web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Fitorja në Shkodër ngjalli shpresat e demokratëve”/ Bumçi: Ka dështuar projekti për të shkatërruar PD-në

12 Mars 2022, 16:30, Politikë CNA

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Aldo Bumçi ka komentuar situatën në selinë blu. Sipas tij, në 6 mars ka dështuar plani për të shkatërruar Partinë Demokratike dhe se tashmë ka një opozitë të vërtetë.

Ai ka deklaruar se PD është në process ringritjeje. Fitoren e kandidatit të ?Shtëpisë së Lirisë? në Shkodër më 6 mars, Bumçi e konsideroi si ngjallje shprese për demokratët.

?Unë e fus veten te PD-ja dhe PD-ja është në ringjallje është në ringritje. PD-ja ishte pa shpresë në gusht, në shtator. PD-ja sot e tregoi veten nëpërmjet asaj që njihet si Foltorja procesi i rithemelimit që këtu ka një opozitë të vërtetë që nuk i nënshtrohet qeverisë. Ndaj kjo opozitë ngjalli shpresën e demokratëve që kulmoi me mbushjen e stadiumit kombëtar me demokratët dhe në 6 mars me fitoren e Bashkisë Shkodër dhe me një rezultat që po të marësh parasysh që nuk kishim as organizim dhe pa logo. Pa logo, pa organizim, në kushte të pafavorshme fituam Bashkinë e Shkodrës dhe krijuam një distancë të pakundërshtueshme, kemi marrë 2/3 gati 70% të votave dhe te ai 30% janë votat që qytetarët votojnë PD pasi shohin logon dhe e votojnë?, tha ai në një studio televizive.

Bumçi ka shtuar se protestat janë një lajm i mirë për Shqipërinë, pasi kjo tregon që vendi ynë nuk i pranon diktatorët.

?Çfarë kam ndjekur hap pas hapi është protesta, pasi kam marrë pjesë bashkë me familjen time siç kam dalë këto ditë. Protesta është lajmi më i mirë që shoqëria nuk e pranon një diktator. Nuk pranon të trajtohet si regjimi i Enver Hoxhës në gramat e fundit në fund të viteve ?80, që kryeministri ishte me pushime në Dubai dhe njerëzit vuanin për bukën e gojës dhe përballen me varfërinë. Rritja e çmimeve dhe e naftës do të thotë varfëri, do të thotë pamundësi për të mos zhvilluar biznesin, mos të dalin dhe ato rroga dhe pensione deri në fund të muajit.

Dhe ato protesta të fuqishme nga e gjithë Shqipëria nga Shkodra, Lezha, Rrësheni, deri në Korçë, Lushnje kudo është shenja më e mirë se kjo shoqëri nuk pranon diktator, kjo shoqëri është e gjallë dhe detyroi Ramën që të kthehet, ai që tha që nuk ndërhyjmë sot ndërhyri duke krijuar borde. Kjo është shpresa e madhe protesta dhe opozita e vërtetë. Këto janë dy lajmet e kësaj pranvere, pranvera e 2022 ka tashmë një opozitë të vërtetë dhe nuk e duron dot më Edi Ramën?, tha ai./ CNA. al

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga