Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Është zbardhur sot vendimi i Apelit të GJKKO për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Kujtojmë se Tahiri është dënuar me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj 3.4 vite burg.
Në vendimin prej 280 faqesh Gjykata sqaron se pse u vendos që Tahiri të dënohet me burg.
Sipas Gjykatës përgjimet e personave që flasin për Saimir Tahiri, janë prova pasi bashkëbisedimet e tyre janë të sinqerta pasi nuk kane dijeni që ata janë duke u përgjuar.
Po në të njëjtin vendim thuhet se nuk është e vërtetë që grupi Habilaj ka nisur aktivitetin kur Saimir Tahiri u bë ministër, por ky fakt u krijoi atyre lehtësira.
Më datë 08.07.2016, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 134, për veprat penale të ?Kultivimit të bimëve narkotike? dhe ?Grupit të strukturuar kriminal?, të parashikuara nga nenet 284 dhe 333/a të Kodit Penal. Ky procedim penal është regjistruar mbi bazën e të dhënave të grumbulluara nga policia gjyqësore në seksionin e kësaj prokurorie, në bashkëpunim me organet ligjzbatuese në vend, ku rezultonin të dhëna mbi aktivitetin kriminal të disa shtetasve shqiptarë, si Renaldo (Rinaldo) Avdulaj, Gjergji Kohila, Sokol Bode (të tre punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë), Artan Habilaj, Moisi Habilaj, Florian Habilaj, etj., të cilët vepronin si grup i strukturuar kriminal në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Ky aktivitet ushtrohej në territorin e Qarkut Vlorë. Në këtë moment nuk është regjistruar emri i ndonjë personi në regjistrin e njoftimit të veprave penale.
Më datë 29.04.2017, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 164, për veprën penale të ?Trafikimit të narkotikëve?, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/a, paragrafi i dytë, i Kodit Penal, mbi bazën e një informacioni referues të shërbimeve të policisë gjyqësore të Seksionit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, sipas të cilit shtetasit Nazer Seiti, Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Matan Matani, etj., ushtronin aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve. Sipas urdhrit të regjistrimit të procedimit penal, ka pasur të dhëna se këta shtetas kishin në pronësi një mjet lundrues gomone të paregjistruar, që e mbanin në vendin e quajtur ?Hoxharë? në Fier, me të cilën realizonin trafikimin e lëndës narkotike drejt Siçilisë, Itali. Gjithashtu, ka pasur të dhëna se në Shkurt të vitit 2017 shtetasit Moisi Habilaj i ishte sekuestruar në Itali një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, e cila ishte eksportuar nga Shqipëria. Shtetasit e mësipërm dyshohej se në bashkëpunim me persona të tjerë, të paidentifikuar, po përgatisnin për të trafikuar së shpejti një sasi lënde narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.
Më datë 17.10.2017, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 313, në ngarkim të shtetasit Saimir Tahiri, për veprat penale të ?Trafikimit të narkotikëve?, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ?Grupit të strukturuar kriminal? dhe ?Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të të zgjedhurve vendorë?, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a, paragrafi i dytë, 333/a dhe 260 të Kodit Penal. Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e të dhënave të bëra publike në lidhje me faktin e arrestimit nga autoritetet policore italiane të shtetasve Moisi Habilaj, Florian Habilaj, etj., në lidhje me sekuestrimin në Itali të sasisë prej rreth 3.5 (tre pikë pesë) ton lëndë narkotike të llojit ?cannabis sativa?, të cilët vepronin si anëtarë të grupit të strukturuar kriminal që ushtronte aktivitet në fushën e trafikimit të narkotikëve, nisur nga fakti që rezultonin të dhëna për përfshirjen në këtë veprimtari kriminale të zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit dhe të ish Ministrit të Brendshëm, z. Saimir Tahiri.
Duke qenë se ishin të njëjtët subjekte nën hetim në kuadër të procedimeve penale nr. 134, të vitit 2016, dhe 164, të vitit 2017, më datë 25.09.2017 është vendosur bashkimi i këtyre procedimeve penale në një procedim të vetëm, në atë me nr. 134, të vitit 2016, për veprat penale të ?Kultivimit të bimëve narkotike?, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ?Trafikimit të narkotikëve?, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ?Grupit të strukturuar kriminal? dhe ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal?, të parashikuara përkatësisht nga nenet 284, paragrafi i parë, 28 pika 4, 283/a, 28 pika 4, 333/a paragrafi i dytë, dhe 334 të Kodit Penal.
Më datë 18.10.2017, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur bashkimin e procedimit penal nr. 134, të vitit 2016, dhe 313, të vitit 2017, në një procedim të vetëm, në atë me nr. 134, të vitit 2016./CNA.al
Si rezultat i hetimeve zbardhen dhe tri vjedhje të tjera, në...
Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar në...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjsh...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sot në vendin e ...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjsh...
Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotm...
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në la...
Finalizohet operacioni policor i koduar “Terminali”, për kap...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme pranë Institut ...
Policia ka vënë në pranga një shtetas 44 vjeçar me inicialet...
Më datë 07.03.2022, në fshatin Surrel, ka rënë zjarr në bane...
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Poli...
Është thelluar bilnaci i aksidentit tragjik në aksin rrugor ...
Katër të rinj kanë humbur jetën në një aksident pas mesnate ...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e katër personave ka ...
Policia ka publikuar pamjet, e arrestimit të 36-vjeçarit Ali...
Detaje të reja kanë dalë nga atentati në qytetin e Vlorës ku...
Romeo Meçaj është 30 vjeçari që mbeti i plagosur rëndë mbrëm...
Kanë dalë detaje të reja nga atentati që ndodhi mbrëmjen e s...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme n...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...