Servilët jashtë kontrollit/ Tabaku "thyen ligjin"
Në panik nga zgjedhjet e pjesshme vendore, servilët e Lulzim...
Lufta në Ukrainë i ka tronditur njerëzit në Gjermani. Në shumë qytete në mbarë Europën të shtunën (05.03) sërish dhjetramijëra vetë protestuan në rrugë për paqen dhe kundër luftës.
Në shumë qytete të Gjermanisë sërish dhjetra-mijëra vetë kanë dalë në protesta kundër sulmit rus ndaj Ukrainës. Në manifestime e demonstrata pjesëmarrësit shprehën solidaritetin e tyre me njerëzit në Ukrainën e përfshirë nga luftimet. Vetëm në Hamburg, sipas të dhënave të policisë, kanë protestuar deri në 30.000 vetë. Në pankarta ishin parrulla me thirrje: “Stop Putin stop war” ose “Vendosni paqe”. Natalia Kliçko, bashkëshirtja e kryebashkiakut të Kievit Vitali Kliçko, duke folur në pultin e referuesve para protestuesve bëri thirrje për mbështetje për Ukrainën.
Një varg me njerëz i krijuar në distancën që nga konsullata ukrainase deri tek ajo ruse në Mynih kërkuan fundin e luftës. Sipas të dhënave policisë rreth 2000 vetë u mblodhën në vargun e njerëzve në Mynih. Disa pjesëmarrës në demonstratë kërkuan, që presidenti rus Vladimir Putin të përgjigjet përpara Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë.
Nën titullin “muzikë për paqen” në Shtutgart orkestra të njohura, kore dhe këngëtarë si dhe muzikantë amatorë demonstruan nën tingujt e muzikës kundër luftës. Përpara operas orkestra e Filharmonisë së Shtutgartit, opera e Shtutgartit, orkestra simfonike e SWR dhe të tjera orkestra interpretuan ndër të tjera “Odën e gëzimit” nga Ludwig van Beethoven. Pjesëmarrës ishin kore, muzikantë profesionistë, këngëtarë dhe amatorë.
Në Dyseldorf, në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë (NRW), demonstruan rreth 5000 vetë nën moton “Bashkë kundër agresionit rus”. Zëvendëskryeministri i NRW-së Joachim Stamp (FDP) në demonstratë kujtoi edhe “ruset e rusët e guximshëm, që pavarësisht represioneve dalin në protesta në rrugë”.
Edhe në shumë vende dhe qytete të tjera të Europës janë mbledhur shumë njerëz në manifestime proteste për paqen.
Edhe presidenti i Letonisë mori pjesë në protestë në kryeqytetin Riga, ku u mblodhën dhjetramijëra vetë. Nën moton “Bashkë për Ukrainën! Bashkë kundër Putinit!” demonstruesit mbanin flamuj të mëdhenj ukrainas duke i shpalosur ato në qendër të qytetit. Krahas pankartave demonstruesit mbanin lart flamujt ukrainas dhe letonezë. Sipas organizatorëve në protestë merrnin pjesë rreth tridhejtëmijë vetë. Ndër ta edhe presidenti letonez Egils Levits.
Në Romë demonstruan dhjetra-mijëra vetë kundër luftës në Ukrainë. Manifestuesit mbanin flamuj të mëdhenj shumëngjyrësh paqeje. Në manifestimin në sheshin Piazza San Giovanni, sipas të dhënave të policisë, u mblodhën rreth 25.000 vetë. Herë pas herë rrugës ndodheshin deri në 40.000 vetë.
Rusia nisi më 24 shkurt sulmin ndaj Ukrainës. Që nga ajo ditë më shumë se një milionë ukrainas kanë marrë arratinë nga vendi i tyre, ka gjithashtu edhe të plagosur e viktima. Që nga java e kaluar qindramijëra vetë në mbarë Europën kanë nisur protestat kundër luftës. Edhe në Rusi disa mijëra vetë protestojnë. Të shtunën e kaluar (26.02) në Berlin protetsuan mbi 100.000 vetë, 70.000 në Pragë dhe 40.000 në Madrid./DW
Në panik nga zgjedhjet e pjesshme vendore, servilët e Lulzim...
CNA.al po raporton hap pas hapi procesin zgjedhor në 6 bashk...
Ambasadori gjerman, Peter Zingraf, ka qenë sot në Shkodër, k...
Kandidati i Shtëpisë së Lirisë për bashkinë e Shkodrës, Bard...
Sot po mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në gjashtë bashki...
Deri në orën 12 të mesditës kanë votuar 14.75 përqin e qytet...
Ambasadorja amerikane ka inspektuar disa nga qendrat e votim...
Ish kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve k...
Pas skandalit të regjistruar në Durrës, ku kandidati i Lulzi...
Në ditën kur mbahen zgjedhjet, kandidatëve dhe krerëve të p...
Sot po zhvillohet zgjedhjet vendore në 6 Bashki, Durrës, Shk...
Përfaqësuesi I LSI, në KZAZ Vorë, Altin Kaziaj ka reaguar pa...
Deri në orën 11.00 pjesëmarrja e qytetarëve në votime, në 6 ...
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka dalë sot në një deklaratë p...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli pasi ka votuar në zgj...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas lajme...
Lulzim Basha po merr pjesëi në zgjedhjet e pjesshme pa komis...
Kandidati i Shtëpisë së Lirisë në Durrës, Ardian Muka, pasi ...
Dy qendra votimi kanë “ngrirë” në Bashkinë e Shkodrës. Probl...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka bërë një denoncim sot në lid...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...