web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana bën gati formacionin anti-Skënderbe

10 Prill 2022, 06:38, Sport CNA

Tirana do të përballet sot me Skënderbeun. Skuadra bardheblu është nisur drejt Pogradecit ku do të qëndrojë para ndeshjes me korçarët. Ekipi është i plotë, ndërsa dihet se Behiratçe mungon prej kartonëve. Dyshja e sulmit Seferi-Xhixha dëshirojnë golin pas pauzës më shumë se njëmujore pa tundur rrjetën.

Shehi pritet të luajë me më të mirët. Për sa i përket formacionit, në portë aktivizohet Bekaj. Në mbrojtje Toshevski, Najdovski, Hoxhallari e Ismajlgeci. Në mesfushë Totre, Toli e Limaj dhe në sulm treshja De Silva, Seferi e Xhixha.

Xhixha luan nga minuta e parë, sepse e ka kaluar dëmtimin dhe është gati për të qenë pjesë e skuadrës së parë. Tirana ka në dorë fundin e tabelës, sepse luan rresht me tri ekipet e fundit.

Ajo kërkon të jetë e drejtë dhe dëshiron të marrë tri fitore me Skënderbeun, Egnatian dhe Kastriotin. Me të tria skuadrat bardheblutë kanë lënë pikë këtë sezon.





Lajmet e fundit nga