“Ti je forca e femrës”/ Adisi i bën dedikimin e veçantë Fifit
Këngëtarja Filloreta Raçi dhe Adis Patushi janë kthyer në çi...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në aktivitetin e organizuar me rastin e dy vjetorit të pandemisë në Shqipëri, ka kujtuar betejën e gjatë të mjekëve dhe infermierëve në frontin e luftës që nga nisja e saj.
Manastriliu gjithashtu ka folur rreth sistemit shëndetësor dhe të gjitha investimeve që janë bërë gjatë kësaj periudhe në Shëndetësi.
Ndër të tjera Manastirliu shprehet se, do të vijojnë të punojnë me përkushtim dhe intensitet Ne do të vijojmë të punojmë po me kaq përkushtim, dhe me të njëjtin intensitet do të vijojnë të angazhuar për të vijuar forcimin e kapaciteteve shëndetësore, dhe përgatitjen e vazhdueshme për të gjitha ato plane të emergjencës që çdo sistem shëndetësor të jetë i përgatitur.
Fjalimi i plotë i Manastirliut
Emocionuese në fakt të shohësh se sa shumë ngjarje kanë ndodhur në dy vite dhe sa shumë histori dhe momente të cilat me të vërtetë na kanë bërë bashkë. Por nga ana tjetër na kanë nxjerrë në pah atë karakteristikë që në fakt mjekët, infermierët, punonjësit e shëndetësisë i dallojnë nga të tjerët. Për sakrificën, humanizmin edhe gjithë përkushtimin që ata kanë treguar ndër vite por në këto dy vite në mënyrë vërtet të pashembullt.
Në këto kohëra që po jetojmë në një botë ku krizat ja lënë vendin njëra tjetrës njësoj si stinët, për shumë njerëz është e vështirë të kujtojnë në të gjitha dimensioned e veta krizën e madhe globale shëndetësore që nisi këtu e dy vjet më parë.
Nga ana tjetër jam e sigurt se askush nga ju prezent këtu apo nga armata e madhe e punonjësve të shëndetësisë nuk do të mund të harrojë as edhe një minutë të ketyre dy viteve të fundit.
Sepse çdonjëra prej atyre minutave ka qenë në vetvete një betejë për jetën. Beteja të një lufte përmasat e së cilës edhe pse përgatiteshim as nuk i kishim imagjinuar atëherë kur dolën njoftimet për një virus të ri nga Ëuhan i largët në Kinë.
Ne filluam që në janar të 2020 të mblidhemi me Komitetin e Ekspertëve, Prof. Kalom, Prof. Çomon, Prof. Rakacollin, Prof. Ficon, Binon, Kulin, Koraçin, Prof. Krajën, Dr. Tominin, Bratajn. Me grupet teknike, Prof. Gjatën, Prof. Lilën, Prof. Xhaxhon, Prof. Piperon, Harxhin, Prof. Camin, Prof. Kapisyzin, Prof. Balën. Me prof. Balën por edhe më të gjithë ekipin e strukturave të spitaleve tona. Nuk dua këtu të lë pa përmendur njëri kështu që ndjesë nëse gjatë fjalës sime do të lë pa përmendur dikë, por më besoni që kjo është një përpjekje e jashtëzakonshme me një fuqi e armatë të madhe njerëzish që besoj koha do t?i vlerësojë ashtu sikurse e meritojnë.
Bashkë ndërtonim skenarë e merrnim informacione, shkëmbenim mendime ndërtonim mburoja dhe hidhnim në letër masa mbrojtëse në pritje të një armiku të padukshëm i cili e kishtë nisur tashmë marshimin.
Ne ishim gati me të gjitha strukturat tona. Kishim plane veprimi sipas skenarëve të parashikuar. Por askush as ne dhe askush në botë në fakt nuk e dinte atë që do të vinte. Nuk e dintë Italia fqinje prej ku na vinin kronika lajmesh pikëlluese dhe ku u shpalosën dukshëm pasojat e kësaj lufte për shëndetin. Nuk e kishte askush as edhe në vendet më të përparuara në perëndim armën çudibërëse për t?i bërë ballë këtij rreziku.
