web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Kryeministri debate me qytetarin/ “Çmendet” pse ka dy vetura

20 Mars 2022, 11:57, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot së bashku me ministren e tij të Financave, për të monitoruar çmimet në markete apo në furra buke.

Pas deklaratave se jemi në luftë, e se nuk e ka fajin ai për rritjen e çmimeve, por tregu, Rama tashmë e ka harrura tregun dhe ka dalë vetë duke paralajmëruan ndëshkime, duke iu kërkuar biznesve të shesin me çmimin që iu thotë ai, dhe sërish Rama vijon të justifikojë taksën e naftës.

Ndërkohë, sot ndërsa vijonte propagandën e tij në një furre buke, Rama ka debatuar me një qytetar.

Ky i fundit kërkoi që punëtorëve tiu ofrohen disa kushte, të pakten si vendet e rajonit.

?Vendet e rajonit i kanë punëtoret me kartë, një kartë si ID, por karte pune. Ne të na plotësohen ca kushte, për shembull me atë  kartë pune të njihesh si punëtor psh ndërtimi.

Unë kam punuar në 12 vende të Europës, në Bullgari, Mali i zi, Gjermani, Itali, Belgjikë, për vite e vite me radhë?-i tha qytetari, Ramës.

Por, më tej, Rama vijoi propagandën, duke thënë se ne jemi më mirë se Rajoni, se ne nuk na duhet karta e punës, se kemi ?A-albania?.

Ndërsa duke u ndalur tek tatimi mbi pagën, ai tha se e kemi më të ulten në Rajon.

?Tatimin mbi pagën e kemi më të ultin në të gjithë rajonin.

Deri 400 e ke zero, nga 400-500 e tani e kemi bërë gjysëm për gjysëm nga çështë. Dhe e ke 7% e ai 7% ndahet mes dy palëve, punëdhënësit dhe punëmarrësit, dhe nuk është 7% e 500-shit, por fillon nga 300-ta.

Ti ske veturë, apo jo??-iu drejtua, Rama-qytetarit.

Ndërsa qytetari tha ?Jo, kam dy.?

?Ke dy vetura do paguash taksën e naftës. Shko e më gjej një punëtor krahu mua me dy vetura

Ankohen se kemi paga të ulëta e kanë nga dy vetura , sesi qëndron kjo?-tha Rama.

Në fakt, qytetari përballë Ramës pranoi se ka punuar emigrant për shumë vite në vendet e Europës dhe Rajonit, dhe në asnjë moment nuk tha se veturat i ka blerë me paratë që merr nga puna në ndërtim në Shqipëri.

Por, nëse një qytetar ka dy vetura, mesa duket kjo e ?çmend? kryeministrin, pasi ashtu si ministrja e tij, ndoshta dhe ai mendon se 130 euro, për një qytetar janë të mjaftueshme.

Qytetarëve nuk iu duhet makina, as rroga, mjafton të kenë Rama dhe ministrat e tij, të cilët e kanë ?me detyrim të levizin me makinë?.

Qytetarët janë mirë, kur janë ata mirë. Luksi i tyre mjafton, dhe shqiptarët le të rrinë me barkun bosh./CNA.al





Lajmet e fundit nga