Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Shqipëria është një vend prodhues i naftës dhe në të kaluarën arrinte të përpunonte një pjesë të saj në vend, duke plotësuar disa nevoja në treg për hidrokarbure. Por gjatë tre dekadave të fundit, abuzimi dhe keqmenaxhimi i këtij sektori ka sjellë, që sot vendi të varet krejtësisht nga importi.
Qytetarët po e paguajnë këtë keqmenaxhim me çmimin e lartë të naftës, e cila vjen e gjitha nga importi.
Kjo pasoi mbylljen perfundimtare të rafinerisë kryesore të përpunimit të thellë, e cila është drejt demolimit të plotë.
Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, solli një tronditje të fortë të çmimit të naftës dhe gazit në tregjet ndërkombëtare që kishin filluar të ngriheshin edhe para sulmit. Rusia është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite. Pasojat e ngritjes së çmimeve janë ndjerë edhe në Shqipëri, një vend që sot varet tërësisht tek importet për plotësimin e nevojave për naftë dhe benzinë.
Në të kaluarën vendi arrinte të plotësonte një pjesë të nevojave për karburant nga nafta e nxjerrë në Shqipëri. Por keqmenaxhimi dhe abuzimi me procesin e privatizimit të rafinerisë kryesore të vendit, ka bërë që, që nga 2019, nevojat të plotësohen të gjitha nga importi.
Nevojat vjetore llogariten në rreth 1 milion ton në vit ( prej të cilave, 600 mijë ton naftë për automjete, industri dhe bujqësi, 120 mijë ton benzinë, dhe 200 mijë të tjera). Ndonëse një vend prodhues, nafta e Shqipërisë saj është e tipit të rëndë, jo të lehtë, që ka nevojë për përpunim të thellë.
Gjatë 10 viteve të fundit, mesatarja vjetore e prodhimit të naftës bruto llogaritet afërsisht 1 milion ton në vit. Një pjesë e vogël e saj përpunohet në vend, kryesisht për bitum solar dhe mazut. Të dyja këto nënprodhime janë të vlefshme për infrastrukturën rrugore dhe si lëndë djegëse për disa industri.
Uzina e përpunimit të thellë te naftës në Ballsh u privatizua në vitin 2008 dhe kaloi nga një pronar tek tjetri deri në vitin 2019 kur u mbyll përfundimisht dhe u dha për demolim. Ish-punonjës të saj dhe ekspertë i thanë Zërit të Amerikës, se të gjitha qeveritë e pas 90-ës e asfiksuan këtë industri, e cila nëse do ishte në punë, mund të plotësonte sipas tyre 30 deri ne 40% të nevojave të vendit për hidrokarbure.
?Dorë pas dore ky kombinat u menaxhua nga njerëz jo profesionistë. Unë vetëm specialistë të hidrokarbureve nuk pashë aty. Ua dhanë disa njerëzve të papërgjegjshëm, disa njerëzve që ndoshta edhe naftën me sytë e tyre e kishin parë nga larg?– tha për Zërin e Amerikës Novruz jahaj, ish punonjës në rafinerinë e naftës në Ballsh.
?Liçensat që jepeshin kanë kaluar dorë për dorë, nuk ishin reale. Shkruhej një emër dhe nuk dihej kush ishte pas tij. Këtë punë e bën monopoli i karburanteve që shiten në Republikën e Shqipërisë?- tha për Zërin e Amerikës Bardhi Alushaj, ish teknolog në rafinerinë naftës në Ballsh.
?Të fundit që u larguan nga rafineria i lanë një borxh jo vetëm shtetit, tatime, taksa, detyrime në bashkinë e Mallakastrës, bizneseve të nivelit të dytë, por u detyrohen dhe naftëtarëve mbi 13 paga? -tha për Zërin e Amerikës Sokol Dautaj, Kryetar i Sindikatës së Naftëtarëve.
?Në qoftë se do të përpunohej nafta shqiptare në vend, jo vetëm që do të prodhoheshin karburante për ekonominë, por kjo do të përkthehej në mirëqenie për shqiptarët. Do të kishin mundësi sot, në kushtet e vëshitrësive të burimeve të furnizimit, që të ishin më të mbrojtur, dhe s?do ishim të varur nga importi?– Nako Petro, ish- drejtor në rafinerinë e naftës, Ballsh.
Sipas statistikave zyrtare sasia më e lartë e naftës prej 2 milionë e 500 mijë tonë naftë, është prodhuar në 1974-ën. Deri në vitet 90, është ruajtur një mesatare prej më shumë se 1 milion tonë në vit. Më pas prodhimi u përgjysmua (në 500 mijë tonë në vit ) dhe mbajti këtë kuotë në dy dekada. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, prodhimi u dyfishua sërish.
90% e naftës sot prodhohet nga kompania private Bankers Petroleum Albania ( e cila shfrytëzon vendburimin më të madh të naftës në vend atë të Patos-Marinzsës) dhe pjesa tjetër nga disa kompani të tjera, përfshirë dhe të vetmen kompani shtetërore Albpetrol.
Pjesa më e madhe e naftës bruto eksportohet. Shqetësimi i ekspertëve lidhet me mungesën e rafinimit të saj në vend.
