SHBA jep 200 milionë dollarë ndihmë urgjente në armatime për Ukrainën
Shtetet e Bashkuara njoftuan të shtunën se do t’i ofrojnë Uk...
Që kur forcat ruse filluan agresionin ndaj vendit të tij, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski është shndërruar në një figurë të admiruar në skenën botërore.
Ndërsa dhjetëra mijëra trupa ruse shkojnë në Kiev dhe autoritetet ukrainase njoftojnë për një atentat të parandaluar për ta vrarë atë, zoti Zelenski ka premtuar se do të qëndrojë në kryeqytetin e Ukrainës.
Deri së fundmi, ish-aktori dhe komediani 44-vjeçar nuk ishte shumë i njohur jashtë vendit të tij të lindjes.
Ai u zgjodh në pranverën e vitit 2019 me 73% të votave, duke fituar ndaj ish-presidentit Petro Poroshenko.
Zgjedhja e tij ishte një rast ku arti imiton realitetin.
Para zgjedhjeve, ai ishte më i njohur për rolin e tij si mësues historie në një shkollë të mesme në serialin e suksesshëm televiziv “Shërbëtori i Popullit”, nga i cili u bë i famshëm. Ai u zgjodh president i Ukrainës pas një videoje virale ku ai shfaqej duke kritikuar ashpër korrupsionin e përhapur gjerësisht.
Në vitin 2018, zoti Zelenski u emërua nga një parti politike e sapoformuar që mbante të njëjtin emër si seriali i tij, për të kandiduar me një platformë kundër korrupsionit ? e ngjashme me atë të personazhit që ai interpretonte.
Prezantimi i parë i shumë amerikanëve me zotin Zelenski erdhi në vitin 2019, kur ai u vu nën presion nga presidenti i atëhershëm Donald Trump për të gjetur informacione dëmtuese mbi ish-nënpresidentin dhe kandidatin presidencial Joe Biden dhe djalin e tij Hunter.
Jeta e hershme
Presidenti ukrainas lindi në Kryvyi Rih, një qytet në një rajon rusishtfolës të Ukrainës jug-qendrore, i cili në atë kohë ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.
Zoti Zelenski, i cili është hebre, ka thënë se shumë familjarë të tij vuajtën pasojat tragjike të Holokaustit. Gjyshi i tij, të cilit iu vra i ati dhe tre vëllezërit nga nazistët, shërbeu në Ushtrinë e Kuqe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Volodimir Zelenski u martua me skenaristen Olena Kiyashko në vitin 2003. Ata kanë një vajzë 17-vjeçare dhe një djalë 8-vjeçar. Të tre besohet se janë në Kiev me zotin Zelenski.
Ai u diplomia për drejtësi nga Universiteti Kombëtar i Kryvyi Rih. Por në vend që të ndiqte një karrierë në drejtësi, ai iu kushtua komedisë dhe ishte një nga themeluesit e Kvartal 95, e cila u bë një kompani e suksesshme prodhimi televiziv.
Ndër arritjet e tij më të pazakonta ishte fitorja e tij në 2006 në versionin ukrainas të programit televiziv “Dancing with the Stars”.
Nga viti 2009 në 2018, ai interpretoi në një numër filmash, kryesisht komedi romantike.
Kur zoti Zelenski mori detyrën në vitin 2019, vendi i tij prej pesë vjetësh ishte përfshirë në një konflikt t me milicitë separatiste në Luhansk dhe Donetsk, dy provinca që përbëjnë rajonin e Donbasit.
Milicitë, me mbështetjen e Rusisë, kontrollonin pjesë të të dy provincave dhe shpesh shkëmbenin zjarr me trupat ukrainase. Përveç kësaj, Rusia vazhdonte të mbante në kontroll Krimenë, të cilën e aneksoi në vitin 2014.
Popullaritet i ulët
Megjithë mbështetjen mbarëbotërore që gëzon sot zoti Zelenski, popullariteti i tij ishte zbehur në mënyrë të konsiderueshme tek ukrainasit në vitet pas zgjedhjes së tij.
Në një vend ku korrupsioni mbetej një problem madhor, ai konsiderohej se nuk kishte bërë mjaftueshëm për të mbajtur premtimet e tij për të sjellë integritet në politikën e vendit.
Në janar, sondazhet tregonin se vetëm 30% e popullsisë e mbështeste atë.
Paralajmërimet për ndërhyrje
Në javët përpara sulmeve, zoti Zelenski shfaqi mosbesim ndaj informacioneve të zbulimit cës amerikane se presidenti rus Vladimir Putin ishte i vendosur të pushtonte Ukrainën.
Ai shpesh reagoi ndaj paralajmërimeve amerikane për një agresion të afërt me shprehje publike mosbesimi dhe madje ironie, ndërkohë që u përpoq të krijonte mbështetje mes udhëheqësve në Evropë dhe në mbarë botën, duke shpresuar se presidenti rus Putin do të detyrohej të tërhiqte trupat.
Kritikët kanë thënë se këmbëngulja e tij e shpeshtë se kërcënimet e presidentit Putin ishin një bllof, bëri që qytetarët e tij të ishin më pak të përgatitur sesa do të kishin qenë nëse ai do t’i kishte marrë seriozisht paralajmërimet.
Por thirrja e tij për bashkim të ukrainasve për t’iu kundërvënë agresionit rus ka fituar zemrat dhe mbështetjen e njerëzve në mbarë botën, të cilët besojnë se ai mishëron partinë e tij politike si një shërbëtor i popullit./voa
Shtetet e Bashkuara njoftuan të shtunën se do t’i ofrojnë Uk...
Pasojat e agresionit rus në Ukrainë vazhdojnë të trondisin t...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, ka bërë me dije se zyrtari...
Në një përpjekje për të rritur trysninë financiare ndaj Pres...
Liderët e Francës dhe Gjermanisë po zhvillojnë një tjetër ra...
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Emine Dzh...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se trupat ...
Rusia bërë me dije se ka gati një listë të sanksioneve perso...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë një adresim...
Sipërmarrjet, që për shkak të sulmit ndaj Ukrainës ndërprenë...
Deputetët e Maqedonisë së Veriut, kanë miratuar masat anti k...
Rreth 1.6 milion persona kanë ikur nga Ukraina në Poloni, pr...
Sot janë rihapur disa korridore humanitare në Ukrainë, duke ...
Në fillim të luftës, BE-ja reagoi me vendosmëri. Tani ajo he...
Bashkimi Europian është treguar i prerë me Serbinë. Unioni k...
Sulmeve ruse në Ukrainë nuk i kanë shpëtuar edhe gazetarët t...
Presidentja e Komisionit Europian ka njoftuar pakona kartw t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, n...
Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Gr...
Ukraina ka organizuar 12 korridore të reja evakuimi, tha pre...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...