Ndryshohet skema, Gega ka gati planin për të shpëtuar Skënderbeun
Rreshtimi 4-3-2-1 duket se ka filluar të marrë formë te Skën...
Në prag të sfidës ndaj Spanjës ka folur dhe trajneri i Kombëtares, Edi Reja. Tekniku analizoi këtë sfidë, por nuk harroi të jepte një koment për eliminimin e Italisë.
Trajneri i Spanjës, Luis Enrike
Futbollin spanjoll e njohim, e vlerësoj se luan mirë topin, ka filozofi të veçantë. Duhet t?i bëj komplimente Enrikes, po bën shumë mirë prej katër vitesh. Unë e kam njohur kur ishte në Romë, më eci se fitova dy derbi e ai ishte pak pa fat në këto përballje.
Atëherë e kam uruar të bënte karrierë, kur erdhi në Romë ishte i ri dhe kishte drejtuar më parë Barcelonën B, pastaj u bë i njohur. Dhe është një person i shkëlqyer.
Italia
Është një argument shumë i gjatë, duhet shumë për të bërë analizat përse. Unë mendoj se ndeshjet e mëparshme me Zvicrën dhe Irlandën e Veriut, ishin vendimtare, tani për tani, lojtarët duke i parë dje më dukeshin të lodhur fizikisht.
Nuk ishte Italia e kohëve më të mira, më vjen keq se për 12 vjet nuk do të bëjmë pjesë në Botëror, për historinë e Italisë është zhgënjim. Do të ketë kohë për të analizuar pse ndodhin këto gjëra dhe këtë do ta shohim në të ardhmen.
Maqedonia
Te Maqedonia ka lojtarë shqiptarë që luajnë, e i pamë mbrëmë. Nuk ishte surprizë, e kishte bërë në ndeshjet e mëparshme dhe e kam parë të luante e ka merituar rezultatin pozitiv për atë që ka bërë deri tani. Na vjen keq, por e merituan, luajtën siç duhet, nuk gjetën një Itali në lartësinë e duhur.
Gjetën këtë mundësi dhe e shfrytëzuan, u mbyllën mirë dhe bënë një paraqitje të mirë. Ishin më mirë fizikisht, ne gjuajtëm pak në portë, bëmë pak gjuajtje, patëm dy mundësi që duheshin finalizuar më mirë. Për fat të keq jemi jashtë, e kotë të diskutojmë, nuk kemi bërë paraqitje në nivelin tonë.
Loja apo rezultati ndaj Spanjës?
Si loja dhe rezultati. Nuk duhet lënë pas një komponent apo tjetrin, e qartë që do të dëshironim të laroheshim nga stadiumi me një paraqitje të mirë, të mos bënim si me Anglinë apo Francën, të ishim konkurrues.
Përtej rezultatit se është miqësore, do të doja të ishte një ndeshje e mirë për ne, të ishte e kënaqshme se janë eksperienca që duhet të na shërbejnë se luajmë ndaj ekipeve të mira dhe të shohim sa jemi përmirësuar, duhet të vazhdojmë në këtë rrugë.
Na duhen këto ndeshje që të kemi eksperiencë ndaj këtyre skuadrave se kemi luajtur me skuadra të kësaj cilësie edhe më parë. Kemi luajtur ndaj Çekisë, Uellsit, ndaj Hungarisë, duhet të vazhdojë rritja.
E kam thënë që i shërbejnë djemve që të shohim në çfarë pike jemi, nëse jemi më konkurrues apo më pak, nëse përmirësohemi. Janë eksperienca të rëndësishme. I kisha kërkuar Federatës miqësore të rëndësishem që të bënim vlerësime, edhe me Gjeorgjinë do të jetë e rendësishme për ne.
Për të parë këtë rritje, se djemtë janë të ndërgjegjshëm, janë një grup i mirë, duan të bëjnë mirë. Janë kompeticione që edhe mua do të më pëlqente të luaja një ndeshje të tillë, djemtë janë entuziastë në mënyrë që të tregojnë vlerën e tyre, uroj të dalë një ndeshje e mirë.
Fizikisht duhet të jemi në maksimum se të konkurrosh me Spanjën, nëse nuk mund të jesh në barazi duhet të vraposh. Në këtë aspekt ne i kemi lojtarët që e kanë treguar që kanë rezistencë e karakterin, nuk dorëzohen lehtë. Kemi një ekip që nga kjo pikëpamje ka dhënë gjithmonë maksimumin.
Ne do të donim t?i jepnim topin Spanjës, mjafton të na lejojnë kundërsulme e të shënojmë. Vlen pak mbajtja e topit, varet nga paraqitja e rezultati, secili ka filozofinë e vet të lojës. Spanja i ka vënë në vështirësi të gjithë skuadrat, pjesa më e madhe kanë vështirësi ndaj tyre me pasimin e mbajtjen topit.
Edhe ne do të kemi vështirësi, por ne kemi armë shpejtësinë në ofensivë, edhe në lojën në krahë. Në mesfushë nuk duhet të lënë hapësirë, por duhet të luajmë si skuadër, jo individualisht.
Kush do të mundohet të zgjidhë problemet vetëm, nuk është kjo ndeshja, duhet të bëjmë lojë si skuadër, të jemi të mbyllur, të mos lejojmë hapësirat. Sepse me pasimet e kombinimet e shpejtësinë e tyre, mund të na vënë në shumë vështirësi, duhet të jemi të përqendruar për 90 minuta.
Formacioni?
Nuk e di kush luan, do të bëj stërvitjen e fundit dhe do të vendos nesër, por mendoj se janë të gjithë në ormi. Kush del në fushë është mirë fizikisht, nga ajo që kam parë, skuadra është mirë fizikisht.
Nëse ndiqni atë që bëjnë lojtarët, luajnë të gjithë. Të 5 sulmuesit janë në formë e mund të luajnë të gjithë, edhe mesfushorët. Në këtë periudhë kanë ardhur njerëz që luajnë, janë në gjendje të mirë.
Jam i bindur që këdo të zgjedh, bën një paraqitje të mirë. Formacionin më parë dua t?ua them djemve e nuk është korrekte t?ua them këtu e djemtë nuk e dinë. Kush do të zbresë në fushë, nëse e keni parë, ata që kemi grumbulluar janë të gjithë që luajnë, ndaj janë në formë. Kjo është e rëndësishme, se unë jam gjithmonë te biseda kolektive, jo individuale. Nuk fitohen ndeshjet individualisht, është grupi që punon, njëri të punojë për tjetrin.
Të gjithë miqësoret nevojiten, edhe ajo me Gjeorgjinë. Na nevojiten të gjitha. Ne kemi bërë një rrugëtim dhe nuk dua skuadra që të jetë e thjeshtë të luajmë, dua që të jenë më të forta në aspektin cilësor, për të parë në çfarë pike jemi rritur.
Do të më pëlqente të luaja ndaj Maqedonisë nëse është e mundur për të parë kush është më e fortë. Për të parë nëse jemi konkurrues si ata, për tu rritur, jo hakmarrje. E kam thënë që Maqedonia ka bërë paraqitje të mira në Ligën e Kombeve dhe ka mjete të rëndësishme.
Në listë ne kemi të rinj si Asllani i cili po luan titullar me Empolin e po bën mirë. Është një i ri si Bajrami i cili edhe pse është te të rinjtë, ka treguar cilësi.
Nëse do të ketë mundësi, do të luajë. Balliu ka ardhur me Panuçin, e kemi lënë, tani po bën mirë. Meqë luan në Spanjë, është e drejtë që të luajë. Ndërsa të tjerët janë të gjithë lojtarë që kanë luajtur më parë. Këto janë pak a shumë risitë.
Të rinjtë kanë zakonisht me shumë motivim dhe këta të Spanjës janë të fortë. Do të jetë një ndeshje e fortë, një konkurrim i mirë mes të rinjsh.
Rreshtimi 4-3-2-1 duket se ka filluar të marrë formë te Skën...
Çdo impiant i ri kërkon fillimisht një test përpara se të ha...
Skënderbeu i Gegës nisi përgatitjet për ndeshjen e radhës në...
Ishte viti i largët 2006, ku në atë kohë zhvillohej Botërori...
Eliminimi i Italisë për të dytën herë radhazi nga “playoff”-...
Italia pësoi një humbje shokuese përballë Maqedonisë së Veri...
Botërori “Katar 2022” është spektakli që të gjithë adhuruesi...
Edhe pse është kualifikuar më tej, Brazili vijon të fitojë d...
FIFA i ka bllokuar merkaton Tiranës për shkak të disa detyri...
Rrugët e Shkupit janë mbushur me tifozë të cilët festuan tri...
Italia jashtë Botërorit për të dytin edicion radhazi nuk kis...
Roberto Mançini ka mbetur i tronditur nga eliminimi i Italis...
E besoni apo jo, Italia nuk do të jetë sërish në Botëror. Ka...
Një gol i Aleksandar Trajkovskit në minutën e 92-të i ka dhu...
Objektivi numër një për sulmin e Barcelonës për sezonin e ar...
Italia pret në shtëpi Maqedoninë e Veriut në orën 20:45, në ...
Kosova e Alain Giresse dëfren kundër Burkina Fasos në “Fadil...
Portieri i Manchester United, Paul Woolston, ka vendosur t’i...
Vinful Kobina ka qenë një nga emrat më të dashur të tifozëve...
Shqipëria U-21 do të zhvillojë ditën e nesërme ndeshjen e pa...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...