Fundosja e “Moskvës”/ Hakmerret Rusia, godet fabrikën e raketave ukrainase
Rusia mesa duket ka filluar hakmarrjen, pas fundosjes së ani...
Që në kohët e lashta tregtarët shkruanin mbi pllaka guri listën e mallrave për të tërhequr vëmendjen e blerësve. Shekuj më vonë u zbuluan reklamat me afishe. Muzeu Folkwang me një ekspozitë mbi historikun e tyre.
Shikimit të mprehtë të Uncle Sam-it nuk i shpëton dot, që nga afishja ai përcjell qartë me gishtin tregues shtrirë drejt jush mesazhin: “I Want You for the U.S.?Army.”- shqip “Ti më duhesh për ushtrinë amerikane.?
Afishja e vitit 1917 u kujton djemve të rinj detyrën patriotike për të luftuar për atdheun në Luftën e Parë Botërore. Afishja, e dizajnuar nga nju-jorkezi James Montgomery Flagg, është përdorur nga ushtria amerikane për të bërë fushatë rekrutimi edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe përdoret edhe në ditët e sotme. Reklama kult njihet në gjithë botën.
Kështu që nuk është rastësi që Muzeumi Folkwang në Esen të Gjermanisë Perëndimore ka zgjedhur titullin “We Want You!”, “Ti na duhesh!? si titull të ekspozitës aktuale mbi historinë e afisheve, ku tregohen dizajne që kanë marrë frymëzimin nga filmat vizatimorë, ilustrimet dhe fotografitë historike që nga shekulli 18-të deri në ditët e sotme, përfshirë edhe perspektivat e të ardhmes.
Çfarëdo që të ndodhë, thotë kuratori Rene Grohnert, afishet do të ekzistojnë, edhe nëse do të kthehen në formë digjitale. Ai beson shumë në thënien: “Një pikturë ka vlerën e një mijë fjalëve.?
Origjina e pllakave të lashta prej guri
Paraardhësit e afisheve kanë qenë pllaka prej guri me simbole të gërvishtura nga egjiptianët e lashtë. Romakët vendosnin pllaka druri me njoftime publike në sheshet ku qarkullonin shumë njerëz dhe gjatë mesjetës njoftime si punë afishesh vareshin në sheshet e tregut ose përballë kishave.
Por afishja moderne u shfaq për herë të parë në mes të shekullit të 15-të, me shpikjen nga?Johannes Gutenberg të shtypit të shkruar.
Më vonë, rreth vitit 1796, muzikanti dhe dramaturgu bavarez Alois Senefelder shpiku litografinë, një teknologji shumë të rëndësishme për dizajnimin modern të afisheve dhe pararendëse e shtypit modern offset.
Një ditë me shi ai po vëzhgonte imazhin e krijuar mbi një gur gëlqeror nga një gjethe, kur u frymëzua për krijimin e një procesi që lejon riprodhimin e një motivi të vizatuar në një pllakë guri duke e transferuar nga pllaka e gurit në letër.
Që nga ai moment, shpikja e Senefelderit mundësoi riprodhimin në masë të afisheve për gjithshka, që nga njoftimi i aktiviteteve e deri tek politika.
Artistët e afisheve kërkohen
Dizajni i afisheve bëhej në fillim nga shtypshkruesit dhe litografët. Por dikur ata nuk ishin më në gjendje t’i përgjigjeshin kërkesave të klientëve për më shumë kualitet, gjë që bëri që gjithnjë e më shumë artistë të merreshin në punë edhe për të dizajnuar afishet.
Artisti francez?Jules Cheret njihet si babai i afishes moderne. Ai ngriti në vitin 1866 një punishte litografie dhe krijoi gjatë 40 vjetëve rreth 1200 afishe.
I njohur është edhe bashkatdhetari i Cheretit, Henri de Toulouse-Lautrec, i cili ka bërë histori me artin e krijuar me afishet për shfaqjet e estradës famoze të Parisit në Moulin Rouge. Ai e kalonte çdo mbrëmje duke hedhur në letër energjinë e jetës ekstravagante të jetës së natës në teatrin Montmartre.