Më pyesnin shpesh në media dhe jo vetëm se cilat kanë qenë momentet më të vështira. Në fakt një krizë e tillë e jashtëzakonshme është në vetvete një tërësi momentesh delikate të vështira por të jashtëzakonshme. Dhe të tilla i bën lufta për jetën.
Unë kujtoj me dhimbje çdo lajm për fatalitetet. Gjithashtu dhe për largimin nga kjo jetë fatkeqësisht të mjekëve dhe infermierëve të cilët humbën betejën e tyre teksa luftonin për të mbrojtur jetën e pacientëve.
Siç ndodh shpesh këtyre anëve ka pasur boll debate dhe luftëra fjalësh për mënyrën se si u përballua kjo krizë e shëndetit publik. I kam konsideruar gjithmonë të mirëpritura këshillat në çdo drejtim. Ama ndërkohë që për disa, viktimat e kësaj pandemie ishin thjesht statistika për të plotësuar retorikën politike të ditës; për ne dhe mbi të gjitha për ju profesionistë të shëndetësisë çdo pacient i sëmurë qoftë edhe në format më të rënda ishte një jetë që duhej shpëtuar me çdo kusht. Një jetë që kur humbej shkaktonte një hidhërim të madh.
E nëse nuk shpëtohej kjo nuk vinte as prej mungesës së mobilizimit total, as p rej mungesës së përkushtimit tuaj absolut apo profesionalizmit. Ndodhte sepse përballë kishit një armik të padukshëm i cili ishte rikthyer për pas mbi një shkeull, me një tjetër formë, emër por me të njejtën egërsi.
Edhe në mesin e zjarrit të akuzave shpeshherë të pabaza deri në kufinjtë e absurdit e kam thënë gjithmonë se bilancet bëhen në fund të luftës. Për fatin tonë të keq ne nuk u gjendëm thjesht përballë një pandemie. Ne u gjendëm përballë edhe një infodemie, një gjoja ekspertodemie, një shifrademie dhe grafikodemie. Siç ndodh gjithmonë brenda natës shtimi i rasteve u shoqërua me shumëfishimin e gjoja ekspertëve të zhurmshëm.
Në kontrast të plotë me ju, profesionistët e vërtetë që me punë dhe pa fjalë, me përkushtim dhe pa zhurmë shpëtuat me mijëra jetë.
Dhe një prej meritave që i njoh në fakt vetes, ndjesë në këtë rast për mungesën e modestisë, është që në mesin e kakofonisë së kujt flet shumë pa thënë asgjë ja dola që të mbaj veshët, sytë dhe mendjen të fokusuara vetëm tek zëri i pangatërrueshëm i profesionistëve tanë më të mirë. Tek zëri juaj.
Që Ju, kjo pandemi ju konfirmoi edhe njëherë se jeni më të mirët.
E di që ka pasur një inflacion të përdorimit të fjalës heronj gjatë kësaj kohe. Më falni po runë nuk gjej dot asnjë fjalë tjetër që të përmbledh më së miri guximin, profesionalizmin, sakrificën, vlerat që ju keni treguar në dy vitet e pandemisë. Jemi krenarë dhe me fat që ju kemi.
Thuhet që për shkaqë që lidhen me evolucionin njëriu nga natyra është i prirur të harrojë ngjarje traumatike apo shqetësuese. Aq më tepër kur u duhet të përqendrohen në të tjera vështirësi që i sjell koha.
Të mos harrojmë se sot Europa po përballet me një tjetër krizë, me një luftë në kufinjtë e absurdit në Ukrainë. Një aggression që po ndodh i paprovokuar e ku po humben jetë njerëzish.
Por nuk duhet të harrojmë asnjëherë vështirësitë dhe nuk mund të harrojmë më kë i kemi kaluar ato.
Ndaj sot dy vjet më pas më lejoni të falenderoj këdo prej jush që u angazhua brenda dhe jashtë vendit. Dhe gjithashtu dua që të falenderoj gjithë atë armatë profesionistësh nga diaspora që gjithashtu u angazhua dhe na mbështeti. Dhe po kështu me shumë përulje dua që të falenderoj të gjitha qeveritë e vendeve mike. Thashë për arsye të moslistimit se nuk dua të harroj askënd nuk po i përmend por i falenderoj të gjithë. Partnerët tanë ndërkombëtarë duke filluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe të gjitha organizatat e Kombeve të Bashkuara, USAID, Delegacionin e Bashkimit Europian, institucionet mbështetësë financiare si Bankën Botërore apo Bankën e Këshillit të Europës. Të gjithë bashkë kanë qenë partnerët tanë në tejkalimin e të paktën fazës akute të pandemisë.
