web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtëpi bari në magazinën me qera/ Shkon në tre numri i të arrestuarve

7 Prill 2022, 07:43, Kronika CNA

Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar nga policia në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar ?Volloder?.

Uniformat blu bëjnë të ditur se është vënë në pranga një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivim i bimëve narkotike? dhe ?Vjedhja e energjisë elektrike?.

?Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim gjatë operacionit policor të koduar “Volloder”, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

– K. O., 29 vjeç, banues në lagjen “Gjashtë”, Sarandë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit personal ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivim i bimëve narkotike? dhe ?Vjedhja e energjisë elektrike?.

Shtetasi K. O. ishte shpallur në kërkim, pasi në fshatin Nivicë, Sarandë, i kishte dhënë me qira një magazinë, shtetasit K. M., i cili e kishte përshtatur atë si një ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për kapjen e shtetasit K. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.?-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga