web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akset ku është ndaluar qarkullimi në Tiranë/ Si zhvendoset lëvizja e urbanëve

22 Mars 2022, 08:40, Aktualitet CNA

22 marsi është ditë pushimi zyrtar, për shkak të festës së Sulltan Novruzit është parashikuar të jetë një ditë pa makina në kryeqytet.

Në këtë kuadër disa rrugë do të jenë të bllokuara të paktën deri në orën 15.00

Ndalimi i automjeteve

Qarkullimi i automjeteve do të ndalohet nga ora 09:00 deri në orën 15:00 tek:

Bulevardi ?Dëshmorët e Kombit? nga Ministria e Brendshme deri në fillim të ?Ish- Hotel Dajti?.

Bulevardi ?Dëshmorët e Kombit? nga Ura e ?ish Hotel Dajtit? deri në kryqëzimin me rrugën ?Ismail Qemali?.

Segmenti i rrugës ?Myslym Shyri? nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?.

Qarkullimi i automjeteve të emergjencës

Kurse qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet, sipas planit të lëvizjes më poshtë:

Për bllokimin e segmentit në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? nga Ministria e Brendshme deri në fillim të ?Ish- Hotel Dajti? dhe Bulevardi ?Dëshmorët e Kombit? nga Ura e ?ish Hotel Dajtit? deri në kryqëzimin me rrugën ?Ismail Qemali?

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet, në rrugët ?Lek Dukagjini?, rruga ?Ibrahim Rugova?, rruga ?Abdyl Frashëri?, ?Papa Gjon Pali II?, në Blv ?Zhan D? Ark? dhe Blv ?Bajram Curri?

Për bllokimin e segmentit të rrugës ?Myslym Shyri? nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet, në kryqëzimin e rrugës ?Myslym Shyri? me rrugën ?Ibrahim Rugova?, drejtim i detyruar djathtas.

Linjat urbane do të ndjekin një tjetër itinerar

Të gjitha Linjat që kalojnë në rrugën ?Abdi Toptani? të devijojnë në rrugën ?Ibrahim Rrugova? me drejtim në Blv ?Bajram Curri?.
Linja ?Tirana e Re? do të devijojë te sheshi Ëillson? dhe te ?UFO?./CNA.al





Lajmet e fundit nga