web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Makina del nga rruga dhe përplaset me bordurën, lëndohet drejtuesi

7 Mars 2022, 17:36, Kronika CNA

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në lagjen Nr.15 Durrës.

Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e rrugës.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i automjetit.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:45, në lagjen Nr.15 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin D. K., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi B. M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





Lajmet e fundit nga