Kemi mësuar shumë në këto dy vite. Dimë se si mund të përgjigjemi më mirë dhe më shpejt emergjencave. Koordinojmë në mënyrë më efektive mes strukturave. Por kuptuam mbi të gjitha rolin e madh që ka solidariteti mes njerëzve dhe vendeve.
Krizën shëndetësore që kaploi mbarë botën i?u përgjigjëm me forcimin e kapaciteteve mjekësore. Gjatë dy viteve të fundit kemi forcuar Urgjencën Kombëtare me mbi 60 autoambulanca të reja. Janë investime të qeverisë shqiptare por edhe të ndihmës dhe solidaritetit të ofruar nga Bashkimi Europian. Urgjenca Kombëtare ka pritur në dy vite mbi 1.4 milionë thirrje urgjente dhe ka menaxhuar mbi 279 mijë misione në banesë.
Dyfishuam kapacitetet testuese. Krijuam mbi 200 pika testimi në komunitet. Dhe dua të them këtu që roli i Institutit të Shëndetit Publik ka qenë thelbësor dhe ku me mbështetjen e çmuar të OBSH si një partner strategjik në çdo hap ne ja dolëm që të kishim një survejancë epidemiologjike dhe gjithashtu dhe një sistem të testimit sipas strategjisë së zgjedhur nga Komiteti i Ekspertëve.
Dedikuam në fazën e parë mbi 550 shtretër në 4 spitalet covid. Pra rritëm kapacitetet spitalore. Në total së bashku me gjithë spitalet rajonale vëndosëm në dispozicion 1600 shtretër të dedikuar. Dhe pajisëm të gjithë këto spitale dhe struktura me infrastrukturën e nevojshme që nga gazrat mjekësore, tek dyfishimi i kapaciteteve në terapinë intensive me pajisjet mjekësore jetëshpëtuese si respiratorë, monitorë, pajisje imazherie, për t?iu përgjigjur çdo skenari të Planit tonë të Përgjigjies për periudhën e hershme shtator 2020 ? mars 2021 e më tej edhe në Planin tonë 2-vjeçar të përgjigjies ndaj pandemisë dhe impaktit të saj.
Siguruam të gjitha mjetet mbrojtëse për stafet tona. Rreth 4 mijë mjekë, infermierë, laborantë, staf mbështetës në vijën e parë u mbështetën me bonusin mbi pagën.
Vaksinimi ishte një tjetër sfidë. E filluar në 11 janar të vitit që lamë pas falë përpjekjeve të jashtëzakonshme të kryeministrit Rama, për të siguruar në një kohë të shpejtë vaksinën e për të mbrojtur jetën e mjekëve si fillim, mësuesve, forcave të rendit, të moshuarve në shtëpitë rezidenciale e më tej të gjithë popullatës ashtu sikurse Programi ynë Kombëtar i Vaksinimit parashikoi. Mbi 3 milionë vaksina të mbërritura dhe mbi 5 milionë vaksina të siguruara deri tani.
Besoj ndani të njejtin mendim me mua se nëse nuk do të kishim forcuar përgjatë gjithë viteve të fundit infrastrukturën e sistemit tonë shëndetësor përballja me atë çfarë solli pandemia do të ishte gati një mision i pamundur. Sot kur faza akute e pandemisë duket drejt shuarjes sfida jonë nuk ka përfunduar. Ne do të vijojmë përpjekjet pa u ndalur me Programin Kombëtar të Vaksinimit si e vetmja rrugë për të mbyllur një herë e mirë faqen me pandeminë. Edhe pse sikurse ekspertët vlerësojnë me gjasë ne do të bashkëjetojmë gjatë me këtë virus.
Sot është një ditë bilancesh. Padyshim që duhet bërë një rezyme e punës dy vjeçare. Por çfarë është e rëndësishme është ajo çfarë vjen pas. Është një moment për të nisur atë ridimensionim të sistemit shëndetësor nën dritën e mësimeve të mësuara nga pandemia.
