Gara për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së/ Zbulohet emri që kandidon përballë Nokës
Partia Demokratike do të zhvillojë sot në orën 18:00 mbled...
Partia Demokratike do të zhvillojë sot në orën 18:00 mbled...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 10.11.2020, ka regjistruar procedimi penal nr.272, për kryerjen e veprës penale ?Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike?, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
Procedimi penal nr. 272/2020, ka filluar mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, mbi dyshime për përfshirjen e disa prej punonjësve të policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë në veprimtari të paligjshme për veprat penale ?Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike?, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal ?Kontrabandës me mallra, për të cilat paguhet akcizë?, si dhe ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve?, etj, parashikuar nga nenet 172 dhe 298 të Kodit Penal.
Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë kryer hetime proaktive, duke përdorur metoda speciale të hetimit. Gjithashtu hetimet janë kryer në koordinim dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Gjatë hetimeve është dokumentuar veprimtaria e kundraligjshme e punonjësve të Policisë së Shtetit në Drejtorine Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Kukës gjatë kohës së kryerjes së shërbimit në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, Kukës.Veprimet e kundraligjëshme konsistonin në rastet të shumta korruptive të kryera në vijimësi gjatë ushtrimit të detyrës nga e këtyre punonjësve, duke detyruar shtetas shqiptar dhe të huaj që të paguanin shuma të ndryshme parash për kalimin nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas.
Nga hetimi janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë; persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme; ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar; si dhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.
Pas një hetimi objektiv dhe të gjithëanshëm, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme janë caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 34 masa sigurimi personal, nga të cilat 32 punonjës të Policisë Kufitare Kukës, me funksione të ndryshme brenda Drejtorisë të Kufirit dhe Migracionit Kukës, duke përfshirë edhe Drejtorin e kësaj Drejtorie, për kryerjen e veprave penale ?Shpërdorimi i detyrës?,?Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike?,në bashkëpunim, ?Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?, parashikuar nga neni 248, 259, 25 dhe 245/1 të Kodit Penal. Masat e sigurimit personal janë:
?Arrest në burg? për 17 persona (punonjës policie)
?Arrest në shtëpi?, për 14 persona (shtetas dhe punonjës policie)
?Pezullim nga detyra?, 3 persona (punonjës policie)
Sot me datë 08.04.2022, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Departamentin e Policisë Kufitare, kanë ekzekutuar masat e sigurimit personal caktuar nga ana e gjykatës.
Sqarim: Masat e sigurimit janë pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës prerë./ CNA.al
Kush nuk e njeh politikanin dhe shkrimtarin Ben Blushi.Një s...
Pak analizë, për amnistinë fiskale, për të ardhura nga emigr...
Pas rekursit për lehtësim të masës së sigurisë, ish ministri...
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Prokuroria e Specia...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me kreu...
Një ditë para mbajtjes së Kongresit të PS, kryeministri Edi ...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar rezulta...
Në kohë rekord kanë nisur punimet në Rinas, për terminalin ...
Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm, ka publikuar një v...
Sipas MeteoAlb vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve t...
Kryeministri Edi Rama është pyetur në ‘Opinion’ nëse ka para...
Kryeministri Edi Rama është pyetur mbrëmjen e sotme në ‘Opin...
Analisti Mentor Kikia, është shprehur kundër legalizimit të ...
Kryeminstri Edi Rama është përfshirë në një debat të ashpër ...
Nëpërmjet një adrese në Twitter të quajtur “EU NEAR” përfaqë...
Kryeministir Edi Rama gjatë debatit në ‘Opinion’, është pyet...
Kryeminisitri Edi Rama, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “O...
Avokati Spartak Ngjela e mbështet legalizimin e kanabisit pë...
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës dhe dështimi i negociatave për...
Nënkryetarja e LSI për Tiranën, Brisida Shehaj ka bërë denon...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...