, nga Qeveria ruse?, thotë Scheffer.
Alex Whiting, ish-prokuror në Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe profesor në Shkollën Juridike të Harvardit, thotë se, në të shumtën e rasteve, hetuesit nuk kanë qasje në skenën e krimit për kohë të gjatë dhe kjo pastaj i komplikon hetimet. Por, në Ukrainë, sipas tij, situata është ndryshe.
?Këtu, hetuesit kanë qasje në vendin e ngjarjes relativisht shpejt pas krimit të dyshuar. Dhe ky është një avantazh i madh, sepse provat, provat fizike, provat mjeko-ligjore degradohen shumë shpejt me kalimin e kohës. Në rastin e Ukrainës, hetuesit mund t?i mbledhin provat derisa janë të freskëta, të marrin intervista nga dëshmitarët dhe video që mund të jenë të disponueshme. Pra, kjo është një gjë shumë pozitive për hetuesit ukrainas dhe hetuesit ndërkombëtarë?, thotë Whiting./REL
Bashkimi Evropian planifikon të vendosë sanksione për bankat...
Kush mendon, se vetëm në SHBA ka teori konspirative që rrezi...
Një tërmet i fortë ka tronditur rajonin e Greqisë Jugore në ...
Më shumë se 900 trupa civilësh u zbuluan në rajonin e Kievit...
Garda Civile ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, 34 vjeçarë ...
Një person është vrarë dhe disa janë plagosur në sulmet me r...
Britania tha se sulmet ruse ndaj infrastrukturës civile në U...
Rusia tha se ua ka ndaluar hyrjen në shtet kryeministrit bri...
Presidenti ukrainas, Zelensky ka bërë fjalë se deri tani kan...
Sot shënohet 23-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës,...
Brenda tre ditëve, zyrtarët kufitar të Policisë së Kosovës j...
Që në kohët e lashta tregtarët shkruanin mbi pllaka guri lis...
Rusia mesa duket ka filluar hakmarrjen, pas fundosjes së ani...
Prokurorja e Përgjithshme Iryna Venediktova hedh një vështri...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë...
Kancelari gjerman Olaf Scholz dëshiron të shpenzojë dy milia...
“Misioni NATO-s në Kosovë, KFOR, dënon ashpër sulmet e fundi...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dënuar ashpër at që e...
Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka ...
Franca tha më 14 prill se ambasada e saj në Ukrainë do të ri...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...