Kantieri i Shëndetësisë nuk është ndalur as në pandemi. Ne jemi të vendosur të çojmë në një nivel të ri gjithë infrastrukturën shëndetësore me finalizimin e e një plani strategjik për modernizimin e spitaleve tona duke vijuar me modernizimin e QSUT ku vërtet po ndërtohen vepra të mëdha që do t?i rezistojnë kohës siç është Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme. Kantieri i Shëndetësisë në QSUT është një kantier gjigand sot. Por më lejoni të veçoj projektin më të ri që do të nisë së shpejti dhe që jemi duke punuar gjithashtu edhe me mbështetjen e Bankës Botërore për të mundësuar në një kohë të shpejtë rehabilitimin e plotë të spitalit Infektiv dhe rritjen e kapaciteteve për ta kthyer në një spital modern, bashkëkohor që të ofrojë akoma në një nivel më të lartë shërbimet për sëmundjet infektive për të gjithë vendin.
Me ngritjen e infrastrukturës shëndetësore në të gjithë vendin nga vijimi i plotësimit të gjithë vizionit që ne kemi përsa i përket kujdesit parësor për ridimensionimin e gjithë shërbimeve parësore në raport edhe me atë çfarë ka nxjerrë në pah kjo pandemi; pra vëmendjen më të drejtuar tek problematikat e kujdesit apo të shëndetit mendor dhe nevojën për të riorganizuar shërbimet në funksion të krijimit të qendrave socio-shëndetësore dhe deri tek modernizimi i spitaleve terciare, rajonale.
Jemi gati që bashkë me të gjithë partnerët tanë strategjikë ta çojmë përpara përmirësimin e sistemit shëndetësor. Me fillimin gradual të implementimit të Autonomisë Spitalore si pjesë e vizionit tonë për të rritur efikasitetin e burimeve e duke përmirësuar kështu cilësinë e shërbimeve për qytetarët.
Do të thellohemi në revolucionin dixhital. Dhe të gjithë e dinë se çfarë impakti ka patur shëndetësia elektronike në gjithë shërbimet që ne ofrojmë sot, për qytetarët. Që nga shërbimet parësore, lehtësinë që i ka siguruar mjeku familjes për të pasur gjithë informacionin e nevojshëm për pacientët me sëmundje kronike. Mënyrën e organizimit të sistemit shëndetësor nëpërmjet një sistemi transparent për vizitave dhe të konsultatave dhe gjithashtu të ekzaminimeve në sistem elektronik. Dhe tashmë me hapin e radhës të projektit të modernizimit të sistemit shëndetësor që ne jemi duke e zbatuar dhe pikërisht është sistemi i ri që ne kemi për spitalet tona, një sistem i ri digjital që do të mundësojë fillimit në 4 spitale rajonale dhe më pas në të gjithë spitalet rajonale të vendit dhe në ato universitare një sistem të menaxhimi të informacionit i cili do të mundësojë rritjen e efikasitetit por mbi të gjitha përmirësimin e shërbimit për qytetarët.
Eshtë një realitet githashtu mbështetja që ne kemi bërë dhe do të bëjmë për personelin tonë shëndetësor, me rritjen e pagave edhe në një kohë të vështirë, sikurs ishte pandemia, pikërisht në vitin 2021 me 40% të rritjes së pagave dhe do të vijojmë që të rrisim pagat për mjekët dhe infemrierët ashtu sikurse jemi zotuar.
Por për një gjë jemi të sigurt dhe që të gjithë e dimë, që shëndetësia është një kantier i pambarimtë. Nuk finalizohet dot as në 1 vit, as në dy vite, tre vite apo katër sepse është një përpjeke e vazhdueshme e përmirësimit drejtë modernizimit, drejtë transformimit.
Por çfarë po bëjmë ne?
