Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet të frenojë fluksin e bizneseve perëndimore që po largohen nga vendi për shkak të vendimit të tij për të luftuar Ukrainën .
Kontrollet e kapitalit të krijuara për të ndaluar eksodin u njoftuan nga kryeministri rus Mikhail Mishustin.
Kështu raportuan të martën agjencitë shtetërore të lajmeve TASS dhe RIA.
“Për të mundësuar bizneset të marrin vendime të informuara, një projekt-dekret presidencial është përgatitur për të futur kufizime të përkohshme në daljen e aseteve ruse,” citohet të ketë thënë Mishustin.
?Ne presim që ata që kanë investuar në vendin tonë do të mund të vazhdojnë të punojnë këtu?, ka thënë më tej ai.
Gjigandi i naftës BP ( BP ) është një nga kompanitë më të shquara që ka braktisur Rusinë që kur trupat e saj pushtuan Ukrainën javën e kaluar.
BP ka njoftuar të dielën se po planifikonte të largohej me 19.75% e aksioneve të saj në kompaninë më të madhe të naftës ruse, Rosneft, dhe nga sipërmarrjet e tyre të përbashkëta, që përbëjnw një nga investimet më të mëdha të huaja në Rusi.
Edhe kompania të tjera kanë ndjekur të njëjtin shembull.
Të martën, Exxon Mobil ( XOM ) u zotua të linte projektin e fundit të mbetur të naftës dhe gazit në Rusi dhe të mos investonte në zhvillime të reja në vendin e pasur me naftë.
Sipërmarrja Sakhalin-1 është “një nga investimet më të mëdha të vetme ndërkombëtare direkte në Rusi”, sipas faqes së internetit të projektit, ka vepruar njwsoj.
Kjo erdhi menjëherë pasi Total Energies e Francës tha se nuk do të siguronte kapital të ri për projektet ruse dhe se po vlerësonte ndikimin e sanksioneve perëndimore në investimet e saj ekzistuese në vend.
Visa dhe Mastercard po punojnë gjithashtu për të zbatuar sanksionet kundër Rusisë.
Fondi i pasurisë sovrane të Norvegjisë prej 1.3 trilion dollarësh do të heqë aksionet në 47 kompani ruse si dhe obligacionet e qeverisë ruse, tha të dielën kryeministri norvegjez.
Rusia është përpjekur të parandalojë krizën financiare që kur Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe aleatët e tjerë perëndimorë vendosën sanksione në pjesën më të madhe të sistemit bankar të vendit, duke përfshirë ngrirjen e rezervave valutore me vlerë qindra miliarda dollarë që Moska kishte grumbulluar për vite me radhë për të mbrojtur Rusinë.
Analistët thonë se masat mund të çojnë në një krizë bankare.
Rubla ra me rreth 25% të hënën dhe tani vlen rreth një cent amerikan. Ajo ka humbur rreth gjysmën e vlerës së saj që kur Rusia pushtoi për herë të parë Ukrainën në 2014, duke aneksuar Krimenë dhe duke shkaktuar sanksione shumë më të kufizuara. Tregu i aksioneve të Rusisë nuk është hapur për tregti këtë javë, por aksionet e kompanive ruse të listuara jashtë shtetit janë rrëzuar.
Zyrtarët rusë kanë marrë tashmë masa urgjente në përpjekje për të stabilizuar sistemin financiar. Banka qendrore dyfishoi më shumë se normat e interesit në 20%, dhe ndaloi përkohësisht agjentët rusë të shesin letra me vlerë të mbajtura nga të huajt. Qeveria ka urdhëruar eksportuesit të këmbejnë 80% të të ardhurave të tyre në valutë të huaj për rubla dhe i ka ndaluar rezidentët rusë të bëjnë transferta bankare jashtë Rusisë.
“Jam i sigurt se presioni i sanksioneve përfundimisht do të ulet dhe ata që nuk do të kufizojnë projektet e tyre në vendin tonë, duke iu dorëzuar parullave të politikanëve të huaj, do të fitojnë,” tha Mishustin./CNA.al
Një udhëtim në qendër të Kievit nuk lë vend për dyshime. Ky ...
Një skuadër elitare me komando çeçene, e cila ishte dërguar ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë t...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vlerësuar qëndrimin ...
Aktori dhe regjisori hollivudian Sean Penn ndodhej prej disa...
Ministria ruse e Mbrojtjes po pretendon se ka marrë kontroll...
Pamjet satelitore e publikuara një ditë më parë tregonin një...
Bluja dhe e verdha. Ngjyrat kombëtare të Ukrainës dominonin...
Ukrainasit kanë nisur ditën e mërkurë me zhurmat e sirenave ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, kritikoi fuqi...
Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po përgatisin ...
Bjellorusia do të dyfishojë numrin e trupave të saj në kufir...
Çmimet e naftës janë rritur pavarësisht masave të reja që më...
Banka më e madhe ruse për hua, Sberbank, ka njoftuar se do t...
Të paktën 21 persona janë vrarë dhe 112 janë plagosur pas su...
Bashkimi Europian po diskuton përjashtimin e shtatë bankave ...
Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë po kanë ndikim të madh në...
Banorët e Moskës mbajtën radhë të gjata përpara bankomateve ...
Kosova ka lehtësuar sërish masat anti-Covid.Në mbledhjen e f...
Operatori “Nord Stream 2” ka deklaruar falimentimin dhe ka s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...