Beogradi nuk “tradhëton” Rusinë/ Daçiç: Po na bëhet presion i madh që të vendosim sanksione
Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiç është shprehu...
Ministri gjerman i Ekonomisë dhe Zëvendëskancelari Robert Habeck aktivizoi nivelin e paralajmërimit të hershëm për furnizimet me gaz të mërkurën pasi Moska vazhdoi të kërkojë pagesën për gaz në rubla.
Kjo masë është e para nga një seri e tre niveleve të alarmit dhe çon në krijimin e një celule krize brenda kabinetit të tij për t’u marrë me stabilitetin e furnizimit me gaz të vendit. Magazinat i gazit në Gjermani aktualisht janë të mbushura me rreth 25% të kapacitetit të tyre, tha Habeck.
“Aktualisht nuk ka mungesë furnizimi,? shpjegoi ai. “Megjithatë, ne duhet të forcojmë masat paraprake në mënyrë që të jemi gati në rast të një përshkallëzimi nga Rusia.”
Habecku u bëri thirrje bizneseve dhe individëve që të përpiqen të kufizojnë konsumin e tyre të energjisë sa më shumë që të jetë e mundur, ndërsa Gjermania përpiqet të heqë dorë nga varësia e saj nga gazi rus.
Plani i emergjencës me tre hapa përcakton mënyrat për të kursyer gazin, për të siguruar furnizime dhe për të siguruar që familjet të kenë sasi të mjaftueshme karburanti.
Javën e kaluar, presidenti Vladimir Putin njoftoi se Rusia Gjermaninë dhe “shtetet e tjera jomiqësore” do t’i furnizonte me gaz vetëm përkundrejt pagesës në rubla, një lëvizje që ka të ngjarë të mbështesë rënien e monedhës, për shkak të sanksioneve perëndimore që lidhen me pushtimin e Ukrainës nga Moska.
Vendet perëndimore kanë thënë se nuk do të përmbushin kërkesën e Rusisë.
Të martën, Moska ripohoi se do të pranonte vetëm pagesa në rubla për dërgesat e gazit në Bashkimin Evropian.
Përfaqësues të industrisë gjermane reaguan pozitivisht ndaj shpalljes së alarmit.
Shoqata ombrellë e industrisë së energjisë dhe ujit BDEW tha se ky ishte një hap i rëndësishëm përballë rrezikut të kërcënimit të ndërprerjejes së furnizimit me gaz.
“Megjithëse aktualisht nuk ka mungesë gazi, të gjitha palët e përfshira duhet të kenë një udhërrëfyes të qartë të të drejtave dhe detyrimeve të tyre në rast të një ndërprerjeje të furnizimit,” tha Kerstin Andreae, Drejtoreshë e BDEW.
Drejtori i Agjencisë Federale të Rrjetit, Klaus Müller, u bëri thirrje gjithashtu konsumatorëve dhe bizneseve që të luajnë rolin e tyre në përballimin e situatës. Ai theksoi nevojën për të reduktuar konsumin e energjisë dhe për t’u përgatitur “për të gjithë skenarët”.
Gjermania është shumë e varur nga gazi rus për nevojat energjetike, me më shumë se gjysmën e furnizimeve të saj me lëndë djegëse fosile që vijnë nga Rusia, duke e bërë ekonominë më të madhe të Evropës veçanërisht të prekshme ndaj ndikimit ekonomik të luftës në Ukrainë.
Javët e fundit, Gjermania ka përshpejtuar planet e saj për të reduktuar varësinë e saj dhe për të diversifikuar furnizimet e saj.
Aktualisht është aktivizuar faza e parë e alarmit. Në fazën e dytë tregu duhet ta menaxhojë vetë çrregullimin. Ky nivel i alarmit vendoset kur situata e furnizimit me gaz përkeqësohet ndjeshëm – për shembull për shkak të një çrregullimi në furnizimin me gaz ose një kërkesë jashtëzakonisht të lartë për gaz. Sidoqoftë, në këtë fazë tregu është ende në gjendje të menaxhojë vetë çrregullimin, thonë rregulloret.
Shkalla e fundit, e tretë është shkalla e situatës së emergjencës. Kjo shkallë aktivizohet kur kërkesa për furnizim me gaz është jashtëzakonisht e lartë, ose kur ka çrregullim në furnizimin me gaz ose kur gjendja e furnizimit çrregullohet nga faktorë të tjerë. Në këtë fazë, të gjithë instrumentat e rëndësishwm të tregut nuk janë më në gjendje ta menaxhojnë kërkesën për gaz.
Nëse situata përkeqësohet dhe Gjermania detyrohet të zbatojë nivelin e saj më të lartë të alarmit, në këtë rast shpërndarjen e merr përsipër shteti, Agjencia e Rrjetit Federal (Bundesnetzagentur) për të siguruar një furnizim adekuat me gaz për “klientët e mbrojtur”, d.m.th., familjet dhe spitalet, ndër shërbimet e tjera thelbësore./DW
Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiç është shprehu...
Policia ukrainase ka njoftuar se ka granatime të vazhdueshme...
Ndërkohë që ditën e djeshme ishte deklaruar nga negociatorët...
Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar sot një telefonat...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për p...
Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoninë e Veriut sot ka ...
Përpara një takimi me ministrin e Jashtëm kinez kinez Wang L...
BBC News Arabic ka raportuar se Rusia ishte duke rekrutuar u...
Sulmi i trupave ruse kundër punonjësve të mediave në Ukrainë...
Organizata ndërkombëtare Human Right Watch, ka njoftuar sot ...
Shtetet e Bashkuara ngrenë dyshimet se presidenti rus Vladim...
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët ka njoftuar sot se ...
Pas lajmit se forcat ruse kishin goditur një nga ndërtesat ...
Forcat ruse goditën një objekt të Kryqit të Kuq në qytetin p...
Nga David Lingelbach “The Hill”A mund të ndryshojnë sjelljen...
Operatori kombëtar i hekurudhave të Finlandës, VR Group tha ...
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara që prej nisjes së ...
Ushtria e Ukrainës thanë se trupat ruse po vazhdojnë të “kry...
Mijëra anije ndotin detet e botës duke hedhur në to mbeturin...
Më 24 shkurt filloi sulmi i Rusisë kundër Ukrainës. Vladimir...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...