Ne jemi të vendosur dhe të angazhuar të jetësojmë vizionin tonë. Strategjia Kombëtare e Shëndetësisë që pritet të miratohet së shpejti ka të gjitha ndërhyrjet të cilat në një plan 10 vjeçar vlerësohet të kryhen në mënyrë që ne të kemi një sistem shëndetësor më të fortë, më të qëndrueshëm, nga pikëpamja e financimit publik dhe rritjes së financimit publik për shëndetësinë ashtu sikurse kemi bërë në këto vite dhe nuk ka qenë e lehtë. Por ajo që shohim është se nuk është e pamundur, kur ke vullnetin, forcen dhe angazhohesh të punosh me profesionistë sikurse jeni ju dhe patjetër kur ke partner të cilët të mbështesin, të cilët gjej rastin edhe njëherë t?i falenderoj të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë. Të falenderoj të gjithë partnerët tanë të institucioneve financiare, të cilët janë duke na mbështetur dhe do të vijojnë të na mbështesin edhe në programet e ardhshme përsa i përket ravijëzimit të Strategjisë së Shëndetësisë dhe kthimit të saj në një realitet të prekshëm.
Edhe një herë me lejoni që në këtë ditë e cila është një ditë ku bilancet mund të bëhen fare mirë të dy viteve, të them se kemi ende shumë për të bërë, edhe pse mendojmë dhe vlerësojmë ashtu sikurse ekspertët tanë thonë që faza acute, pra më e keqja duket se ka kaluar. Por ne vijojmë të jemi në gatishmëri, sistemi shëndetësor vijon të jetë në gatishmëri edhe mesa shihet do vijojë të jetë në gatishnëri dhe përgjigjie të çdo krizë që mund t?i kanoset popullatave tashmë në botë, jo vetëm Shqipërisë.
Më lejoni edhe njëhërë të falenderoj gjithësecilin prej jush këtu, por nëpërmjet jush dhe gjithë ekipet tona në terren. Hapesirat tona, e kësaj salle është jo shumë e madhe për të patur mundëisnë për të ftuar të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë dhe padyshim që nuk e bëjmë dot, por jam e bindur që mirënjohja dhe respekti do t?i përcillet secilit prej profesionistëve tanë të shëndetit.
Ne do të vijojmë të punojmë po me kaq përkushtim, dhe me të njëjtin intensitet. Komiteti Ekspertëve vijon të jetë në ndjekje dinamike të situatës në vend pavarësisht se sot vlerësohet si situatë nën kontroll siç vlerësohet edhe shifrat e infektimeve dhe shtrimeve në sptial janë drejtë një trendi në ulje, duke shpresuar gjithmonë se një variant i ri nuk do na cojë në alertim.
Dua edhe njëhërë të them se jemi vullnetplotë, apo të angazhuar për të vijuar forcimin e kapaciteteve tona shëndetësore, dhe përgatitjen e vazhdueshme për të gjitha ato plane të emergjencës që çdo sistem shëndetësor të jetë i përgatitur.
Faleminderit edhe njëhërë të gjithë ekipit të Shëndetësisë pa dashur që të lë askend pa përmendur, në veçanti edhe Komitetit Teknik të Ekspertëve. Sot ëshë një ditë për të bërë bilance por padyshim edhe për të përmendur e treguar mirënjohje e respekt për të gjithë ata që kanë sakrifikuar për të qenë sërish të çlirët nga një barrë e madhe që ishte në supet e të gjithëve ju, e të gjithëve ne në këto dy vite.
Shumë faleminderit për gjithë angazhimin dhe punën tuaj.
Këngëtarja Filloreta Raçi dhe Adis Patushi janë kthyer në çi...
Moderatorja Einxhel Shkira është një nga personazhet më të k...
Dy vite pas shpalljes së pandemisë së Covid-19, mjeku i njoh...
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në ...
Moderatorja Arbana Osmani drejtoi me sukses edicionin e Big ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Ish konkurentja e Love Story, Engjëll Lengo, është shtatzënë...
Aktorja e njohur e shoët të humorit Klanifornia, Delinda Dis...
Fifi dhe Donald Veshaj janë dy prej personazheve më të komen...
Moderatorja Dojna Mema është shtatzënë për herë të parë. Vet...
Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, Ministrja e Shëndetësisë dh...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Në Ditën e Mësuesit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes ...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e situatës epidemi...
Vetëm një qytetar nga Berati 74 vjeç ka humbur jetën në 24 o...
Mjeku i njohur infeksionist, professor Tritan Kalo vijon të ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Disa njerëz nuk mund të bien në gjumë nëse nuk i kanë veshur...
Një tjetër investim i qeverisë shqiptare ka përfunduar në Sp...
Në finalen e madhe të Big Brother Vip, moderatorja Arbana Os...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...