Kjo pasoi mbylljen përfundimtare të Uzinës së përpunimit të thellë të naftës në Ballsh, që mori emrin Armo (Albanian Refining Marketing of oil, pjesë e së cilës ishte dhe rafineria e Fierit dhe e Cërrikut, që ju shkëput kompanisë nga qeveria në vitin 2008) pas reformës së vitit ?99 në industrinë e naftës në shqipëri. Ajo u privatizua në vitin 2008 nga një konsorcium (Amra Group dhe Refinery Associates of Teksas) me 85 % pas të cilit qëndronte biznesmeni shqiptar Rezart Taçi, me një shifër prej 128 milion euro. 15% të aksioneve i kishte Ministria e Ekonomisë.
Vit pas viti, gjendja financiare e kompanisë Armo u përkeqësua, duke krijuar humbje dhe borxhe ndaj shtetit dhe palëve të tjera. Por kjo nuk e pengoi qeverinë e atëhershme, që në vitin 2012, të shpallte fitues të tenderit, për blerjen e kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës ?Albpetrol? konsorciumin Vetro Energy, që ofroi 850 milionë Euro ku shfaqet sërish biznesmeni Rezart Taçi. Tenderi u anulua në fillim të vitit 2013, pasi nuk u arrit të sigurohej shuma e blerjes.
Ndërkohë rafineria e Ballshit, pjesë e kompanisë Armo, në vitin 2019 u shit përfundimisht nga bankat si kolateral dhe sot është drejt demolimit të plotë.
Zv. Ministri i energjitikës Ilir Bejtja i tha Zërit të Amerikës se që prej privatizimit në të nuk ishte bërë asnjë investim, teknologjia nuk i përgjigjej kohës dhe sasia që përpunohej sipas tij, nuk arrinte t?i sillte fitime kompanisë.
?Është dështim financiar. Ishte një pazëll e ngritur mbi një fluskë, mbi një asgjë. Borxhet u kapitalizuan në mënyrë të rregullt për të arritur në fund të 2015-ës 518 milionë dollarë borxhe, dhe kapitali vetë 495 milionë dollarë. Megjithatë arritëm në pikën që nuk kishte më leverdi të punohej uzina, janë paraqitur disa kompani. Tani përfundimi është që ajo u shit tek disa kompani që merren me grumbullimin e hekurit dhe çelikut. Do të demontohet e gjitha dhe do shkrihet për prodhim çeliku. Në të njëjtën sipërfaqe ata që e kanë blerë, kanë marë angazhimin të ndërtojnë një parcelë të madhe rreth 85 hektarë, me fotovoltaikë, prodhim energjie nga dielli?– tha për Zërin e Amerikës Ilir Bejtja, Zv.Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Biznesmeni Rezart Taçi ish- pronar i kompanisë Armo u shpall nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në nëntor të vitit të kaluar. Ai akuzohet për veprat penale të pastrimit të parave në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ndaj tij ka vendim arresti nga gjykata në mungesë. Por ekspertët sugjerojnë hetime të thelluara që prekin sipas tyre edhe inisiatorët e hartimit të marrëshjeve që çuan në privatizimin e dështuar të ARMO-s,.
?Të treja rafineritë edhe ne Fier edhe në Ballsh edhe në Cërrik janë zona krimi them unë, pra aty duhet të vendoset një shirit ?këtu ka ndodhur një krim? nga SPAK-u më së fundi, për të parë se kush ishin njerëzit që vendosën se në Ballsh dhe në Fier duhet të ishin kompanitë azere për shembull apo kompani të tjera që nuk arritën asnjëherë ta menaxhonin. Ato vërtet janë privatizuar me ligj. Sot është shumë e vështirë të gjesh fajtorët për shkak se ky quhet korrupsion ligjor. Kjo është zanafillë e asaj që po ndodh, kur ne nuk kemi treg të hidrokarbureve, nuk kemi një kompani që të prodhojë dhe të shesë brenda vendit, nuk kemi rafineri që të rafinojë naftën që është pasuri kombëtare brenda vendit dhe nuk kemi as ndërmarrje që ta shpërndajnë këtë njësi të prodhuar?– u shpreh për Zërin e Amerikës Bardhi Sejdarasi, ekspert për çështjet ekonomike.
Shqipëria sot po paguan gjithë pasojat e keqmenaxhimit 30 vjeçar në sektorit të hidrokarbureve. Mesatarja e çmimit të naftës gjatë javës së fundit llogaritet me rreth 240 lekë për litër, duke pësuar një rritje me afro 30% që nga fillimi i agresionit rus mbi Ukraninën më shumë se një muaj më parë./VOA
Kuvendi ka votuar të enjten për dy vakancat në Këshillin Mbi...
Sot hyn në fuqi vendimi për ngritjen e bordit për monitorimi...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan, blihet me ...
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ka bërë të ditur...
Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka folur për krizën energjitik...
Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje LSI-së në kërkes...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan, blihet me ...
Ish-zv.ministri i Financave, Sherefedin Shehu ka deklaruar s...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan, blihet me ...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan, blihet me ...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan, blihet me ...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan, blihet me ...
Gjatë muajit shkurt, rezulton se ka pasur një rritje të kons...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan, blihet me ...
Ministrja e Finanancave Delina Ibrahimaj, vijon ti qëndrojë ...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan, blihet me ...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan, blihet me ...
Sot në emisionin Now, me Erla Mëhillin, do të jetë Ministrja...
Prej tre ditësh nuk ka patur asnjë lëvizje tek monedhat e hu...
Çmimi i naftës ka pësuar sërish rritje.Në fakt, që një ditë ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...