web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mashtronte të miturit duke iu marrë para/ Përfundon aventura e 19 vjeçarit

3 Mars 2022, 10:57, Kronika CNA

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi kompjuterik”, shtetasin A. M., 19 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrë.

Ky i fundit nëpërmjet kanosjes dhe shantazhit, i ka marrë një shumë parash, një shtetaseje të mitur. Gjithashtu, nëpërmjet mashtrimit kompjuterik, ka përfituar një shumë parash nga dy shtetas të tjerë të mitur. /CNA.al





Lajmet e fundit nga