Një javë luftë/ Ukraina nis ditën e përgjakur dhe shkatërruar
Ukrainasit kanë nisur ditën e mërkurë me zhurmat e sirenave ...
Bluja dhe e verdha. Ngjyrat kombëtare të Ukrainës dominonin imazhin e sallës plenare dhe të hollit në selinë e Parlamentit të BE-së në Bruksel. Shumë deputetë europianë kishin veshur në shenjë solidariteti bluza me flamurin e Ukrainës, parrullat ishin të lyera ose në blu ose në të verdhë, po me këto ngjyra ishte edhe veshja e komisares së BE-së për Konkurrencën, Margrethe Vestager.
Kur presidenti ukrainas Volodymyr Selenskyj përmes një lidhjeje me video-link mbajti një fjalim nga Kievi i përfshirë në luftime, duke kërkuar antarësimin e shpejtë të Ukrainës në BE, eurodeputetët si dhe një sërë vizitorësh me prejardhje nga Ukraina, e shoqëruan atë me duartrokitje frenetike që zgjatën.
Presidentja e Parlamentit, Roberta Metsola, e falenderoi presidentin Selenskyj dhe popullin ukrainas për ?rezistencën heroike” kundër sulmuesit rusdhe tërhoqi vëmendjen:
“Ne duhet ta përballojmë bashkarisht të ardhmen.” Parlamenti Europian me shumicë dërmuese është për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën. Kërkesa zyrtare u parashtrua pak ditë më parë nga Selensky.
Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, e cilësoi Selenskyj-n si ?mishërim i vlerave europiane?. Një kuadër kohor apo një premtim Selenskyj nuk mundi të marrë: “Ky është një preokupim legjitim. Ne duhet ta shqyrtojmë këtë me shumë saktësi”, u shpreh në mënyrë të moderuar Michel, sepse ai e di që: “Ka një mori pikëpamjesh të ndryshme për këtë në BE.”
Edhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von Leyen, e ka të qartë këtë dhe u shpreh në mënyrë të ngjashme: Populli ukrainas është frymëzues, por ?është ende një rrugë e gjatë përpara nesh. Askush nuk mund ta verë në dyshim në këtë sallë plenare, që populli ukrainas bën pjesë në Europë.” Edhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, theksoi, se antarësimi në BE nuk është diçka, që mund të negociohet brenda pak muajve.
Përfaqësuesit e disa shteteve anëtare ? ndër to Lituania, Polonia, Çekia, Greqia dhe Irlanda ? ditët e fundit janë shprehur pozitivisht ndaj kërkesës së Ukrainës për anëtarësim. Ministri i Jashtëm hungarez kërkoi një diskutim për anëtarësimin e Ukrainës, javën e ardhëshme në Paris, ku zhvillohet një takim jo formal i nivelit të lartë të BE-së.
Normalisht procedura e antëarësimit sipas nenit 49 të Marrëveshjes së Lisbonës rë BE-së është e gjatë dhe e ndërlikuar. Pas parashtrimit të kërkesës duhet që të 27 vendet anëtare të mandatojnë njëzëri Komisionin e BE-së me verifikimin e kërkesës për anëtarësim. Nëse Komisioni konstaton që janë të mundura bisedimet e anëtarësimit, pason miratimi në këshill, në të cilin janë të përfaqësuar qeveritë e vendeve anëtare. Me miratimin e tyre shteti aspirant për anëtarësim fiton zyrtarisht statusin e vendit kandidat.
Bisedimet për anëtarësim nisin nganjë konferencë ndërqeveritare dhe mund të zgjasin katër vjet. Turqia negocion që nga viti 2006 me BE-së, pasi më 1987 paraqiti kërkesën për anëtarësim ? pra 19 vjet më parë. Mali i Zi negocion që nga viti 2012, Serbia që nga 2014. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë gjithashtu vende kandidate, por për shkak të mosmarrëveshjeve brenda BE-së bisedimet ende nuk mund të fillojnë,
Një procedurë e përshpejtuar, sikurse kërkon presidenti ukrainas, nuk është e parashikuar në BE, por në sfondin e situatës gjeostrategjike në Europë, kjo nuk mund të përjashtohet më. Me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë, të tria ish-republikat sovjetike, BE-ja ka vendosur marrëveshje asocijimi, që synojnë të mundësojnë afrimin shoqëror e politik në BE. Deri tani vendet e BE-së e kanë shmangur një premtim, që këto përpjekje dikur do të kurorëzohen në anëtarësim. Vetëm NATO më 2008 i premtoi Ukrainës dhe Gjeorgjisë, që dikur këto vende duhet të anëtarësohen në aleancë.
Deri më sot procedura më e shpejtë për pranim është realizuar më 1990 me pranimin e ish-Republikës Demokratike të Gjermanisë (RDGJ). Asokohe RDGJ me bashkimin me Republikën Federale të Gjermanisë (RFGJ) automatikisht u anëtarësua edhe në BE. Atëherë u hoq dorë prej negociatave të stërzgjatura, sepse ish-RDGJ pothuajse brenda natës aplikoi standardet e RFGJ-së.
Qeveria e atëhershme drejtuar nga kancelari Helmut Kohl e bindi anëtaren skeptike Britaninë e Madhe (sot jashtë BE-së) me premtime financimesh gjithëpërfshirëse duke marrë përsipër kostot: Shpenzimet e anëtarësimit të Gjermanisë Lindore nuk duhej t’i kushtonin asnjë qindarkë BE-së.DW
Ukrainasit kanë nisur ditën e mërkurë me zhurmat e sirenave ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, kritikoi fuqi...
Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po përgatisin ...
Bjellorusia do të dyfishojë numrin e trupave të saj në kufir...
Çmimet e naftës janë rritur pavarësisht masave të reja që më...
Banka më e madhe ruse për hua, Sberbank, ka njoftuar se do t...
Të paktën 21 persona janë vrarë dhe 112 janë plagosur pas su...
Bashkimi Europian po diskuton përjashtimin e shtatë bankave ...
Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë po kanë ndikim të madh në...
Banorët e Moskës mbajtën radhë të gjata përpara bankomateve ...
Kosova ka lehtësuar sërish masat anti-Covid.Në mbledhjen e f...
Operatori “Nord Stream 2” ka deklaruar falimentimin dhe ka s...
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka zbuluar ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, në një intervist...
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjera kanë...
Shërbimet e urgjencës ukrainase thonë se pesë persona u vran...
Pakistani u bë sot vendi i parë që mbështet Vladimir Putinin...
Ashpërsimi i situatës mes Rusisë dhe Ukrainës ka sjellë reag...
Parlamenti Europian ka votuar me shumicë votash ezolutën për...
Edhe shtete neutrale si Suedia kanë nisur të dërgojnë armë d...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...