Në Gjermani u përhapën motivet e stilit të ri, Art Nouveau rreth fundit të shekullit të 19-të. Një nga afishet më të famshme të kohës është dizajnuar nga Alfons Mucha për pjesën teatrale “Gismonda,” ku rolin kryesor e luan aktorja me fame botërore në atë kohë, Sarah Bernhardt. Të gjitha kopjet e varura në publik të afishes u vodhën shpejt e shpejt nga dashamirësit e artit.
Afishet si reklama
Afishe të dizajnuara me shumë punë nga artistët krijohen edhe sot për muzeume dhe teatro, por që prej viteve 1920 fokusi i afisheve është kthyer tek reklama, ku produkti dhe marka e produktit i kanë zenë vendin ornamenteve zbukuruese, vëren kuratori Rene Grohnert.
Gjatë shekullit të 20-të, afishet u zhvilluan vazhdimisht, me reklama të influencuara nga arti i kohës, që nga stili Bauhaus?deri tek Art Deco.
Disa prej artistëve përdorën në afishe motive psikodilike të viteve 60-të, gjatë periudhës së anti-kulturës, të tjerë u bënë provokativë në vitet 1980, duke bërë reklama me të sëmurët me SIDA.
Afishet nuk janë krijuar vetëm për të bërë reklama për mallrat, por edhe për të dhënë mesazhe politike: Nazistët i përdorën afishet për të bërë propagandë, ashtu siç bënë regjimet komuniste në bllokun lindor. Rinia e viteve 1960 dhe brezi i ardhshëm varën në muret e tyre postera të revolucionarit Che Guevara. Postera të tjerë famozë të kohës kanë qenë kundër armëve atomike, Luftës së?Vietnamit, ndotjes së ambientit dhe mbipopullimit.
Mediat masive ndryshuan komplet qasjen e reklamës, televizioni i solli reklamat e mallrave direkt në dhomën e ndenjies së njerëzve.
Megjithatë afishja nuk u zhduk. “Ajo nuk kishte më të bënte me dhënien e informacioneve, se sa tu kujtonte njerëzve për diçka që kishin parë më parë,” thotë Grohnert.
Afishet mund të shihen ende të ngjitura në shtyllat e reklamave të shpikura në vitin 1854, megjithëse sot këto relike janë aktualizuar dhe tani në shekullin e 21 ato rrotullohen dhe afishet e ngjitura ndriçohen nga pas.
Por e ardhmja ka pamje tjetër, thotë?Grohnert. “Afishet janë integruar në një koncept gjithëpërfshirës?, thotë ai, duke vënë në dukje se reklamat që ndriçojnë në një stacion autobuzi ose treni mund të kombinohen me informacione dhe me “gjelbërimin e çative? për të krijuar “një cope mobilimi të rrugës?.
Në epokën e digjitalizimit, afishet janë ende larg të dalit nga moda.
Ekspozita e afisheve “We Want You!”është e hapur në Muzeumin Folkwang Esen deri në 28 gusht, 2022./DW
Rusia mesa duket ka filluar hakmarrjen, pas fundosjes së ani...
Prokurorja e Përgjithshme Iryna Venediktova hedh një vështri...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë...
Kancelari gjerman Olaf Scholz dëshiron të shpenzojë dy milia...
“Misioni NATO-s në Kosovë, KFOR, dënon ashpër sulmet e fundi...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dënuar ashpër at që e...
Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka ...
Franca tha më 14 prill se ambasada e saj në Ukrainë do të ri...
Sipas OKB-së çmimet e ushqimeve kanë arritur në mbarë botën ...
Kërcënimi se Rusia mund të përdorë potencialisht armë bërtha...
Luftanija ruse Moskva është fundosur në Detin e Zi, pas dëmt...
Autoritetet gjermane sot kanë bërë me dije se kanë sekuestru...
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk tha se kan...
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës kërcënon të shkatërrojë ekono...
Kur qindra mijëra refugjatë erdhën në BE në vitin 2015, poli...
Policia në landin Rheinland-Pfalz njoftoi se ka zbuluar një ...
Anija kryesore e flotës ruse të Detit të Zi, kryqëzori Moskv...
Ukraina është furnizuesi më i madh me ushqime i Programit Bo...
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen i ka bërë thir...
Të 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord të d...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...